Britania e Madhe ka shpallur njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës, një hap historik diplomatik që synon të rikthejë shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe të mbështesë zgjidhjen me dy shtete, shkruan BBC.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi:
“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj qartë – si kryeministër i këtij vendi të madh – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës.”
Ky vendim vjen pas veprimeve të ngjashme nga Kanadaja dhe Australia, të cilat gjithashtu shpallën njohjen zyrtare të Palestinës këtë javë, duke nënvizuar angazhimin e tyre për paqe të qëndrueshme dhe respektimin e të drejtave të popullit palestinez.
Vendimi i Britanisë është bërë publik gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete, në një moment kur situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm.