• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Klima e Tokës po u afrohet pikave të pakthyeshme

09:06 : 14/09/2025
në BOTA

Shkencëtarët po përpiqen për të kuptuar sa afër mund të jenë ato, shkruan The Economist Pylli tropikal i Amazonës është aq i madh sa krijon klimën e vet. Ndërsa kryejnë fotosintezë dhe gjatë avullimit, miliarda pemë prodhojnë së bashku mjaftueshëm lagështi për të formuar re.

Këto, sipas disa vlerësimeve, janë përgjegjëse për të paktën një të tretën e reshjeve jetike të pyllit. Por ndryshimet klimatike po e prishin këtë proces ciklik. Akumulimi i gazeve serrë në atmosferë ka rritur temperaturat rajonale, ka përkeqësuar thatësirat dhe ka shtuar rrezikun e zjarreve. Të gjitha këto vrasin pemët.

Më pak pemë do të thotë më pak reshje, temperatura më të larta dhe më shumë zjarre. Shpyllëzimi i shkaktuar nga ndryshimet klimatike rrezikojnë të bëhen një rreth vicioz.

Dhe sa më shumë njerëzit me sharra elektrike ‘ndihmojnë’ këtë proces, aq më shpejt do të vijë dita e zymtë kur pylli do të jetë tkurrur aq shumë sa nuk do të ketë më mundësi rikuperimi.

Pjesa më e madhe e basenit do të shndërrohet në savanë të thatë dhe dhjetëra miliarda tonë dioksid karboni të magazinuar aty do të çlirohen në atmosferë, duke ngrohur edhe më tej planetin.

Lexo edhe:

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

“Amazon dieback”, siç njihet ky skenar i zymtë, është vetëm një shembull i asaj që shkencëtarët e klimës e quajnë pikë kthimi: një prag përtej të cilit proceset vetëmbajtëse e shtyjnë në mënyrë të pakthyeshme një pjesë të sistemit klimatik të Tokës nga një gjendje në një tjetër.

Ata që i studiojnë besojnë se ka edhe shumë shembuj të tjerë.

Këto përfshijnë shkrirjen e shtresës gjigante të akullit të Groenlandës, që do të rriste nivelin global të deteve me më shumë se shtatë metra, si dhe kolapsin e Qarkullimit Meridional të Atlantikut (AMOC), sistemit të fuqishëm të rrymave oqeanike që shpërndajnë nxehtësinë dhe e mbajnë Europën Veriore me klimë relativisht të butë.

Nëse AMOC shembet, temperaturat dhe nivelet e reshjeve në Europë mund të bien ndjeshëm, duke dëmtuar rëndë aftësinë e kontinentit për të kultivuar prodhime bujqësore.

Në 20 vitet që kur kjo mënyrë e të menduarit për klimën u formalizua, shkencëtarët besojnë se kanë arritur një kuptim të mirë, edhe pse jo të përsosur, se cilat pjesë të sistemit klimatik janë më të ndjeshme ndaj pikave të kthimit dhe pse.

Tani ata, së bashku me politikanë dhe drejtues biznesi, po përpiqen t’u përgjigjen pyetjeve të tjera gjithnjë e më urgjente: si të kuptohet nëse një pikë kthimi po kalohet realisht dhe si të përgatitemi për pasojat nëse kjo ndodh.

Niveli i saktë i ngrohjes që kërkohet për të shkaktuar një pikë të caktuar kthimi mbetet i paqartë.

Klima e Tokës drejtohet nga mijëra procese të ndërlidhura, shumë prej të cilave, si dinamika e shkrirjes së shtresave të akullit ose efektet potencialisht ftohëse të zjarreve pyjore, janë ende të paqarta.

Të tjera, si formimi i reve që reflektojnë dritën, ndodhin në shkallë shumë të vogla për t’u përfshirë saktësisht në modelet planetare. Për ta ndërlikuar edhe më tej situatën, një pikë kthimi mund të shkaktojë një tjetër, si efekt domino.

