• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

11:37 : 25/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin më të parë përballë prokurorëve të SPAK-ut, kjo është larg konceptit të të qënit “miq”.

Gentian Sula, biznesmeni i njohur më së shumti si CEO i kompanisë së sigurimeve, “Intersig Viena Insurance Group” ka treguar sjellje me oshilacione përballë hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Ai ka deklaruar para prokurorëve se “Veliaj dhe Xoxas i njeh prej më shumë se 10 vitesh”. Falë kësaj miqësie të pretenduar, Gentian Sula thotë se i ka dhënë Ajolës një vilë në qendër të ish-Bllokut, pa asnjë pagesë, në të cilën zhvilloi aktivitetin organizata kulturore “Nan Gallery”.

Lexo edhe:

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

Në foto: Gentian Sula, drejtori ekzekutiv i “Intersig” dhe pronar i “Noa Holding”

Marrëdhëniet shoqërore e miqësore përbëjnë një raport intim, ndërpersonal mes individëve. Por, raporti i Gentian Sulës me çiftin “Velian-Xoxa” nuk duket se është thjesht një ndërveprim thjesht individual.

Të thuash që “jemi miq”, por që në vijim të rezultojë se Gentian Sula dhe kompania ‘Intersig Viena Insurance Group” të kenë fituar në total 6 tendera pranë Bashkisë së Tiranë, dhe, për më tepër, të gjitha pa garë, atëherë koncepti “miqësi personale” humbet kuptimin e saj.

“Boldnews.al” ka kryer një verifikim në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës, ku fitues rezultojnë kompanitë e drejtuara apo ku është aksioner Gentian Sula.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezultoi se Sula dhe ‘Intersig” janë shpallur fitues në procedura pa garë, të zhvilluara nga Bashkia e Veliaj, për një total prej rreth 600 mijë euro.

Shumëkush mund të kujtojë menjëherë shprehjen popullore “Më mirë një mik, se një çiflig!”.

“Boldnews.al” nuk po bazohet në shprehjet e gurrës popullore, por po i qëndron strikt dokumentave zyrtare.

Sula, tenderat pa garë tek Veliaj

Sipërmarrësi Gentian Sula rezulton aksioner në disa kompani, me fushë-veprimi të ndryshme. Ai është ortak dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv (CEO) i shoqërisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group”.

Gjithashtu, Sula është ortak i vetëm i “Noa Holding”, e cila kontrollon, ndër të tjera, edhe “Noa Control”, “Noa Energy Trade” e “Shoqëria Koncesionare Noa Inspect”.

Me “Noa Holding” dhe “bijat” e saj, Gentian Sula ka nënshkruar në vitin 2018 kontratën koncesionare me Ministrinë për një vlerë investimi 700 mijë euro me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, “Për shërbimin e kontrollit ligjor periodik të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Ndërkohë, në fund të vitit 2022, “Noa Control” e Gentian Sulës ishte pjesë e një bashkimi operatorësh, të cilët fituan pa garë një tender me vlerë rreth 520 mijë euro në Bashkinë e Tiranës, me objekt “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”.

Në foto: Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja, Ajola Xoxa

Ky nuk ishte tenderi i parë që Gentian Sula merrte “pa garë” në Bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga “miku i tij”, Erion Veliaj.

Më herët, edhe shoqëria tjetër e drejtuar prej tij, “Intersig-Viena Insurance Group”, kishte përfituar gjithashtu fonde publike pa garë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë.

Në dhjetor 2017, “Intersig” e Gentia Sulës fiton tenderin “Për sigurimin e automjeteve të Drejtorisë nr.2 të Punëtorëve të Qytetit të Tiranës”. Në këtë procedurë rezulton se ka marrë pjesë vetëm “Intersig”, pra tenderi ka qenë pa garë.

Në Mars 2018, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, një strukturë në varësi të Bashkisë së Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, zhvillon tenderin me objekt “Blerje siguracioni për automjetet”. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-Viena Insurance Group”, e cila shpallet edhe fituese.

Në Shkurt 2019, Drejtoria nr.3 e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës zhvillon një procedurë tenderuese, me objekt “Shërbim siguracioni TPL”. Sërish në garë merr pjesë vetëm “Intersig-Viena Insurance Group” e Gentian Sulës.

Në foto: Një prej tenderave të fituar “pa garë” nga “Intersig” në Bashkinë e Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë zhvillon në shkurt 2020 procedurën tenderuese, me objekt “Shërbimet e siguracionit të mjeteve të transportit”. Sërish, asnjë suprizë. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-u” i Sulës, i cila shpallet fitues.

Në qershor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, në Bashkinë e Tiranës, realizon tenderin me objekt “Shpenzime për siguracionin e impiantit të prodhimit të asfaltit”. Edhe në këtë rast, fitues shpallet “Intersig-Viena Insurance Group”, e cila ishte konkurente e vetme.

“Mashtrimet” e Gent Sulës para SPAK

Gentian Sula i ‘Intersig” u pyet nga prokurorët e posaçëm, për një ndër episodet e hetimit të zhvilluar ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxas.

Sula ka deklaruar fillimisht para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxas një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”  kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Në vijim, në 9 janar 2025, grupi hetimor ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Në foto: Pjesë nga deklarimi fillestar i Gentian Sulës së “Intersig” në SPAK

Gentian Sula i “Intersig” ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxas dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë. Ai deklaron gjithashtu se këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

Në foto: Gentian Sula ndryshoi qëndrim për raportin financiar me Ajola Xoxan

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig” të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

Pas ndryshimit të deklarimit, Gentian Sula iu drejtua prokurorëve: “Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Deri më tani, duket se ai ka arritur të gjejë “mirëkuptimin” e grupit hetimor, pasi nuk rezulton në listën e personave të marrë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”.

LEXO EDHE:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

Etiketa: ajola xoxabashkia tiraneErion VeliajGentian SulaIntersig

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
Para

Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar nga Shabani

21:20 : 25/08/2025

Kriza politike në Francë rritet, zgjedhje të reja në horizont

21:00 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com