• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/08/2025
në HOROSKOPI, SHOW BIZ

Dashi

Dashuria: Yjet do t’ju japin energji pozitive në çdo fushë. Do ndiheni plot jetë, optimizëm dhe gati për të përjetuar emocione të forta. Në çift, do përjetoni një ditë të mbushur me pasion e përkëdheli. Lidhja juaj do marrë një hov të ri dhe do ndiheni sikur po jetoni një ëndërr. Për beqarët, emocionet nuk do mungojnë dhe mund të lindë një histori dashurie që ka kohë që e prisni.

Puna dhe financat: Projekti që keni nisur kërkon shumë përkushtim dhe durim. Mos u dorëzoni, sepse përpjekjet e sotme do shpërblehen shumëfish në të ardhmen. Në planin financiar, ndonëse nuk keni vështirësi serioze, disa shpenzime të domosdoshme mund ta lëkunden pak ekuilibrin ekonomik.

Shëndeti: Do ndiheni më energjikë se zakonisht, por shmangni lodhjen e tepërt dhe flini mjaftueshëm për të ruajtur këtë ritëm pozitiv.

Këshilla e ditës: Besoni në forcat tuaja dhe mos lejoni që lodhja t’ju ndalë përpara suksesit.

Demi

Dashuria: Sot do jeni më këmbëngulës dhe do përpiqeni të impononi mendimin tuaj mbi të tjerët, gjë që mund të sjellë tensione. Në çift, pasioni do jetë më i zbehur, por do mbizotërojë harmonia. Mos ushtroni presion mbi partnerin dhe tregohuni më të butë. Beqarët do kenë disa takime interesante që mund të zgjojnë ndjenja të reja.

Lexo edhe:

Hëna e plotë në Ujor/ Si do ndikojë tek secila shenjë horoskopi

Ndryshime të mëdha për 3 shenja të horoskopit, i hapin rrugën dashurisë

Puna dhe financat: Do vazhdoni qetësisht me projektet tuaja dhe nuk do përballeni me sfida të mëdha. E rëndësishme është të qëndroni të motivuar dhe të mos dorëzoheni. Në planin financiar, kujdes me shpenzimet për shtëpinë dhe shëndetin — ato mund të sjellin një tronditje të lehtë në buxhet.

Shëndeti: Mund të ndjeni një lodhje të lehtë ose stres emocional. Shmangni debatet dhe bëni diçka që ju relakson, si një shëtitje në natyrë apo pak muzikë e qetë.

Këshilla e ditës: Kontrolloni dëshirën për të pasur gjithmonë të drejtë. Ndonjëherë toleranca është çelësi i paqes.

Binjakët

Dashuria: Dita do të jetë shumë e veçantë për ndjenjat dhe zemra juaj do rrahë fort. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni keqkuptimet apo reagimet impulsive t’ju krijojnë probleme. Tregohuni të matur dhe komunikoni qartë. Beqarët do kenë shanse të shumta për takime, dhe një prej tyre mund të bëhet më shumë se një njohje kalimtare.

Puna dhe financat: Në punë mund të hasni disa pengesa, por falë ndihmës së kolegëve, gjithçka do zgjidhet. Qëndroni të përqendruar dhe mos humbni durimin. Në aspektin financiar, buxheti do jetë më i mirë se sa kishit parashikuar dhe mund të bëni disa investime të nevojshme.

Shëndeti: Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, por mos neglizhoni ushqimin e shëndetshëm dhe hidratimin. Mund të keni pak lodhje në mbrëmje.

Këshilla e ditës: Mos e lini fatin në duart e rastësisë – sot është dita për të marrë kontrollin dhe për të bërë zgjedhje të zgjuara.

Gaforrja

Sot mund të ndiheni të lodhur emocionalisht dhe pa shumë dëshirë për të ndërmarrë veprime. Megjithatë, ndikimi i planetëve do jetë pozitiv dhe do ju ndihmojë të ndryshoni gjendje.