Uji i ëmbël nga shkrirja e shtresës së akullit të Groenlandës, për shembull, do të dobësonte AMOC, duke reduktuar edhe më shumë reshjet mbi Amazonë.

Modele të ndryshme mbështeten në supozime të ndryshme dhe japin projeksione të ndryshme për kohën kur mund të ndodhin pikat e kthimit.

Disa modele sugjerojnë, për shembull, se shtresa e akullit të Groenlandës mund të nisë një rënie të pakthyeshme, që me një ngrohje 0.8°C mbi nivelet para-industriale, diçka që ndodhi rreth fillimit të mijëvjeçarit.

Të tjera vendosin pragun më afër 3°C, që mund të mos arrihet kurrë. Në mënyrë të ngjashme, tkurrja e Amazonës parashikohet të bëhet e pandalshme diku mes 2°C dhe 6°C ngrohje globale, edhe pse mund të përshpejtohet ndjeshëm nëse njerëzit vazhdojnë të presin ose të djegin pyjet me ritmin aktual.

Kështu, mund të jetë e mundur të shtyhet pika e kthimit për Amazonën thjesht duke reduktuar shpyllëzimin sa më shumë të jetë e mundur. Por shmangia e të tjerave varet nga detyra më e madhe dhe më e vështirë e kufizimit të rritjes së temperaturave globale.

Meqenëse mesatarja globale është tashmë 1.2°C mbi nivelet para-industriale dhe parashikohet të kalojë 2°C deri në fund të shekullit, është e paqartë sa kohë mbetet.

Kjo e bën edhe më urgjente të dalluarit nëse po tejkalohen disa prej këtyre pragjeve.

Për ta ndihmuar në këtë drejtim, në shkurt Agjencia e Kërkimeve dhe Inovacionit të Avancuar e Britanisë (ARIA) njoftoi se do të financonte sisteme që mund të mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e nevojshme për një “sistem paralajmërimi të hershëm për pikat e kthimit”.

Programi fillestar pesëvjeçar prej 81 milionë paund (109 milion dollarë) përfshin 26 ekipe të fokusuar veçanërisht në dy pika kthimi: shkrirjen e shtresës së akullit të Groenlandës dhe kolapsin e sistemit të rrymës subpolare (subpolar gyre), një rrymë qarkulluese në Atlantikun e Veriut që ndihmon fuqizimin e AMOC.

Nëse shumë ujë i ëmbël nga shkrirja e akullit derdhet atje, ai mund të destabilizohet, duke rritur gjasat për një kolaps të AMOC.

Kelly Hogan, gjeofizikane detare në Shërbimin Britanik të Antarktidës (që, pavarësisht emrit, ka veprimtari edhe në Arktik), po udhëheq një nga ekipet e përqendruara në shtresën e akullit të Groenlandës.

Ata planifikojnë të përdorin një flotë dronësh të vegjël nënujorë për të hartuar formën e sipërfaqes së akullit dhe për të matur veti si kripësia, temperatura dhe fuqia e rrymave.

Këto të dhëna do të ndihmojnë në kuptimin e mënyrës sesi ndryshojnë temperatura dhe kripësia në ndërfaqen mes akullit dhe ujit, elemente që shkencëtarët presin të ndikojnë në shkrirje.

Ata gjithashtu do të vendosin robotë që mund të lëvizin në sipërfaqen e akullit për matje të përditshme, si dhe sensorë të shpimit për monitorim afatgjatë.

Ekipe të tjera ndjekin një logjikë të ngjashme. Oshen, një startup britanik, synon të vendosë robotë të vegjël lundrues me energji diellore në rrymat subpolare, ku do të matin temperaturën e ajrit dhe detit, si dhe shpejtësinë e erës.

Marble, një kompani tjetër britanike, po zhvillon dronë që mund të monitorojnë pozicionin dhe madhësinë e ajsbergëve, vendndodhjen e frontit të akullnajave dhe lartësinë e shtresës së akullit të Groenlandës, tre variabla thelbësorë për parashikime të sakta të shkrirjes.

