• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025
në SPORT

Partizani ka prezantuar sot para mediave trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç, i cili që në fjalët e tij të para bëri të qartë se kishte ardhur me objektivin e qartë për të luftuar për titullin kampion me të kuqtë.

“Dua të falënderoj drejtorin për fjalët e mira dhe presidentin për mundësinë që të punoj në një klub kaq të madh siç është Partizani. Unë kthehem pas 8 vitesh në Shqipëroi, eksperienca në dy klubet e para ishte shumë e mirë.

Gjithashtu besoj se njerëzit në klubet ku isha trajner më parë ishin shumë të kënaqur dhe besoj se mund të bëj tifozët në gjithë Shqipërinë të jenë të lumtur në fund të sezonit.

Padyshim kur punon në një klub të madh objektivi i vetëm është titulli. Kjo është arsyeja pse vendosa ta pranoja këtë ofertë se në 4 vitet e fundit kisha mundësinë të punoja në klubin më të mirë në Malin e Zi dhe të fitoja dy herë titullin, një herë Kupën, kishim një vit shumë të mirë në Europë.

Mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit që vendosin në klub më zgjodhën mua. Padyshim është shumë e lehtë të thuash kur je i ulur këtu që unë e dua këtë gjë. Shumë klube duan të njëjtën gjë, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën që të përfundojmë në fund aty ku duam.

Lexo edhe:

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

A ka kohë dy javë nga starti? Padyshim, edhe po ta nisja nga fillimi, të gjithë trajnerët duan më shumë kohë. Por ne kemi këtë kalendar që pas dy ndeshjeve kemi shkëputje për ekipet kombëtare dhe besoj se pas kësaj shkëputje mund të ndryshoj gjërat siç dua.

Merkato? Është dita e parë, duhet të shohim ata që kemi fillimisht. Lojtarët që janë këtu e meritojnë dhe kanë cilësi, padyshim. Dua të filloj punën me të dhe të shohim. Padyshim është e nevojshme por do të bëjmë gjithçka bashkë me drejtorin.

Nuk jem personi që bën premtime të mëdha. Por unë mund t’u premtoj që do të mundohem të ndërtoj një ekip që do të luftojë çdo ndeshje dhe të luftojë 90 minuta për objektivin tonë. Padyshim kur je te Partizani, kjo është të marrësh tre pikët në çdo ndeshje.

A e di ku jam? Jemi në klubin më të madh të vendit.

Titulli? Padyshim ky është objektivi, edhe kur fola me presidentin më tha që do të jetë shumë e vështirë se shumë klube në këtë sezon e duan, kanë investuar për lojtarë, për stafin. Por Partizani duhet të luftojë çdo vit për trofe. Është e lehtë të themi tani që do luftojmë për titullin. Por duhet të punojmë fillimisht. Fillimisht dua t’i kaloj idenë lojtarëve që të besojnë te kjo ide dhe që duhet të luftojnë për këto ngjyra që në ditën e parë.

Në çdo klub trajneri është i rëndësishëm, por për çdo trajner janë lojtarët më të rëndësishmit. Nëse i bëj të lumtur që të punojnë me mua, të besojnë te kjo, të krijojmë një grup të fortë, është shumë më e lehtë për trajnerin.

Të jem i sinqertë, për mua është një sfidë për mua të shoh si mund të përmirësoj lojtarët. E dini më mirë se unë që Partizani ka lojtarë të rinj me potencial dhe sidomos pas atyre transferimeve të viteve të fundit, kanë mundësinë që të shkojnë në klube më të mëdha në Europë. Gjatë punës time në Malin e Zi, kam promovuar, nuk them vetëm unë por edhe klubi, shumë të rinj që kanë firmosur me Juventusin, Lensin, Hamarbi, Mançesterin… Ndaj është përsëri një sfidë për mua të bëj të njëjtat gjëra këtu. Herën e parë te Luftëtari ia dola. Bregu, Abazaj, Aleksi, Rroca ishin të gjithë të rinj por pas disa vitesh bënë një karrierë shumë të mirë.

Kur vjen në një klub të madh je nën trysni, por trajneri nuk e zgjedh kohën. Kur të thërret Partizani, a thuhet jo? Nuk besoj se ndonjë trajner do i thoshte Partizanit “jo””, tha ndër të tjera Milinkoviç.

Etiketa: Mladen MilinkoviçPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

15:43 : 06/08/2025
SPORT

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

19:23 : 04/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
SPORT

Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë pas eliminimit

19:15 : 31/07/2025
SPORT

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e ri

16:49 : 29/07/2025
Para

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

TË GJITHA

Ngrohja globale nuk ndalet! Korriku 2025 ndër muajt më të nxehtë ndonjëherë

15:06 : 07/08/2025

Hëna e plotë në Ujor/ Si do ndikojë tek secila shenjë horoskopi

14:58 : 07/08/2025

“Po luftojmë bashkë”/ Egla Ceno tregon sfidën me shëndetin e nënës

14:46 : 07/08/2025

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

14:41 : 07/08/2025

Vdekja e të paraburgosurit te “Jorda Misja”, Komiteti i Helsinkit: Ministria e Drejtësisë ta hetojë

14:13 : 07/08/2025

Trump dhe Putin drejt një takimi të afërt, Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes

14:06 : 07/08/2025

I dënuar në Maqedoni për plagosje, kapet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

13:47 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com