Në çift, do lini pas frikërat dhe do flisni hapur për ndjenjat. Partneri do e vlerësojë sinqeritetin tuaj dhe do afrohuni më shumë.
Beqarët, do keni takime interesante, por shmangni premtimet e nxituara pa qenë të sigurt për ndjenjat tuaja.

Në punë, disa hapa mund të mos sjellin rezultatet e pritshme, duke ju bërë të ndiheni të zhgënjyer. Nëse jeni në një pozicion të ri pune, pritshmëritë do stabilizohen gradualisht.

Financat do përmirësohen falë disa mundësive të mira që do ju shfaqen. Mbani nën kontroll shpenzimet për të shmangur vështirësi më vonë.

Shëndeti: Mund të ndiheni të dobët ose të lodhur emocionalisht. Pushoni më shumë, hani ushqime të shëndetshme dhe përpiquni të flini mirë gjatë natës.

Këshilla e Ditës: Mos e mbani përbrenda atë që ndjeni. Liria e shprehjes emocionale është një çelës i fuqishëm për paqe të brendshme.

Luani

Gjatë kësaj dite do përballeni me disa situata të sikletshme që mund t’ju mërzitin. Do ndiheni të pavendosur në disa momente, por gjithsesi do arrini të gjeni forcën për të vazhduar.

Në çift, do përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe do bëni lëshime për të shmangur konfliktet. Sakrificat e vogla do sjellin paqe të madhe.

Beqarët, nën ndikimin e favorshëm të Hënës, do ndiejnë emocione të bukura. Një takim i papritur mund të ndezë një shkëndijë të veçantë.

Në punë, detyrat do jenë të ndërlikuara, por me këmbëngulje do arrini t’i përballoni. Kujdes nga zilia e disa kolegëve.
Financat do stabilizohen falë përpjekjeve tuaja për menaxhimin me kujdes të buxhetit.

Shëndeti: Lodhja mendore mund të jetë e pranishme, prandaj merrni pak kohë për veten. Shmangni stresin dhe mbani larg konfliktet.

Këshilla e Ditës: Bëni sot një vepër të vogël dashamirësie — edhe gjestet më të vogla ndryshojnë botën rreth jush.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite, buxheti do ndikojë ndjeshëm në jetën tuaj në çift. Do ketë momente të këndshme, por edhe tensione të vogla për arsye financiare.

Nëse jeni në një lidhje, mos e lini pas dore komunikimin. Bisedoni hapur me partnerin për çdo shqetësim dhe kërkoni zgjidhje së bashku.

Beqarët, do jeni më këmbëngulës se kurrë për të gjetur dashurinë. Do vlerësoni karakterin dhe jo pamjen e jashtme. Ka gjasa të krijoni një lidhje të qëndrueshme me dikë që i përket të njëjtës shtresë sociale.

Në punë, do shfrytëzoni në mënyrë të zgjuar njohuritë tuaja dhe do ndiheni të vlerësuar.

Financat do përmirësohen ndjeshëm falë ndikimit pozitiv të Merkurit dhe vendimeve të matura që do merrni.

Shëndeti: Do ndiheni më mirë nga ana fizike, por mos neglizhoni kontrollin periodik. Shmangni dietat drastike dhe preferoni një regjim ushqimor të ekuilibruar.

Këshilla e Ditës: Mos e lejoni stresin financiar të dëmtojë marrëdhëniet tuaja. Kujtoni se bashkëpunimi sjell më shumë sesa kritika.

Peshorja

Disa lëkundje të vogla në planin financiar mund t’ju shqetësojnë disi sot, por nuk ka vend për panik: situata është kalimtare dhe do menaxhohet me maturi.

Lajm i mirë për jetën në çift: Saturni do ndalojë së ushtruari ndikimin e tij të ftohtë dhe marrëdhënia me partnerin do nisë të ngrohet. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do marrin jetë të re.

Nëse jeni ende beqarë, yjet do jenë bujarë me ju. Do keni takime të shumta interesante dhe mes tyre mund të shfaqet dikush që mund të bëhet pjesë e përhershme e jetës suaj.

