• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, deklaroi se prej vitesh Tirana zyrtare nuk i është përgjigjur kërkesës për të ofruar hemodializë falas për shtetasit e Kosovës, ndërkohë që qytetarët e Shqipërisë e marrin këtë shërbim në Kosovë.

Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa përgjigje.

“Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018. Qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në Spitalin e Gjakovës, por edhe në atë të Prizrenit. Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë, përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që ky shërbim të ofrohet edhe për qytetarët nga Kosova kur shkojnë në pushime. Akoma nuk kemi marrë përgjigje në këtë drejtim,” u citua nga mediat Vitia të premten, gjatë inaugurimit të një qendre të re për hemodializë në Podujevë.

Ai tha se për këtë çështje kishte pasur një bisedë telefonike me ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe i ishte premtuar angazhim maksimal për realizimin e marrëveshjes, por pa një afat konkret.

Të dhënat nga shërbimet shëndetësore në Kosovë, siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm, tregojnë se deri në qershor të këtij viti, 842 shtetas shqiptarë kanë marrë shërbimin e hemodializës falas në Gjakovë dhe Prizren. Vetëm në repartin e hemodializës në Prizren trajtohen aktualisht 16 pacientë nga Kukësi, të cilët kryejnë minimalisht 13 seanca në muaj, sipas protokollit mjekësor. Përtej këtij shërbimi, dhjetëra qytetarë të qarkut Kukës marrin prej kohësh shërbime të tjera mjekësore në spitalet e Kosovës.

Lexo edhe:

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu (Hoxha), tha në qershor, në një bisedë me BIRN, se shpenzimet për këto shërbime janë një barrë financiare për institucionin, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka inkurajuar të vazhdojë t’u shërbejë edhe pacientëve nga Shqipëria.

Situata, ndërkohë, është e ndryshme për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri. Në rastin më të mirë, ata duhet të paguajnë 120 euro për çdo seancë dialize, ndërsa në disa raste nuk u ofrohet shërbimi fare. Shërbimi i hemodializës në Shqipëri është pothuajse i privatizuar, përmes një koncesioni 10-vjeçar të dhënë nga qeveria “Rama”.

BIRN i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për koment mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kishte marrë përgjigje.

/BIRN

Etiketa: hemodializaKosovaministria e shendetesisepagesareciprocitetsherbimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

08:58 : 30/05/2026
RAJONI

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

19:44 : 27/05/2026
RAJONI

Kurti: Do planifikojmë rrogë të 14-të për punëtorët në Kosovë!

11:24 : 25/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
RAJONI

Kosova skeptike për integrimin gradual: Jo dhoma pritjeje

19:21 : 22/05/2026
Para

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

TË GJITHA

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom