• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

15:37 : 06/08/2025
në BOTA

Aleatët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po ushtrojnë presion mbi ushtrinë izraelite për të nisur një ofensivë të re në Gaza, me qëllim potencialisht rikthimin e kontrollit të plotë mbi territorin, ndërsa shfaqen mosmarrëveshje të mëdha midis qeverisë dhe udhëheqjes ushtarake të vendit.

Ministrat e kabinetit madje kanë marrë hapin e pazakontë duke insisituar publikisht që ushtria të zbatojë të gjitha urdhrat që do të marrë nga qeveria, duke përfshirë edhe pushtimin e pjesëve të mbetura të Gazës që nuk janë ende nën kontrollin izraelit.

Netanyahu zhvilloi të martën një konsultë tre-orëshe me disa nga komandantët më të lartë, përfshirë Eyal Zamir, shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), para një takimi zyrtar të plotë të kabinetit të sigurisë që është planifikuar për të enjten.

Izraeli ka kërcënuar të zgjerojë ofensivën ushtarake në zona të tjera të Gazës në përpjekje për të rritur presionin mbi Hamasin dhe për të detyruar grupin militant të lirojë pengjet izraelite që ende mbahen.

Disa ministra të Netanyahu-t kërkojnë një rikthim të plotë të pushtetit mbi territorin e shkatërruar, një hap që ushtria izraelite dihet se e kundërshton, pasi mund të rrezikojë jetën e pengjeve, të tejngarkojë forcat tokësore të lodhura nga lufta dhe t’i ngarkojë Ushtrisë përgjegjësinë e plotë të administrimit të territorit.

Lexo edhe:

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

“IDF është e gatshme të zbatojë çdo vendim të marrë nga kabineti i sigurisë,” tha zyra e Netanyahu-t në një deklaratë të shkurtër të martën në mbrëmje, ndërsa raportime anonime në mediat izraelite përshkruajnë një mosmarrëveshje të fortë midis kryeministrit dhe Zamir-it.

Netanyahu e emëroi Zamir-in në mars, pas largimit të paraardhësit të tij Herzi Halevi (gjatë mandatit të të cilit ndodhi sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023) si pasojë e mosmarrëveshjeve me qeverinë mbi strategjinë e luftës.

Zamir u promovua atëherë nga qeveria e Netanyahu-t si një gjeneral “ofensiv” që do të jetë më agresiv në drejtimin e fushatës ushtarake kundër Hamasit.

Itamar Ben-Gvir, ministri i sigurisë kombëtare me qasje të fortë i Netanyahu-t, tha të martën në një postim në X: “Shefi i Shtabit duhet të deklarojë qartë se do t’i përmbahet plotësisht udhëzimeve të nivelit politik, edhe nëse merret vendimi për të pushtuar të gjithë Gazën dhe për të mposhtur Hamasin.”

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz tha të mërkurën se shefi i Shtabit të IDF-së kishte “të drejtën dhe detyrën… të shprehë qëndrimin e tij në forumet e duhura”, por paralajmëroi se “pas marrjes së vendimeve nga niveli politik, IDF do të zbatojë me vendosmëri dhe profesionalizëm ato vendime… deri sa të arrihen objektivat e luftës.”

Bisedimet për një armëpushim pjesërisht 60-ditor midis Izraelit dhe Hamasit u prishën muajin e kaluar për shkak të akuza reciproke, me grupin militant që ashpërsoi disa nga kërkesat e tij dhe Netanyahu që refuzoi të garantojë se ndonjë marrëveshje do të çonte në një fund të plotë të konfliktit. Kryeministri izraelit kishte thyer më parë një armëpushim të shkurtër në mars dhe rifilloi ofensivën ushtarake në Gaza në përpjekje për të arritur “fitoren totale” ndaj Hamasit.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë tani kanë deklaruar se Hamasi nuk është i interesuar të arrijë një marrëveshje dhe se po shqyrtohen “opsione alternative” për lirimin e 50 pengjeve të mbetura, prej të cilëve besohet se 20 janë gjallë.

Netanyahu, me mbështetjen e dukshme të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ka refuzuar të përfundojë luftën derisa të kthehen të gjitha pengjet dhe Hamasi të ç’armatoset, qoftë përmes një marrëveshjeje të plotë ku grupi palestinez dorëzohet, apo përmes veprimeve ushtarake të shtuar.

Trump ka qenë i paqartë lidhur me mundësinë që Izraeli të zgjerojë ofensivën në 25% të mbetur të Gazës që nuk kontrollohet ende nga IDF, përfshirë qytetin e Gazës, qyteti Deir al-Balah dhe kampet qendrore të bregut. Shumica dërrmuese e 2.1 milion banorëve të territorit janë përqendruar në këto zona, me kushte humanitare shumë të vështira dhe grupe ndihme ndërkombëtare që paralajmërojnë për urinë.

