• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çekia me aleatë e shkatërrojnë një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë

15:30 : 09/09/2025
në BOTA, Lajmet e Dites

Një rrjet i spiunazhit që po ndërtohej në Evropë nga Bjellorusia është shkatërruar nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Rumanisë, njoftoi agjencia çeke e kundërzbulimit.

Agjencia çeke, e njohur si BIS, tha në një komunikatë të hënën se një ekip agjentësh evropianë zbuloi spiunë të agjencisë bjelloruse të sigurisë, KGB, në disa vende të Evropës.

BIS-i bëri të ditur se mes tyre ishte edhe një ish-zëvendëskryetar i shërbimit moldav të inteligjencës SIS, i cili kishte dorëzuar informacione të klasifikuara tek KGB-ja bjelloruse.

Çekët gjithashtu dëbuan një agjent bjellorus që vepronte nën petkun e një diplomati. Ministria e Jashtme e Çekisë tha të hënën se atij iu dhanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Republika Çeke.

Lexo edhe:

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

Agjencia çeke theksoi se Bjellorusia arriti ta krijojë këtë rrjet për shkak se diplomatët e saj mund të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet evropiane.

“Për t’i luftuar me sukses këto aktivitete armiqësore në Evropë, duhet ta kufizojmë lëvizjen e diplomatëve të akredituar nga Rusia dhe Bjellorusia brenda zonës Schengen”, tha në një deklaratë kreu i BIS, Michal Koudelka.

Agjencia nuk dha më shumë hollësi.

Vladimir Putin dhe Alyaksandr Lukashenka takohen për bisedime në Minsk, më 6 dhjetor.

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, tha të hënën se kishte ekzekutuar një fletarrestim për një të dyshuar 47-vjeçar nën akuzat për tradhti. I dyshuari më parë kishte mbajtur poste drejtuese brenda SIS-it moldav. Sipas DIICOT-it, ai dyshohet se u kishte zbuluar sekrete shtetërore oficerëve të inteligjencës bjelloruse, të cilat me gjasë “rrezikonin sigurinë kombëtare”.

Agjencia rumune shtoi se, ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, i dyshuari moldav – i paidentifikuar – ishte takuar dy herë me spiunë bjellorusë në Budapest, Hungari, dhe ka “dyshime të arsyeshme” se takimet kishin të bënin me “dhënien e udhëzimeve” dhe shkëmbimin e pagesave për shërbimet e ofruara.

Hetimi ndërkombëtar është mbikëqyrur nga agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust.

Bjellorusia drejtohet nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Lukashenko lejoi që Rusia ta përdorte tokën bjelloruse si bazë për fillimin e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe më vonë pranoi vendosjen e raketave bërthamore taktike ruse./REL

Etiketa: ÇekiEvropespiunazh

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
BOTA

Evropa përvëlohet nga vala ekstreme e të nxehtit/ Temperatura rekord dhe viktima

17:03 : 31/05/2026
AKTUALITET

Evropa “digjet” sot nga vala e të nxehtit! Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

14:47 : 25/05/2026
BOTA

Studimi paralajmëron për varësinë digjitale të Evropës

15:11 : 22/05/2026
Para

Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom