• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensione te Konferenca e Kryetarëve/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj – PS: Keni frikë

10:28 : 30/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Mbledhja e Konferencës së kryetarëve është shoqëruar që në çelje me debate, teksa pozita vijon të kërkojë mocion me debat në lidhje me prioritetet e qeverisë.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se sa i përket kërkesës për mocion, me 6 pika, “nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit”.

Gjekmarkaj tha i revoltuar se kanë një muaj që mblidhen e vendosim sesi të mos bëjmë parlament dhe sesi të mos flasim!

ai iu drejtua mazhorancës me tone të ashpra duke i akuzuar se nga frika e kanë shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, pasi flasin vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat!

Balla: Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve / grupit të deputetëve apo Grupit Parlamentar, për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak, Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë.

Lexo edhe:

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca

E lexova mocionin, në të cilin ka 6 superçështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë: një çështje. Në kërkesë, ju caktoni disa makroçështje.

Mjaftojnë dy çështjet e para që listoni, të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdoni me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z. Kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar.

Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes, ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar, vetëm me një çështje.

Nuk e thotë rregullorja që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.

Ndërkohë, pas fjalës së Ballës, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar i PL, Tedi Blushi.

Blushi: Mocioni me debat është “pasqyra” e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të Qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues.

Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën. Frika juaj është tmerri nga aferat që mbani mbi supe.

Refuzimi i kërkesës për mocion nga mazhoranca është përpjekje për të zhbërë një tjetër të drejtë kushtetuese të opozitës. Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën dhe mos u shmangni më me procedurë.

Po vijoni të shkelni Kushtetutën dhe të thelloni paligjshmërinë. Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzole, ku të ketë veç mumje që nuk flasin dhe ku të prezantohen veç mendimet e fantazmave si “Diella”.

Ndalni provokimet ndaj opozitës. Refuzimi i mocionit është dëshmia se edhe seancën e votimit të Qeverisë dhe programit e prishët ju qëllimisht, sepse i trembeni debatit.

Ndërkohë në debat është përfshirë edhe deputetja e PD, Ina Zhupa.

Zhupa: Unë nuk arrij dot ta kuptoj: keni ngritur një propagandë për integrimin, dhe sot ju bllokoni debatin. E pakuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se, kur lexoni “krim” dhe “korrupsion”, ju kap paniku, sepse do t’ju duhet të mbroni veten dhe Kryeministrin.

Sakaq, edhe demokrati Agron Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, pasi nuk ka asnjë debat.

Gjekmarkaj: Ju, mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli te fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh te njeriu i Neandertalit. Qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi… po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ia vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë, sepse fjala prishte shumë punë!

Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, sesi të mos flasim!

E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmrimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!

Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë! Përballë janë disa kalorës të rrugëtimit europian! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin han fjeti Toni rrugës për në Europë!

Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit! Ju vetë, si kryetar, nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik! Por drama më e madhe e juaja do të jetë se do të harroni të flisni. Kur të ktheheni te njerëzit, do të jeni si njerëzit e lashtë, do të ktheheni te tingulli! Qesh Ulsiu, i duket qyfyre! Do të harroni, si mijëra vjet më parë, që tingullin ta përktheni në fjalë.

Etiketa: konferenca e kryetareve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

09:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca

11:03 : 29/09/2025
AKTUALITET

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Niko Peleshit

10:33 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Partnerët tuaj Çela e Troplinët, keni dhunuar zgjedhjet”/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën

11:18 : 29/05/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon votim për Xhaçkën në Kuvend, PS refuzon

15:24 : 11/12/2024
AKTUALITET

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, bojkoton opozita/ Ja çfarë u miratua

10:04 : 02/10/2024
Para

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

TË GJITHA

Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin “Phosmet”

14:02 : 30/09/2025

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

13:58 : 30/09/2025

E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

13:47 : 30/09/2025

Gjyqi në Hagë, Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishte marrëdhënie të ndërlikuar

13:39 : 30/09/2025

Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së/ EMRI

13:25 : 30/09/2025

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

13:13 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com