Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar që të thërritet Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Gjithashtu, Bardhi i kërkoi mazhorancës që të përfshihej edhe kërkesa e PD-së për përsëriten e seancës së 12 Shtatorit, ku programi qeveritar dhe kabineti u votuan vetëm me votat e PS-së.
“Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te therrisni Keshillin e Legjisclacionit per kerkesen e PD per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Keshillit eshte detyrim qe ju duhet ta respektoni.
Kemi sjell edhe nje kerkese per riperseritjen e seancës se 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se eshte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores. Ju duhet ta perfshini ate kerkese.
Çështja e 3-te. Ne kemi dorezuar nje kerkese per Mocion me Debat mbi programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme. Ne baze te rregullore do duhej qe ky mocion me debat te ishte perfshire ne kete mbledhje te Konferences se Kryetareve. Sot skadon dita e 3-te e fatit sic e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim per mbledhje tjeter.”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.