• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moti i keq godet Italinë, përmbytje, rrëshqitje toke dhe rrezik stuhish të reja

15:30 : 23/09/2025
në BOTA

Italia po përballet me ciklonin e parë të vjeshtës, i cili ka sjellë mot ekstrem dhe shira të rrëmbyeshëm nga veriu në jug. Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Rajonet më të prekura janë Lombardia, Veneto dhe Lazio, ku moti i keq ka shkaktuar kaos. Në ishullin e Ischias një rrebesh i dhunshëm mori me vete makina, ndërsa rrugët në Gjirin e La Spezias u përmbytën dhe kodrat mbi Gjenovë pësuan rrëshqitje toke.

Meteorologët paralajmërojnë se reshje të dendura priten edhe në Toskanë e Lacio, sidomos përgjatë bregdetit Tirrenian. Në Kampani dhe Siçili, shiu mund të arrijë mbi 150 mm në vetëm 24 orë, ekuivalenti i një muaji të tërë vjeshte, duke rritur rrezikun për përmbytje lokale.

Sipas ekspertëve, këto shira të ashtuquajtur “kuazi-musone” janë pasojë e nxehtësisë së akumuluar gjatë verës dhe përplasjes së saj me rrymat ajrore nga Afrika veriore. Pas një vere jashtëzakonisht të nxehtë, fenomenet e tilla pritet të bëhen më të shpeshta gjatë muajve të vjeshtës.

Atmosfera aktuale në shumë zona përshkruhet si një “banjë turke” e mbushur me lagështirë. Ndërkohë, futja e ajrit më të freskët nga Evropa Veriore mund të sjellë një lehtësim të përkohshëm, por meteorologët paralajmërojnë se rreziku për ciklone të reja, sidomos në jug, mbetet i lartë. Ngrohtësia e detit pritet të nxisë reshje të forta edhe gjatë muajit nëntor.

Lexo edhe:

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

Etiketa: Italiamoti i keqrrëshqitje toke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
AKTUALITET

Goditet banda e dro*ës në Padova, në pranga 4 vajza shqiptare! Sekuestrohen edhe 36 mijë euro

19:58 : 09/09/2025
BOTA

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025
BOTA

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën mëshirën e motit të keq! Dëmet që solli stuhia sot në vend

20:06 : 30/08/2025
Para

Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për import gazi me Rusinë në tetor

TË GJITHA

“Ishte projektuar si pasardhës i Ramës”/ BIRN: PS-PD bashkuan votat për fundin politik të Veliajt

19:27 : 23/09/2025

Qeveria daneze i quan dronët në aeroporte “sulm”

19:22 : 23/09/2025

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

19:04 : 23/09/2025

Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse, pavarësisht kërkesës së Trump

19:00 : 23/09/2025

Trump sulmon udhëheqësit evropianë në OKB: Vendet tuaja do të shkojnë në ferr

18:51 : 23/09/2025

Rama nuk i kishte numrat për shkarkimin e Veliajt, vota e opozitës rezultoi vendimtare

18:44 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com