• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

RTSH anulon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave: Renis Tërshana s’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

14:12 : 18/08/2025
në AKTUALITET

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi përplasen dhe merren vesh kur duhet në dëm të interesave të qytetarëve.

Prej disa muajsh vijon një përplasje mes RTSH, Komisionit të Prokurimit Publik dhe kompanisë R&T e biznesmenit Renis Tërshana për tenderin në fjalë.

Ai duket se ishte qepur që në fillim si një kostum për Tërshanën, por pas ardhjes së administratës së re në krye të RTSH, gjërat ndryshuan. Tenderi u anulua dhe u rishpall dhe Renis Tërshana e çoi çështjen në KPP.

Pas shqyrtimit të këtij të fundit, u urdhërua shpallja fituese e kompanisë së Tërshanës. Ndërkohë që pritej të zbatohej vendimi, Skyweb.al mëson se RTSH ka anuluar sot tenderin me argumentet që Tërshana nuk ka vërtetuar që nuk ka qenë dënuar gjatë periudhës që kërkuar nga kontraktuesi is edhe nuk ka vërtetuar që ka paguar taksat në bashkitë ku operon.

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Intriga dhe përplasje në KPP

Në tenderin me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit rreth 907 milion lekë pa TVSH (9.1 milion euro), u shpall fitues paraprakisht biznesmeni Renis Tërshana në korrik, pas një gare të gjatë të shoqëruar me ankesa dhe debate.


Por sot, RTSH ka deklaruar se operatori “R&T” nuk dorëzoi brenda afatit vërtetimin që provon se nuk është subjekt i dënuar penal, certifikatën për pagesën e detyrimeve tatimore vendore, si dhe ekstraktin e pronarit përfitues, të cilat konsiderohen dokumente detyruese për kualifikim sipas ligjit për prokurimet publike.

Në këto kushte, RTSH e konsideroi ofertën “të pavlefshme” dhe anuloi procedurën me arsyetimin se “nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme”.

Ky vendim kundërshton urdhrin e KPP-së, që pak javë më parë konstatoi se skualifikimi i “R&T” ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe urdhëroi autoritetin kontraktor të rikthente Renis Tërshanën si fitues të tenderit.

Procedura është shoqëruar gjatë gjithë kohës me intriga dhe përplasje në KPP, duke ngritur dyshime se tenderi ishte “qepur” që në nisje pikërisht për kompaninë “R&T”, në kohën kur RTSH drejtohej nga Aurora Polo.

Mirëpo ndërhyrja e re në drejtimin e institucionit duket se ka ndryshuar kursin, duke mos lejuar dhënien automatike të kësaj kontrate të majme.

Ofertuesi tjetër në këtë tenderi është kompania Idea-Tel,pas së cilës qendron z.Idlir Karkini, i shpallur në kërkim nga prokuroria pas një skandali tokash në 2018.

Mbetet të shihet nëse RTSH e ka anuluar përfundimisht tenderin apo do ta rishpallë. / Skyweb.al

Lexo edhe:

Përplasjet për tenderin 9.1 mln euro e RTSH, KPP shpall fituese kompaninë e Renis Tershanës

Etiketa: Renis Tershanartshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
Para

I zhdukur prej majit, familja e Miklovan Danajt: Një person na tha që është vrarë, mos e kërkoni

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom