• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Kristian Lleshit, u ekzekutua nga Sabah Nuzi

15:34 : 26/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të të riut, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj i Burrelit, në gusht të vitit 2020.

SPAK konfirmon se në total ka lëshuar 4 masa sigurie “arrest me burg”, më konkretisht për shtetasit:

  • Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
  • Sabah Nuzi, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
  • Sajmir Kolaveri, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
  • Samet Loka, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK thotë se janë ekzekutuar masat e sigurisë në vendin tonë për shtetasit Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa është shpallur në kërkim kreu i grupit kriminal Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha. Ndërkohë, organi i akuzës raporton se shtetasi Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali, pas bashkëpunimit me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, për motive gjakmarrje p♪7r vrasjen e vëllait të tij, shtetasitAgim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. Për të kryer vrasjen janë paguar 50 mijë euro, teksa në rolin e ekzekutorit ka qenë shtetasi Sabah Nuzi.

Organi i akuzës thotë se të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri

Lexo edhe:

Dyshohet si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

Vrasja e Klevis Lleshit/ Publikohet fotoja e Aurel Hoxhës, pagoi 50 mijë euro për zhdukjen e të riut

“Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

– Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

– Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;

Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, Klevis Lleshi më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës Klevis Lleshi, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.

Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Zhdukja e Klevis Lleshit

I riu u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.

Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur

Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.

Saga e hakmarrjes

Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje. Më konkretisht, në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit, të iu bë pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Ndërkohë, tre vite më vonë, në 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Por, hakmarrja nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2020, u rrëmbye, u vra dhe iu zhduk trupi Klevis Lleshit, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vjeç, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar një nga një, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.

E duket se “ekzekutimi final” do të vinte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023. I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi në qeli Arben Lleshi, i dënuar me burgim si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.

Sokol Mjacaj dyshohet se armën e zjarrit pistoletë të përdorur në krim e kishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Vrasja ndodhi në një kohë kur në media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do të futej në regjimin “41 Biss”.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte një konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues me drejtësinë, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se është porositur nga familja Hoxha.

Vrasja e Agim Hoxhës

Vrasja e Agim Hoxhës, që solli më pas edhe sagën e hakmarrjes, dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Britani. Ai u gjet i shkrumbuar në makinën e tij.

Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

 

Etiketa: Agim HoxhaAurel HoxhaAurelinjo KalaveriKlevis Lleshivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshohet si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

18:37 : 26/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit/ Publikohet fotoja e Aurel Hoxhës, pagoi 50 mijë euro për zhdukjen e të riut

16:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dy në pranga e dy në kërkim/ Zbardh EMRAT e autorëve të vrasjes së Klevis Lleshit

12:53 : 26/09/2025
Arben Lleshi , Klevis Lleshi, Agim Hoxha, Artan Lleshi
AKTUALITET

Hakmarrja për vrasjen e Agim Hoxhës solli ekzekutimin dhe rrëmbimin e 5 anëtarë të familjes Lleshi

10:04 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol”

09:21 : 26/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, shoqërohen 10 persona

09:27 : 25/09/2025
Para

Aksident i rëndë në Pejë, viktimë vëllai i reperit Gjesti

TË GJITHA

Projekt-Kodi Penal/ Avokati: Kërcënim për qytetarët! Po e kthen Shqipërinë në një burg të madh

19:43 : 26/09/2025

Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë një 34-vjeçar, plagosen rëndë dy të tjerë (Emrat)

19:42 : 26/09/2025

“Mafia shqiptare, organizatë terroriste”, reagon Tirana zyrtare: Ja si qëndron e vërteta

19:27 : 26/09/2025

Zelensky i kërkon Trump raketa ‘Tomahawk’: Duam të godasim objektiva në Moskë!

19:26 : 26/09/2025

Dokumentet e rrjedhura zbulojnë se Rusia po ndihmon Kinën të pushtojë Tajvanin!

19:08 : 26/09/2025

Bashkia Sarandë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

19:01 : 26/09/2025

Ujërat e zeza në sipërfaqe prej 10 vitesh në Sukth, rrezik për shëndetin e banorëve

18:53 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com