Në sferën profesionale do përfundoni me sukses një projekt të nisur më herët. Aftësia për të argumentuar do ju ndihmojë të arrini atë që keni synuar.

Edhe financat do jenë në një fazë të qëndrueshme e të favorshme. Mos ngurroni të bëni shpenzimet e planifikuara dhe të shlyeni borxhet që keni.

Shëndeti: Do ndiheni më të lehtësuar dhe më energjikë. Largimi i stresit financiar do ndikojë pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Kujdesuni për dietën dhe mos anashkaloni gjumin cilësor.

Këshilla e ditës: Mos e mbani të fshehur dashamirësinë që ndjeni. Jepini mundësinë zemrës të flasë me sinqeritet.

Akrepi

Dita do ju kërkojë përkushtim maksimal. Do ndiheni herë pas here të ngarkuar dhe nën presion, por energjia që do vini në punë do japë frytet që prisni.

Beqarët janë në ditën e tyre me fat: do tërhiqni vëmendjen kudo që të shkoni dhe do ndiheni si magnet për ata që kërkojnë dashuri. Jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo është koha për të vepruar.

Ata që janë në një lidhje do gëzojnë një atmosferë të qetë dhe të qëndrueshme. Mbroni këtë harmoni me kujdes dhe kujdesuni për detajet që forcojnë lidhjen.

Në punë, priten sfida jo të vogla, por vendosmëria juaj do jetë çelësi i suksesit. Jupiteri do ndikojë në menaxhimin e financave dhe do ju bëjë më të kujdesshëm me shpenzimet. Llogaritni mirë çdo hap dhe shmangni rreziqet e panevojshme.

Shëndeti: Stresi dhe lodhja mund të lënë gjurmë në organizëm, ndaj gjeni kohë për pushim dhe meditoni për të rigjetur ekuilibrin mendor. Shmangni mbingarkesën dhe ushqehuni në mënyrë të rregullt.

Këshilla e ditës: Jo çdo përpjekje duhet të jetë betejë. Nganjëherë forca qëndron në qetësinë për të zgjedhur betejat e duhura.

Shigjetari

Me një shpirt të ndezur dhe ide të freskëta, sot do ndiheni më të frymëzuar se kurrë. Do jeni të palëkundur në qëllimet tuaja dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat që keni synuar. Jeta në çift do lulëzojë në një atmosferë pasioni e romancë. Beqarët do kenë mundësinë të takojnë dikë të veçantë, por kujdes: dashuritë e mëdha kërkojnë kujdes të madh. Mos lejoni që rastësia apo sipërfaqësorja të ju rrëmbejë atë që vlen vërtet.

Në punë do merrni një informacion me vlerë që do ju ndihmojë të ktheni situatën në favorin tuaj. Priten përparime të rëndësishme. Edhe nga ana financiare gjithçka do duket më e qartë dhe e qëndrueshme. Është një moment i mirë për të bërë investime me mendje të kthjellët.

Shëndeti: Energjia do jetë në nivele të larta, por mos harroni të ruani balancën trup-mendje. Aktiviteti fizik dhe frymëmarrja e thellë do ju ndihmojnë të qëndroni në formë të mirë.

Këshilla e ditës: Frymëzimi qëndron brenda jush – mos prisni momentin ideal, krijojeni vetë atë.

Bricjapi

Sot do jeni më të kujdesshëm në çdo veprim që ndërmerrni. Mendimi i dyfishtë përpara çdo hapi do ju ndihmojë të shmangni gabimet. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri do krijojë kushtet ideale për komunikim të thellë dhe të qetë me partnerin. Mos e privoni veten nga bisedat e sinqerta — merrni kohën që ju duhet për të sqaruar çdo gjë. Nëse jeni beqarë, mund të ndodhë një takim i rëndësishëm, por mos merrni vendime të nxituara; lëreni kohën të flasë.

Në punë do tregoheni tepër profesionistë dhe të vendosur. Do përballeni me çdo sfidë pa u dorëzuar, madje do mbroni idetë tuaja edhe nëse ndiheni të vetëm përballë të tjerëve. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shmangni shpenzimet e panevojshme.

