• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Pamjet filmike në dosje: I mituri e ndoqi me thi*ë në dorë derisa e godeti viktimën në gjoks

15:18 : 20/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Elton Qyno

Ngjarja e ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, ku mbeti i vrarë 15-vjeçari Eraldo Xhejo, është filmuar nga një kamera e lokalit “Amar”, pranë të cilit ndodhi dhe krimi i rëndë.

Pamjet filmike të sekuestruara me shumë urgjencë nga policia e Korçës, kanë filmuar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë, ku i mituri 14-vjeçar Enedjos Guri ndjek dhe qëllon me thikë në kraharor, të miturin tjetër 15-vjeçarin Eraldo Xhejo.

Hetimet e menjëhershme zbuluan se përplasja nuk ishte e rastësishme, por pasojë e një sherri të mëparshëm mes dy të miturve.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, filmimet e administruara në dosjen hetimore tregojnë qartë momentet e përleshjes, ku Enedjosi e ndjek viktimën duke mbajtur një thikë në dorë, ndërsa Eraldo përpiqej të mbrohej.

Lexo edhe:

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

Gjatë konfliktit, goditja fatale i mori jetën të miturit Xhejo. Ndërkohë ekspetiza mjeko-ligjore konfirmoi plagën e thellë në kraharor si shkakun e vdekjes, ndërkohë që në rrobat e tij u gjetën njolla gjaku të përputhshme me dëmtimet, e shkaktuara nga mjeti prerës thikë.

Ngjarja e rëndë, ka tensionuar shumë situatën mes dy familjeve të viktimës dhe autorit të krimit.
Pasi pas ngjarjes veprime kriminale për fshehjes e përgjegjësisë penale, kanë kryer babai dhe xhaxhai i autorit të krimit, Edison dhe Roland Guri, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në burg për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas grupit të hetimit babai dhe xhaxhai kanë larë thikën e krimit dhe më pas e kanë fshehur me qëllim, mos gjetjen nga organet e hetimit.

Nga ana tjetër familjarë dhe miq të 15-vjeçarit të vrarë, Eraldo Xhejo, kanë paralajmëruar për një hakmarje të mundshme, duke sjellë reagimin e policisë së Korçës, për të shtuar shërbimet policore në fshatin Pirg me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Korçës arrestuan dhe për akzuën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pnegojnë zbulimin e të vërtetës”, të miturit K. Andoni, V. Vangjeli, A. Miti dhe kushëritin e këtij të fundit, O.Miti.

Sipas grupit të hetimit këta persona kanë qënë prezent në vendin e ngjarjes dhe pasi janë kqyrur pamjet filmike, ka rezultuar se ata kanë kryer veprime për të feshur provat dhe nuk kanë denoncuar në asnjë moment ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesat e personave të proceduar për këtë ngjarje, u sekuestruan armët e përdorura, përforcues grushti (dorezë), pamjet filmike, si dhe telefonat e autorit, viktimës dhe shokëve të tyre, të cilët janë çuar për ekspertim kompjuterik.

Kjo ngjarje, nxori në pah jo vetëm dhunën e ushtruar mes të rinjve, por edhe përpjekjet e disa personave për të fshehur krimin dhe për të penguar drejtësinë.

Në fund, provat dhe dëshmitë e mbledhura konfirmuan autorësinë e 14-vjeçarit, duke e kthyer një sherr mes adoleshentësh në një tragjedi të rëndë që goditi gjithë opinionin publik./Ora News

 

 

Etiketa: Enedjo GuriEraldo Xhejopamjet filmike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

17:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pse këto ishim votimet më të mira që mund të kishim

21:07 : 17/06/2025
AKTUALITET

Akuza edhe nga PS për vjedhje votash? Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

17:57 : 19/05/2025
AKTUALITET

Mësuesja që rrahu prindin në Durrës shpallet e pafajshme, Gjykata nuk administron pamjet filmike

22:02 : 25/02/2025
Para

Gjesti dhe Egli akoma bashkë? Një byzylyk bën lëmsh rrjetin dhe rikthen vëmendjen

TË GJITHA

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025

EMRAT/ Kërcet arma në ‘Valamar’, i riu qëllohet pas sherrit për parkimin (VIDEO)

20:48 : 20/08/2025

SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20:33 : 20/08/2025

Detaje nga plagosja në Valamar, sherri nisi për parkimin! Ja kush është autori (EMRI)

20:12 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com