• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Matrapazët” shqiptarë i shitën vilë pa leje Dua Lipa-s, a do të guxojë Lorena e Kadastrës ta legalizojë

10:10 : 19/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, mund të jetë një fanse e Dua Lipës. Madje, 40-vjeçarja edhe mund të ketë kënduar ose kërcyer me meloditë e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare.

Por, dëshira e Dua Lipës për të pasur një shtëpi të saj në bregdetin e mrekullueshëm të Ksamilit, në Shqipërinë Jugore, tashmë duhet ta ketë shndërruar emrin e saj në një kokëçarje serioze për drejtoreshën e ASHK-së.

Në foto: Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Avokati Arben Llangozi ka publikuar së fundmi me video dhe fakte se Dua Lipa ka porositur dhe blerë një vilë në kompleksin turistik “Kep Merli”, të ndërtuar nga Agim Shënediela.

Pozicioni i vilës është perfekt. Vetëm pak metra larg bregut, në një zonë të tërhequr që ruan diskrecionin e plotë për një divë të muzikës botërore.

Lexo edhe:

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi nuk i bindet as Policisë Kufitare

Por, vila ka një problem tipik shqiptar-ajo është pa leje. Avokat Llangozi ka denoncuar me emra dhe pozicione personat e përfshirë në këtë paligjshmëri skandaloze, e cila merr përmasa “ndërkombëtare”, pasi “viktimë” e paligjshmërisë është bërë edhe Dua Lipa.

Në këtë zallamahi, shfaqet roli i Lorena Goxhobellit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ajo është personi kryesor përgjegjës që mund të vendosë në shinat e rregullsisë pronën, për të cilën Llangozi thotë se është e Dua Lipas. Por, për të vendosur rregullin, Lorencës do t’i duhet të shkel ligjin.

Në foto: Dua Lipa, këngëtarja e famshme botërore, me origjinë shqiptare

E pra, Lorena e ASHK-së tashmë gjendet përballë një thike me dy tehe të mprehta. Nga njëra anë, ajo, në zbatim të ligjit, do t’i duhet të mos legalizojë vilën pa leje, por ky veprim do të nevrikosë Liderin e saj, kryeministrin Edi Rama, të cilit kjo histori do t’i jepte në “shkulm surratit” në përpjekjet për të ruajtur imazhin e tij.

Nga ana tjetër, Lorena legalizon vilën e ndërtuar nga Agim Shënediela në kundërshtim me ligjin, do të kënaqë Liderin, por më pas do të duhet të justifikohet si Abigelja Voshtina e Teatrit të Operas, e cila deklaroi në SPAK se firmosa kontratë fiktive me grupin e Ajola Xoxas, për shkak të “frikës nga Erion Veliaj”.

Në 4 Mars 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Kep Merli Eco Resort”, me zhvillues “Boiken” shpk, në pronësi të Agim Shënediela.

Projekti përfshinte ndërtimin e një kompleksi turistik me sipërfaqe totale 288 mijë metra katrorë, në zonën e Ksamilit.

Në foto: Vendimi për shpalljen investitor strategjik të projektit “Kep Merli”, Ksamil

Në kuadër të këtij vendimi, kompania investitore përfitonte për 20 vjet edhe përdorimin e brigjeve bregdetare përballë resortit.

Por, gjatë ndërtimit, Agim Shënediela, sipas informacioneve të publikuara nga avokat Llangozi, nuk i ka shpëtuar virusit që ka përfshirë shumë “investitorë strategjikë” të tjerë shqiptarë. Hapësira gjigande e ndërtimit nuk ka qenë e mjaftueshme për orekset e fitimit dhe, kompania “Boiken” ka ndërtuar disa vila pa leje, jashtë territorit që kishte siguruar me firmën e Edi Ramës.

Një prej këtyre vilave ka rënë në syrin e Dua Lipës, gjatë pushimeve të saj thuajse të përvitshme tashmë në bregdetin e Jugut. Përfaqësuesit e saj kanë kontaktuar me shoqërinë ndërtuese dhe kanë arritur dakordësinë për blerjen e një vile, e cila, për fatin e keq të këngëtares së famshme, ka qëlluar nga ato që nuk kanë leje.

Agim Shënediela, gjithnjë sipas avokatit Llangozi, pasi ka miratuar ujdinë me përfaqësuesit e Dua Lipës, ka nisur përpjekjet për ta legalizuar, nëpërmjet kërkesës formale drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Por, ligjet e miratuar nga qeveria e Edi Ramës, ndalojnë legalizimet e ndërtimeve pa leje të ngritura pas vitit 2020. Vila e porositur dhe paguar nga Dua Lipa është ndërtuar pas vitit 2020. Pra, vila e preferuar e saj është e jashtëligjshme dhe duhet shembur.

Në foto: Pamje nga kompleksi turistik “Kep Merli”, Ksamil

Këngëtarja botërore nuk mund ta imagjinojë që, një ditë të bukur vere, ndërkohë që bëhet gati të shijojë diellin dhe ujërat kristalë të Ksamilit, të përballet me fadromat e Dallëndyshes (Bicit) së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Për të shmangur show-n me fadroma, i cili, natyrisht, nuk ka absolutisht asgjë të ngjashme me spektaklet muzikore të Dua Lipës në çdo cep të botës, duhet firma e Lorena Goxhobellit të Agjensisë së Kadastrës.

Nuk është aspak çudi që biondja simpatike e Kadastrës, që ka përgjegjësinë edhe për Legalizimet, të hedhë firmën e ligjshmërisë në pronën e ndërtuar pa leje nga Agim Shënediela dhe të blerë nga Dua Lipa. Por, në një situatë të tillë, Lorena Goxhobelli, me shumë mundësi, do të fluturojë nga zyra e këndshme e drejtorit të Kadastrës, në zyrat bezdisëse të SPAK-ut.

LEXO EDHE:

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli”

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

 

 

Etiketa: Agim ShënedielaashkDua LipaKep MerliKomiteti i Investimeve StrategjikeKsamilLorena Goxhobelli

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër

18:24 : 31/05/2026
AKTUALITET

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi nuk i bindet as Policisë Kufitare

15:42 : 31/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

14:48 : 26/05/2026
AKTUALITET

Operatorët turistikë protestë para Bashkisë Sarandë: Paguajmë taksat, por s’kemi ku parkojmë mjetet lundruese!

11:18 : 22/05/2026
SHOW BIZ

Dua Lipa padit Samsungun për 15 milionë dollarë: Përdori imazhin tim pa leje

17:20 : 10/05/2026
SHOW BIZ

Këngëtarja Dua Lipa cakton ditën e dasmës, zbulohen detajet e ceremonisë

22:24 : 22/04/2026
Para

59-vjeçari në Bilisht ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës, familjarët: Vdekja ishte natyrale

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom