• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
në RAJONI

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në atë të akomodimit privat.

Ky hap është pasojë direkte e vendimit të autoriteteve që nga fillimi i këtij viti të dyfishojnë normën e TVSH-së për shërbimet hoteliere – nga 7 në 15 për qind.

“Thjesht kaluan në akomodim privat dhe nuk e rinovuan lejen si hotel. Qëllimi nuk ishte të shmangnin detyrimet ndaj shtetit, por për shkak se ngarkesat janë më të mëdha për hotelet sesa për akomodimin privat”, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i Shoqatës së Hoteleve të Malit të Zi, Nikola Pejoviq.

Vendimi për rritjen e normës së TVSH-së u miratua në shtator të vitit të kaluar nga shumica parlamentare e përbërë nga Lëvizja “Evropa Tani” e kryeministrit Millojko Spajiq dhe ish-Fronti Demokratik i kryetarit të Parlamentit, Andrija Mandiq.

Sipas të dhënave të Eurostatit, norma e TVSH-së për shërbime hoteliere në vendet e Bashkimit Evropian varion nga 5 deri në 14 për qind.

Lexo edhe:

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

Mali i Zi/ Një ushtar i vdekur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

Rritja e taksës u bë pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve se kjo do të ndikonte negativisht në turizëm – sektor që përbën rreth 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Malit të Zi.

Në një dokument të Qeverisë nga fundi i korrikut, vihet re se “hotelet shpesh rikategorizohen në njësi më të vogla për të shmangur taksat më të larta dhe kompetencat e Ministrisë së Turizmit”.

Ministria nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për këtë çështje.

A kanë të drejtë ta bëjnë këtë?

“Askush nga pronarët e akomodimit nuk ka bërë asgjë kundër ligjit. Ata e kanë këtë të drejtë”, shpjegon për REL analistja financiare, Ana Nives Radoviq.

Ajo sqaron se kategoria e akomodimit turistik përcaktohet nga numri i yjeve që tregojnë cilësinë e shërbimit – nga një yll për ofertat më të lira, deri në pesë yje për hotelet luksoze. Ndryshimi i kategorisë, sipas saj, nuk do të thotë domosdo ulje të cilësisë.

“Shumica e kanë ruajtur të njëjtin nivel shërbimi, vetëm që formalisht kategorizohen në nivel më të ulët”, thotë Radoviq, por paralajmëron se kjo mund të dëmtojë në afat të gjatë ekuilibrin e tregut dhe konkurrencën.

Si shmangen taksat në mënyra të tjera

Pejoviq ka thënë më herët se pronarët e hoteleve me deri në 80 shtretër mund të kalojnë në statusin e akomodimit privat – duke i ndarë shtretërit në mënyrë formale ndërmjet anëtarëve të familjes për të mos hyrë në sistemin e TVSH-së.

“Pra, katër prej nesh ndajmë nga 20 shtretër secili, bëhen 80 shtretër, qarkullojmë 120 mijë euro dhe praktikisht nuk i japim asgjë shtetit”, ka thënë ai.

Sipas rregullave aktuale, ofruesit e shërbimeve me qarkullim vjetor deri në 30 mijë euro nuk janë të detyruar të paguajnë TVSH – një kategori ku përfshihen shumica e akomodimit privat, fshatrat turistike, disa hostele dhe pansionet.

Ky nuk është problemi i vetëm me të cilin përballet turizmi malazez.

Dhjetëra miliona euro të humbura nga akomodimi “në të zezë” në Mal të Zi

Mali i Zi ka humbur rreth 86 milionë euro vetëm nga akomodimi privat i paregjistruar, sipas të dhënave të marsit 2025.

Për ta ilustruar shumën, autoritetet thonë se për një të pestën e këtij shumi vitin e kaluar u ndërtuan dy klinika në kuadër të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleve të Malit të Zi, Nikola Pejoviq, paralajmëron se akomodimi i paregjistruar është një problem i madh, pasi në treg ka shumë më shumë njësi të tilla sesa hotele.

“Është e pamundur të gjurmohet numri i tyre i saktë. Mendohet se janë mijëra njësi në të gjithë vendin. Ata janë në zonën gri dhe askush nuk i kontrollon, as nuk ka mekanizma për këtë”, thotë ai.

Se problemi qëndron te kontrolli, pajtohet edhe analistja financiare Ana Nives Radoviq. Sipas saj, të dhënat nga platformat si Booking dhe Airbnb tregojnë qartë se ka një problem serioz me mbikëqyrjen e akomodimit të paregjistruar.

Radoviq thotë se autoritetet malazeze kanë tentuar të bashkëpunojnë me këto platforma për të parandaluar regjistrimin e akomodimit që nuk është i raportuar tek shteti, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultate.

“Procesi nis, pastaj gjenden justifikime pse nuk pati sukses dhe hiqet dorë… Mungesa e rezultateve tregon për dobësitë institucionale”, shton ajo.

Përveç mungesës së regjistrimit, shumë pronarë nuk i paraqesin mysafirët dhe nuk e paguajnë taksën e qëndrimit, e cila zakonisht është një euro në ditë. Radoviq thekson se kontrolli është i dobët dhe politikat ndëshkimore të papërshtatshme:

“Nëse mund të ofroni akomodim të paregjistruar për vite me radhë pa asnjë pasojë, atëherë ka pak gjasa që pa ndonjë detyrim ligjor të kaloni në biznes të ligjshëm”.

Rënie e të ardhurave nga turizmi për herë të parë që nga pavarësia

Sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, të ardhurat nga turizmi vitin e kaluar ishin 1,46 miliardë euro – një rënie prej 3,6 për qind krahasuar me vitin 2023.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi theksoi se kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006 – përjashtuar vitin e pandemisë – që të ardhurat nga turizmi bien krahasuar me vitin paraprak.

Sipas saj, kjo tregon se turizmi po vuan pasojat e vendimeve të gabuara në krijimin e ofertës turistike dhe mungesës së një plani dhe vizioni afatgjatë zhvillimi.

Të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Statistikave (MONSTAT) tregojnë se numri i netëve të qëndrimit në të gjitha llojet e akomodimit gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti është më i ulët me 272 mijë krahasuar me një vit më parë – duke shënuar rënie për të dytin vit radhazi./ REL

Etiketa: hotelemali i zitaksayje

Lajme të lidhura

RAJONI

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

14:15 : 13/08/2025
RAJONI

Mali i Zi/ Një ushtar i vdekur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

15:24 : 12/08/2025
RAJONI

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
AKTUALITET

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

16:08 : 04/08/2025
Para

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com