Shëndeti: Energjia do jetë e qëndrueshme, por mund të ndiheni pak të lodhur mendërisht nga ngarkesa e ditës. Merrni pak kohë për të pushuar dhe për të rigjeneruar trupin e mendjen.

Këshilla e ditës: Shprehni mendimet tuaja me qetësi, por mos hiqni dorë nga bindjet që e dini se janë të drejta. Diplomacia është çelësi i suksesit sot.

Ujori

Sot do ndiheni më bujarë dhe më optimistë se zakonisht. Do e shihni botën me sy më të mirë, por gjithsesi mbani një dozë të vogël kujdesi për të shmangur zhgënjime.

Nëse jeni në një lidhje, Saturni do sjellë stabilitet dhe kthjelltësi. Nuk do jeni më aq ëndërrimtarë, por do vlerësoni realitetin dhe mund të zbuloni tek partneri cilësi që më parë s’i kishit vënë re.

Beqarët do përjetojnë një surprizë të madhe emocionale — diçka që mund të ndryshojë rrjedhën e jetës sentimentale.

Në punë do tregoheni të palëkundur dhe me vullnet të hekurt, duke i impresionuar të gjithë. Marsi do ndikojë pozitivisht në fushën financiare duke sjellë përmirësim të ndjeshëm.

Shëndeti: Do ndiheni të fortë dhe vitalë. Sidoqoftë, mos neglizhoni pushimin. Një shëtitje në ajër të pastër ose një aktivitet relaksues do ju bëjë shumë mirë.

Këshilla e ditës: Optimizmi është një forcë e madhe, por mos harroni ta balanconi me zgjuarsi dhe pragmatizëm.

Peshqit

Sot mund të ndiheni më kërkues ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht më të mbyllur emocionalisht. Kjo sjellje mund të krijojë distanca dhe keqkuptime. Nëse jeni në një lidhje, do ndjeni nevojën për më shumë stabilitet dhe siguri. Hapni zemrën dhe flisni hapur me partnerin — do kuptoni që ai është i gatshëm të plotësojë dëshirat tuaja. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa të mëdha.

Në punë do kërkoni vazhdimisht ndihmën e kolegëve, por kujdes: mos e teproni, sepse rrezikoni të krijoni tensione dhe të humbni mbështetjen e tyre. Financat do jenë mesatare; tregohuni të matur në çdo lëvizje.

Shëndeti: Shëndeti fizik është i mirë, por stresi dhe ndjenja e pasigurisë mund të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale. Praktikoni relaksim dhe përkushtojuni më shumë kohës për veten.

Këshilla e ditës: Jepni atë që kërkoni — mirëkuptimin, sinqeritetin dhe mbështetjen. Vetëm kështu do krijoni lidhje të vërteta dhe të qëndrueshme.

Etiketa: 7 Gusht 2025dashurie enjtefathoroskopiparashikimiretrogradshenjatvirgjereshayje

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Hëna e plotë në Ujor/ Si do ndikojë tek secila shenjë horoskopi

14:58 : 07/08/2025
HOROSKOPI

Ndryshime të mëdha për 3 shenja të horoskopit, i hapin rrugën dashurisë

12:08 : 06/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:14 : 05/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor/ Shenjat që do të shijojnë sukses dhe ato që do të përballen me pengesa

11:45 : 04/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
Para

Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

VIDEO/ Fusha kthehet në “arenë boksi”, plas grushti në miqësoren Betis–Como

18:48 : 07/08/2025

Zyrtarja e KE-së thotë se kriza në Gazë “ngjan shumë” me gjenocid

18:42 : 07/08/2025

Ndalohet importi i shpendëve dhe derrave të prekur nga murtaja afrikane

18:25 : 07/08/2025

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025

U hodh me kokë në det nga një shkëmb i lartë, plagoset 12-vjeçari tek Gjiri i Gramës

17:54 : 07/08/2025

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

17:39 : 07/08/2025

Zyrtare/ Vora “freskon” sulmin, firmos me futbollistin e Kombëtares U-21

17:25 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com