• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë sapo ka zbuluar një draft të Kodit të ri Penal të vendit, por qeveria tashmë po përpiqet të distancohet nga teksti mes kritikave nga sistemi i drejtësisë dhe organizatat mbikëqyrëse të medias.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e prezantoi draftin në korrik, rreth gjashtë vjet pasi qeveria nisi një nismë për të përafruar Kodin Penal me ligjet e Bashkimit Evropian dhe ia besoi këtë detyrë një paneli ekspertësh.

Pothuajse menjëherë, organizatat e medias thanë se ai rrezikonte të cenonte lirinë e medias.

Duke iu përgjigjur kritikave, kryeministri Edi Rama tha se ministria e drejtësisë dhe kabineti “nuk morën pjesë” në punën e hartimit të Kodit të ri.

“Pra, për momentin, qeveria është thjesht një nga shumë palët në këtë proces dhe ne e kemi marrë dhe po e studiojmë draftin”, shkroi ai në X.

Lexo edhe:

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Por anëtarët e panelit të ekspertëve të ngarkuar me hartimin e tekstit i thanë BIRN se ministria e drejtësisë kishte një rol koordinues dhe kontribuoi drejtpërdrejt përmes përfaqësuesve të saj në grupin e punës.

“Efekt frenues”

Kodi Penal aktual i Shqipërisë daton nga viti 1995, vetëm disa vite pas rënies së komunizmit. Ai fillimisht kishte 362 nene, por gradualisht është zgjeruar në 952.

Drafti i ri iu dorëzua ministrisë së drejtësisë në vitin 2023, por u bë publik vetëm më 25 korrik të këtij viti.

“Draftimi i një Kodi Penal të ri lind si një nevojë për ta përshtatur me atë të gjitha aktet ndërkombëtare ku Shqipëria aderoi gjatë viteve, standardet e të cilëve kërkohet të pasqyrohen në legjislacionin penal”, tha ministria.

Megjithatë, organizatat e medias janë përqendruar në katër nene që i quajnë veçanërisht “problematike”: Shpifja, Fyerja; Ndikimi në Pavarësinë e Gjykatave; dhe Shkelja e Lirisë së Mendimit dhe Shprehjes.

Kritikët thonë se formulimi i neneve ka mungesë qartësie, duke lënë hapësirë për interpretim në dëm të mundshëm të medias dhe gazetarëve.

Neni për Shpifjen parashikon dënime më të ashpra, sidomos kur informacioni shpërndahet përmes kanaleve mediatike ose platformave të rrjeteve sociale dhe kur është drejtuar kundër personave që mbajnë funksione publike.

“Klauzolat e formuluara në mënyrë të gjerë mund të çojnë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve dhe të kenë një efekt frenues ndaj raportimit investigativ dhe debatit publik”, thanë organizatat shqiptare të medias në një konferencë të përbashkët për shtyp më 1 gusht.

Neni për Fyerjen i referohet “shqetësimit të opinionit publik” dhe “zakoneve të mira”, që sipas organizatave të medias janë koncepte të paqarta, ndërsa neni për Shkeljen e Lirisë së Mendimit dhe Shprehjes “nuk ka përkufizime të qarta për terma si ‘mohim ose kufizim i pajustifikuar’, duke e kufizuar potencialisht efektivitetin e tij si mekanizëm mbrojtës”.

Më shqetësuesi, sipas tyre, është neni që lidhet me pavarësinë e gjyqësorit, për shkak të kufizimeve të vendosura mbi mënyrën se si gazetarët mund të raportojnë mbi çështjet gjyqësore në proces.

“Drafti i Kodit Penal, i propozuar më 25 korrik 2025 nga Ministria e Drejtësisë, sipas analizës sonë paraprake, përmban disa dispozita shqetësuese që shkelin seriozisht lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe transparencën publike”, tha Blerjana Bino nga rrjeti SafeJournalists, një grup që mbron lirinë e medias.

“Ai vendos dënime deri në pesë vite burg për publikimin e dokumenteve të klasifikuara, pa mbrojtur qartë gazetarët investigativë ose sinjalizuesit që denoncojnë korrupsionin”, tha Bino për BIRN.

“Kodi i propozuar duket se nis nga supozimi se gazetarët, sinjalizuesit, aktivistët, rojtarët publike janë potencialisht kriminelë.”

Isa Myzyraj, kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vuri në dukje se sipas draftit, Shpifja mbetet vepër penale, pavarësisht se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që ajo të dekriminalizohet.

Ai e quajti nenin mbi pavarësinë e gjyqësorit “shumë shqetësues”.

“Me këtë nen, synojnë të kriminalizojnë çdo koment, shkrim, opinion apo deklaratë lidhur me proceset gjyqësore që mund të jenë me interes publik”, tha Myzyraj për BIRN.

Ai iu referua një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në një çështje që përfshinte gazetën britanike Sunday Times, ku thuhet: “Ekziston një dakordësi e përgjithshme se gjykatat nuk mund të funksionojnë në një vakum. Ndërsa ato janë forumi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë diskutim paraprak të mosmarrëveshjeve në vende të tjera, qoftë në gazeta të specializuara, në shtypin e përgjithshëm apo midis publikut të gjerë.”

“Draft pa autor”

Puna për draftin filloi në vitin 2019, e udhëhequr nga Arben Rakipi, drejtues i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë.

Por Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare, një organizatë që punon për forcimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, tha për BIRN: “Në parim, kemi të bëjmë me një draft pa autor, pa konsultim publik dhe pa debat parlamentar”.

Nëse miratohet në formën aktuale, tha ai, “ai përbën një rrezik për liritë dhe të drejtat themelore, duke filluar nga shtypi; krijon mbipopullim në institucionet e vuajtjes së dënimeve dhe mungesa në trajtimin gjyqësor; dhe së treti, përpiqet të amnistojë korrupsionin në nivel administrativ”.

Si kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ashtu edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kanë kritikuar atë që e quajnë mungesë konsultimi me palët e interesuara.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor”, tha Çela, një gabim që “rrezikon të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë penale në vend.”/ BIRN

Etiketa: Arben Rakipikodi i ri penalkodi penalliriaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
Para

Situatë dramatike në Gramsh/ Bllokohen nga flakët ekipet e emergjencës

TË GJITHA

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com