Gazetaret e Focus Media Group dhe Shoqëria Civile kanë dalë në protestë para godinës së bllokuar të News24 nga policia prej tashmë tre ditësh.
Protesta nisi me fjalime të punonjësve të News24, të cilët kanë deklaruar se ndërpreja e sinjalit të këtij televizioni cenon fjalën e lirë.
Gazetari Osman Stafa u shpreh se janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrat e tyre.
Stafa theksoi se zgjedhja e godinave ku ndodhet Neës24 dhe Panorama TV ishte e qëllimtë për ngritjen e fabrikës së armëve.
“Neës24 prej 3 ditësh nuk transmeton. Janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrë. Gazetari nuk ka armë në dorë, por mikrofon. I ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve, Neës24 ka denoncuar moment pas momenti edhe ngjarjet korruptive që janë të shumta në Shqipëri.
Kjo është e qëllimtë, po ndodh sepse News24 nuk qëndron në linjën që qeveria kërkon. Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer dilni jashtë”, tha Stafa.
Ndërsa drejtoresha e Neës24 Anila Jole, ka deklaruar se tronditja e saj është jo vetëm profesionale, por edhe personale.
“Kam parë këtë televizion të rritet dhe të bëhet më i besueshëm për shqiptarët. Kurrë nuk e mendova se dita e fundit e punës time do të ishte në këtë mënyrë,” tha ajo ne protestën e organizuara para godinës se uzurpuar.
- Myzyraj: Rasti i News24 mund t’i ndodhë edhe mediave të tjera
Po ashtu fjalim mbajti edhe kreu i AGSH, Isa Myzyraj, i cili tha se News24 nuk është e para që përballet me këtë situatë, por s’do të jetë as e fundit
“News24 nuk është e para që përballet me këtë situatë, por s’do të jetë as e fundit.
IKMT, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e përfshira të ndalojnë veprimet që sjellin pasoja për televizionin.
Sot jemi këtu për tu solidaruar me kolegët dhe me cdo koleg që përballet nesër me këtë situate. Ne do ta vazhdojmë këtë rezistencë. Kolegët e Neës24 nuk janë vetëm.
Sot është Neës24, kush do e mendonte se media më e madhe informative në vend do të përballej me police e ushtarë. Kushdo që mundohet ta sfumojë nesër do përballet me police në redaksitë e tyre”, tha ai.
- Klodiana Lala: News24 do të ringrihet
Gazetarja Klodiana Lala, në protestën para godinës së News24, theksoi “do ta ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”.
Ajo shtoi se sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër.
Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison.
Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët.
Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, New24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.
- Protesta, Zhupa: AMA të kërkojë mbledhjen urgjente të Parlamentit
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, në protestën para godinës së News24 ka deklaruar se kjo është fatura që pagoi televizioni për shkak se nuk pranoi të nënshtrohej.
Më tej ajo i bëri thirrje AMA-s që të kërkojë mbledhjen urgjente të Parlamentit
“Është një nga ato raste ku nuk do të doja të isha në ambientet e News24. Gjithmonë kam ardhur sepse ka qenë një dritare e lirisë, një dritare e debatit, por sot është një ditë e trishtë për median, për lirinë, sot jemi më pak të lirë dhe demokratikë.
News24 sot nuk ka mundësi të mbrojë interesin publik, të ushtrojnë profesionin e tyre, sot nuk është e mundur që lajmi të jepet për publikun, është intresi I publikit që të ketë mundësi të shprehet,
Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, e dime se cfarë presioni iu bë duke iu shkatërruar element të tjetrë. Por nuk pranoi, nuk pranoi, nuk iu nënshtrua dhe mori faturën financiare, me vendosjen e policies tek dera dhe duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë profesionin e tyre,
Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë, duke kërkuar nga Parlamenti të mblidhet në mënyrë urgjente. Nuk bëhet fjalë për një biznes, por për fjalën e lirë.
Do të jemi krah jush për t;ju mbështetur, që liria e shprehejes të fitojë dhe që News24 të vazhdojë të transmetojë për opinionin publik.“, tha Zhupa.
- Moderatoret: Jemi optimiste, sinjali i News24 do të rikthehet
Moderatorja Ola Bruko shprehu optimizëm për rikthimin e sinjalit të News24, ndërsa theksoi angazhimin e stafit për të vazhduar punën pavarësisht sfidave.
“Shpresoj që sinjali i News24 të kthehet, jam shumë optimiste. News24 është më i fortë se kurrë,” u shpreh Bruko në protestën para godinës së televizionit.
Ajo theksoi se gazetarët janë njerëz si gjithë të tjerët, pa përkatësi politike, dhe se roli i tyre është të transmetojnë zërin dhe shqetësimet e publikut.
“Ne duam të punojmë, ne jemi njerëz si ju, por nuk i përkasim politikës, por gazetarisë. Ne ju kemi përcjellë çdo shqetësim që na keni adresuar. Jemi ne zëri juaj,” tha ajo, duke falenderuar të gjithë ata që ishin mbështetje në këtë moment të vështirë.
Po ashtu edhe moderatorja tjetër e News24, Nisida Tufa ka deklaruar se asnjëherë nuk ka e braktisur studion, as kur ka rënë tërmet apo kur ishte në kushte të vështira shëndetësore.
“News24 është një institucion dhe duhet të qëndrojë për të vërtetën,” theksoi ajo, duke shtuar: “Ne dimë të bëjmë atë që bëjmë më mirë: lajmin. Dhe sot, fatkeqësisht, u bëmë vetë lajmi.”
- Gazetarët në protestë, IKMT shemb dhe dëmton transmetimin e TV, preken serverat e arkiva
Në një kohë që zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar brutalitetin duke shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.
IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit më të madh informativ në Shqipëri.
Siç shikoni nga pamjet ndërhyrjen brutale të IKMT ndaj një medie të rëndësisë kombëtare që prej vitesh ka raportuar ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri, Rajon dhe Botë.
Ekspertët e News24 flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me te cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.
- Salianji: Fikja e sinjalit të News24, atentat ndaj fjalës së lirë!
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili iu bashkua protestës së gazetarëve dhe shoqërisë civile paraditen e sotme para godinës së News24, shkruan se ky është një sulm dhe atentat i hapur ndaj fjalës së lirë.
Salianji thekson në Facebook, se qeveria ushtroi dhunë brutale me polici e ushtri për të censuruar dhe mbyllur veprimtarinë e News24.
Ai shprehet se pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve..
Ndërsa shtoi se “liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë”.
“Sulmi dhe dhuna brutale e qeverisë me polici e ushtri për të censuruar, bllokuar sinjalin e mbyllur veprimtarinë e News24 dhe ndaluar punën dhe raportimin e gazetarëve të Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare është një sulm dhe atentat i hapur ndaj fjalës së lirë. Sot isha pranë gazetarëve e punonjësve të medias në protestë kundër këtij akti tipik të regjimeve që kanë frikë nga e vërteta. Pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve. Por liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë”, deklaroi Salianji në një postim në Facebook.