• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Ja zonat ku vazhdon të mbillet kanabisi

14:02 : 31/05/2018
në AKTUALITET, VIDEO

Lexo edhe:

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

Gjovalin Loka, Drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit ka njoftuar sot se cilat janë frytet e operacioneve të Policisë kundër kanabisit në kushtet kur në vend ende vazhdon mbjellja e tij.

Loka tha:  Policia e Shtetit, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Plani i Veprimit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2018, po zbaton me përgjegjshmëri të gjitha masat organizuese dhe operacionale në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët e huaj.

Në zbatim të këtyre masave në të gjithë vendin, që prej muajit Janar deri në fund të Majit, janë ushtruar kontrolle intensive për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike, si dhe për të çuar para drejtësisë autorët e kësaj veprimtarie antiligjore. Që në krye të herës dua të theksoj, se rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2,579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuara.

Që nga ditët e para të vitit, Policia e Shtetit ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura. Të gjitha grupet e kontrollit janë monitoruar nga drejtues të lartë policorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Këtë vit, për një kontroll më të plotë të territorit kanë nisur më herët në kohë monitorimet ajrore nga Guarda di Finanza.

Nga fillimi i prillit deri sot janë kryer 29 misione fluturimi. Misioni ka hartuar 17 raporte monitorimi ajror, por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Këto monitorime ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë, duke zgjatur periudhën kohore të kontrollit të territorit. Ditën e djeshme, në mbarë vendin, 220 grupe kontrolli të Policisë së Shtetit kanë ushtruar 3,590 kontrolle. Policia ka evidentuar 2 raste të kultivimit të narkotikëve, konkretisht 1 rast në pyllin e fshatit Nikël, Krujë me 23 bimë dhe 1 rast në fshatin Frashër, Përmet në një zonë të pyllëzuar ku u asgjësuan 1,800 bimë narkotike.

Në Përmet është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar Sofokli Naqellari, 59 vjeç, banues në Frashër. Që nga fillimi i vitit, janë arrestuar 13 autorë të dyshuar për kultivim, 6 shtetas janë në kërkim dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Policia ka proceduar penalisht 4 persona, administratorë të Njësive Administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”. Në 15 raste, Policia ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 21 mijë fara kanabis duke vënë para ligjit personat përgjegjës. Policia e Shtetit, në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis ka bashkëpunim konstant me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend si dhe vijon shkëmbimin e informacionit me partnerët, për goditjen e tentativave të implikimit të grupeve kriminale që operojnë jashtë Shqipërisë në këtë aktivitet kriminal.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është funksional sistemi dixhital GIS-Narkotik, për monitorimin e territorit. Duke përfituar nga kjo dalje publike, dua të shpreh një vlerësim për punën e gjithë grave dhe burrave të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në këtë luftë kundër kultivimit të narkotikëve megjithë vështirësitë dhe lodhjen. Një vlerësim edhe për punën në tërësi të pushtetit vendor dhe strukturave të tjera shtetërore, bashkëpunuese në këtë luftë.

 

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

13:50 : 04/07/2025
AKTUALITET

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

13:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025
Para

FOTO/ Dhunohet në rrugë këngëtarja shqiptare, përfundon në spital

TË GJITHA

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

13:50 : 04/07/2025

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

13:44 : 04/07/2025

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com