Të dyja kompanitë thonë se puna e tyre është e mundur falë teknologjisë së zhvilluar nga telefonat inteligjentë, e cila ka bërë sensorët dhe fuqinë e përpunimit më të lirë.

Sistemet e kontrollit që dikur kërkonin softuer të specializuar, tani mund të drejtohen me kod të hapur dhe falas.

Dhe mbulimi i gjerë me rrjet 4G bën të mundur transferimin e shpejtë të të dhënave. “Ne nuk po shpikim ligje të reja të fizikës”, thotë Mathieu Johnsson, CEO i Marble.

“Po shfrytëzojmë teknologji që ekzistojnë prej kohësh… thjesht nuk janë përdorur së bashku në këtë mënyrë”.

Ndërkohë, disa ekipe të tjera të financuara nga ARIA, përfshirë një të udhëhequr nga Tim Lenton, shkencëtar i klimës në Universitetin e Exeter dhe pionier i kërkimeve mbi pikat e kthimit, po punojnë për të kuptuar si mund të përdoren këto të dhëna në një sistem paralajmërimi të hershëm.

Çfarë vjen më pas?

Që kjo të jetë e dobishme, thotë Dr. Lenton, vendimmarrësit duhet të mendojnë më shumë për pasojat e tejkalimit të pikave të kthimit dhe se si shoqëritë duhet të përgatiten për to.

Edhe Laurie Laybourn, që drejton nismën britanike Strategic Climate Risks Initiative, pajtohet.

“Modeli mendor i kërcënimit klimatik, veçanërisht në nivelet e larta të qeverisë, ende nuk është përditësuar me faktin se kërcënimi klimatik përfshin edhe pika kthimi”, thotë ai.

Sipas tij, asnjë qeveri nuk i trajton skenarë si shembja e shtresave të akullit me seriozitetin që u rezervohet rreziqeve me ndikim të madh, si pandemitë. Përveç vendeve nordike, shumica e qeverive nuk po i marrin fare në konsideratë. Për disa, biseda mbi pikat e kthimit është një shpërqendrim i dëmshëm.

Në vitin 2024, një grup ndërkombëtar shkencëtarësh të njohur publikoi një artikull në Nature Climate Change, duke argumentuar se fokusi te pikat e kthimit largon vëmendjen nga nevoja më e përgjithshme për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përshtatjen, rreth të cilave shkenca është shumë më e qartë.

Të tjerë shqetësohen për nxitjen e një ndjenje fatalizmi, duke e paraqitur disa ndryshime katastrofike si të pashmangshme.

Pavarësisht debateve, koncepti po fiton terren. Në korrik, një konferencë e madhe për pikat e kthimit në Exeter tërhoqi jo vetëm shkencëtarë dhe aktivistë, por edhe aktuarë, kompani sigurimi dhe fonde pensioni. Shërbimet emergjente dhe organizatat humanitare po tregojnë gjithashtu interes të shtuar, ashtu si edhe organizatorët brazilianë të COP30, samitit të OKB-së për klimën që do të mbahet këtë nëntor në Belém, “porta e Amazonës”. Vendndodhja nuk mund të ishte më domethënëse./Monitor.al

Etiketa: Klima e TokëspyllishkencëtarëtToka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

20:20 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin pyllin me pisha në Patos, era përhap flakët

17:53 : 06/08/2025
Para

Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në Vatikan

TË GJITHA

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025

Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik (Emrat)

12:16 : 14/09/2025

Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim! Zbardhet skema e mashtrimit

12:12 : 14/09/2025

Trump intensifikon retorikën kundër ‘të majtës radikale’ pas vrasjes së Charlie Kirk

12:06 : 14/09/2025

Rritet numri i aksidenteve në Gjirokastër, 46 raste të rënda dhe 7 viktima që nga janari

12:03 : 14/09/2025

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

11:46 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com