Lajm i keq për Shqipërinë, në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë.
Mbrojtësi kuqezi i Torinos, Ardian Ismajli pësoi dëmtim në ndeshjen e kësaj të hënë ndaj Parmës, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 77-të.
Bëhet fjalë për një lëndim në kofshën e djathtë dhe do të jenë analizat mjekësore ato që do të tregojnë diçka më shumë rreth situatës.
28-vjeçari, deri tani ka luajtur 3 ndeshje me Torinon. Ai u transferua në Torino, nga skuadra e Empolit.
Kujtojmë që disa ditë më parë një dëmtim pësoi edhe Marash Kumbulla i cili sipas mediave italiane mund të mungojë rreth 1 muaj dhe gjasat janë që të humbasë sfidën e 11 tetorit ndaj Serbisë.