• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama-Tahiri, pakti u krye, Reforma në Drejtësi lindi pa jetë!

19:01 : 28/05/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nga e hëna e kësaj jave, Saimir Tahiri do të ndjekë tërësisht i qetë hetimin e nisur ndaj tij për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe korrupsion të lartë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita që në muajin Dhjetor 2017.

Ish-ministri i Brendshëm, njeriu më i afërt i Edi Ramës në mandatin e tij të parë qeverisës, është zyrtari më i lartë i akuzuar për këto vepra penale. Por, gjithashtu, Saimir Tahiri shënon edhe rastin e parë se si, Reforma në Drejtësi, e gjithëpritur nga opinioni vendas dhe i sponsorizuar nga partnerët ndërkombëtarë, rezulton një dështim total.

Tahiri ka qenë ministri më i akuzuar nga opozita për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge me kushërinjtë e tij Habilaj. Në çdo rast, për 4 vjet, qeveria “Rama” dhe vetë Saimir Tahiri e mohuan, madje ironizuan këto denoncime të opozitës. Deri në Tetor 2017, kur nga Prokuroria e Katanias erdhën dëshmitë serioze për bashkëpunimin e Tahirit me narko-trafikantët Habilaj.

Nga një pozitë ironizuese, maxhoranca e Edi Ramës kaloi në pozicion sulmues dhe denigrues ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët paraqitën në Parlament kërkesën për autorizim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Gjithësesi, prokurorët arritën që të korrnin një fitore të vogël, bllokimin e pasaportës së Tahirit.

Lexo edhe:

‘Plaçkitësit i sulen’ Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat për fshat turistik

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen…

Maxhoranca, ndërkohë, e humbi qetësinë, aq sa u përfshi në një proces ektra-ligjor për emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, të cilën e kishin shumë lehtë për ta kontrolluar.

Opozita PD-LSI e kundërshtoi me forcë emërimin e Arta Markut, jo thjesht si emër, por si proces, i cili do të ndikonte në zbutjen e pozitës proceduriale të Tahirit. Dhe, në fakt, gjërat ecën thuajse ashtu siç ishin parashikuar nga opozita.

Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, Saimir Tahirit i rikthehet pasaporta. Në vijim, me një firmë tërësisht anti-ligjore të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u ekstradua drejt Italisë Nezar Seitaj, i konsideruar si “financieri i Habilajve” dhe një bashkëpunëtor i mundshëm i prokurorisë shqiptare për të zbërthyer bashkëpunimin e organizatës kriminale me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Pra, duket qartë që mekanizmat politikë kishin nisur zbatimin e tyre për të mundësuar lehtësimin e Tahirit nga akuzat.

Pas një periudhë pauze gati 2-mujore, çështja “Tahiri” rikthehet në skemë. Edi Rama priste një fjalë të mirë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Por, në këmbim të kësaj fjale të mirë, ai duhet të bindte skeptikët europianë se nuk po e mbronte Tahirin. Nga Tahiri ish-ministër kampion, tashmë Rama po punonte për prangosjen e tij, duke e shndërruar në kurbanin e negociatave. Por, edhe Tahiri rezultoi që nuk ishte lojtar i dobët. Jo për shkak të përvojës së tij politike, por për shkak se dyshja Rama-Tahiri ka bërë gjithçka bashkë gjatë mandatit të parë. Pra, Tahiri e dinte se rrëzimi i tij do të shoqërohej me rrëzimin e Ramës. Dhe, nuk e la rastin që t’i ikte nga duart.

Ai doli në një konferencë për median, ku, duke dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, lëshoi të gjithë sinjalet e nevojshme për t’i lënë të kuptohet ish-shefit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama se secili do të kishte radhën e tij.

Sërish në lojë u rikthyen ndërmjetësit, të cilët kërkuan nga Tahiri mirëkuptimin që të “goditej vetëm pak dhe përkohësisht”. Mirëkuptimi u gjet. Saimir Tahiri për disa ditë qëndroi në “arrest në shtëpi”, derisa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e riktheu sërish të lirë dhe, kësaj radhe, me shumë mundësi, përherë.

Pra pakti u krye! Rama-Tahiri e gjetën gjuhën e përbashkët, ashtu siç e gjetën kur së bashku ndoqën politikën shtetërore për kanabizimin e vendit. Dhe….nëse dështon hapja e negociatave me BE-në në qershor…fajin e ka opozita?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Plaçkitësit i sulen’ Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat për fshat turistik

15:30 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen…

15:24 : 06/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

15:15 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi, Bardhi: SPAK të rikërkojë arrestimin

15:07 : 06/06/2026
BOTA

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, “tallet” Hunter Biden: I ranë bateritë

15:03 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Qindra qytetarë protestojnë në Londër: Rama dhe Berisha në burg

14:36 : 06/06/2026
Para

Nëse i dashuri yt i bën këto 14 gjëra, mos e lësho kurrë

TË GJITHA

‘Plaçkitësit i sulen’ Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat për fshat turistik

15:30 : 06/06/2026

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen…

15:24 : 06/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

15:15 : 06/06/2026

Sekuestrimi i vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi, Bardhi: SPAK të rikërkojë arrestimin

15:07 : 06/06/2026

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, “tallet” Hunter Biden: I ranë bateritë

15:03 : 06/06/2026

Zvërneci/ Qindra qytetarë protestojnë në Londër: Rama dhe Berisha në burg

14:36 : 06/06/2026

Shqiptari ekstradohet nga Serbia në Greqi, grabiti dhe asfiksoi një 65-vjeçar në Selanik

14:25 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetholiganbetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş