• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Produktet shqiptare refuzohen sërish! Siguria ushqimore në vend në alarm

19:59 : 05/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një sasi me speca të kuq të eksportuar drejt Sllovenisë është tërhequr dhe asgjësuar për shkak të niveleve të larta të pesticideve (acetamiprid, formetanate dhe flonicamid), raporton kompania importuese Geaprodukt. Autoritetet kanë këshilluar konsumatorët të kthejnë produktin ose ta heqin nga përdorimi, dhe të kontaktojnë mjekun në rast të problemeve shëndetësore.

Pak ditë më parë, autoritetet kroate raportuan edhe raste të tjera: 4 ton domate nga Berati u asgjësuan pasi përmbanin nivel të lartë të pesticidit chlorfenapyr, pesë herë mbi normën e lejuar, dhe 5 ton pjeshkë nga Divjaka u bllokuan për prezencën e metalit të rëndë nikel.

Mish pule i kontaminuar me salmonelë

18.3 ton fileto pule të importuara nga Brazili rezultuan të kontaminuara me bakterin Salmonella në Portin e Durrësit. 13.1 ton ishin shpërndarë në treg përpara se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të njoftonte publikisht.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, tha se AKU e kishte kryer detyrën dhe se tashmë çështja i takonte institucioneve përkatëse, duke hequr përgjegjësinë nga ministria të cilën drejton.

Lexo edhe:

Pesticide mbi normë, edhe Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria

Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës”, u shpreh Denaj.

Kompania që importoi mishin e pulës me salmonelë është ‘AMG Food’, produktet e së cilës në treg gjenden me emrin ‘diMal’. Arben Goxha, pronari i kompanisë ‘AMG Food’ u ndalua një muaj pasi ishte shpallur në kërkim për t’u hetuar më pas në gjendje të lirë.

Skandali është se konsumatorët u njoftua nga AKU 1 javë pas analizave që faktuan prani të salmonelës në mishin e pulës, çka tregonte se një pjesë e mirë e mishit ishte konsumuar nga shqiptarët.

Qumësht me alfatoksinë

Nga 26 mostra të marra gjatë janarit-prillit 2025, 10 rezultuan pozitive për alfatoksinë, një toksinë që rritet tek drithërat dhe gruri.

Rreth 40% e qumështit të kontrolluar tejkalonte normat e sigurisë. Sasia e kontaminuar u tërhoq nga tregu.

Mandarinat me pesticide

Në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar u zbulua skandali se disa ngarkesa me mandarina nga Shqipëria, ishin kapur nga autoritetet e sigurisë ushqimore në Kroaci me përmbatje pesticidesh të rrezikshme. Sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF raportoi askohe tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.

Në shkurt të këtij viti u zbulua skandali tjetër i tregtimit të 21 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”. Ky lloj pesticidi është i dëmshëm dhe gjithashtu i ndaluar për tu përdorur. Asokohe lidhur me ngjarjen u arrestuar nga policia tre persona në Berat. Në pranga u vu edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive.

Speca me pesticide

Ngarkesa e bllokuar e radhës ishte në mars të këtij viti, ku përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), u ndaluan në Kroaci speca nga Shqipëria, për shkak se kishin nivele të larta pesticidësh. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.

Etiketa: domatemish pulespeca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pesticide mbi normë, edhe Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria

16:19 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

19:33 : 15/09/2025
AKTUALITET

Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së

16:40 : 12/09/2025
AKTUALITET

Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve

21:03 : 10/09/2025
AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
Para

“Analfabete, famën e more nga unë”, Fero i përgjigjet me fyerje e kërcënime Arbenita Ismajlit

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com