Deputetja demokrate Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend, e quajti të pabesueshme futjen në rend dite të një dekreti antikushtetues, siç opozita e cilëson dekretin për Diellën.
Topalli e këshilloi kryeparlamentarin Niko Peleshi që të konsultohet me Gramoz Ruçin dhe ta pyesë nëse ka ndodhur ndonjëherë që në një dekret të futet një lodër teknologjike.
“Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Topalli.