Trump i tha gazetarëve të martën se fokusi i tij është “të sigurojë ushqim për njerëzit” në Gaza, por shtoi se ishte “gati çështje e Izraelit” nëse vendos të pushtojë plotësisht gjithë territorin.

Në mes të dënimeve ndërkombëtare në rritje ndaj Izraelit për luftën në Gaza, qeveria Netanyahu ndryshoi fundin e muajit të kaluar politikën për hyrjen e ndihmave në territor, duke lehtësuar kufizimet, hapur pika të reja kalimi dhe krijuar korridore të sigurta për përmirësimin e shpërndarjes.

Megjithatë, edhe kjo rrjedhë ndihmash, që palestinezët dhe grupet ndihmëse e konsiderojnë të pamjaftueshme, mund të rrezikohet në një ofensivë të re të IDF-së dhe evakuimin e detyruar të qindra mijëra civilëve, me Netanyahu-n që të dielën tha se ndihmat do të drejtohen “në zonat jashtë zonave të luftimeve dhe, sa më shumë që të jetë e mundur, në zonat jashtë kontrollit të Hamasit.”

Sipas një personi me njohuri të çështjes, IDF gjithashtu kundërshton krijimin e “qyteteve humanitare” që propozohen nga Katz dhe ministrat e tjerë për jugun e Gazës, ku do të mund të zhvendosej pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës.

Megjithatë, një zyrtar izraelit paralajmëroi se deklaratat dhe mosmarrëveshjet publike të fundit midis qeverisë dhe IDF-së, duke përfshirë kërcënimin për pushtimin e plotë, janë gjithashtu një mënyrë për të shtuar presionin mbi Hamasin që të kthehet në negociata.

“Do ta zgjerojnë ofensivën,” tha zyrtari duke iu referuar qeverisë. “Por bëhet fjalë për zgjerim ushtarak dhe presion ndaj Hamasit.”

Analistët ushtarakë spekuluan se, përveç pushtimit të plotë, komandantët e lartë të IDF-së do të rekomandojnë një zgjerim më të kufizuar të fushatës në qytetin e Gazës dhe zonën qendrore, duke përfshirë sulme tokësore të synuara dhe sulme ajrore precize.

Analistët vlerësojnë se marrja e kontrollit të plotë mbi Rripin e Gazës do të kërkonte dislokimin e disa divizioneve këmbësorie dhe tankesh, përfshirë thirrjen e njësive shtesë rezerviste, shumë prej të cilëve kanë qenë në luftë për qindra ditë që nga fillimi i luftës 22 muaj më parë.

Ditët e fundit, Zamir në fakt ka reduktuar praninë e forcave të IDF-së brenda Gazës, ka kufizuar kohëzgjatjen e shërbimit për ushtrinë e detyruar pas reagimeve publike dhe ka deklaruar zyrtarisht qëllimin që ushtria të pushojë dhe të rehabilitohet gjatë vitit të ardhshëm.

Në përballje me këto mosmarrëveshje publike me qeverinë e Netanyahu-t, djali dhe këshilltari i kryeministrit, Yair Netanyahu, shkroi të hënën në X se kjo ishte e ngjashme me një “rebelim dhe tentativë grushti shteti ushtarak që i përket një republike bananash në Amerikën Qendrore në vitet ’70”, duke shtuar se ishte ministri i mbrojtjes Katz, dhe jo babai i tij, që e kishte emëruar Zamir-in./Financial Times

Etiketa: Benjamin NetanjahuBenjamin NetanyahuGazaIzraelistrategjiaushtria

Lajme të lidhura

BOTA

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025
BOTA

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

17:32 : 06/08/2025
BOTA

Bilanc tragjik në Gaza, 138 viktima brenda 24 orëve

15:46 : 06/08/2025
BOTA

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën

19:16 : 05/08/2025
BOTA

Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për pushtimin e Gazës

16:20 : 05/08/2025
Para

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

TË GJITHA

SHBA/ Të shtëna me a*më në bazën ushtarake në Georgia, plagos*n pesë ushtarë

19:07 : 06/08/2025

Pas Ardon Jasharit, Tare synon një tjetër futbollist shqiptar për Milanin

18:59 : 06/08/2025

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025

Kleriku i vetëshpallur Nikolla Xhufka nxit polemika në Kosovë: Ai është mashtrues!

18:43 : 06/08/2025

Italia miraton ndërtimin e urës gjigante, do të lidhë Siçilinë me pjesën tjetër të vendit

18:33 : 06/08/2025

PSG bën gati goditjen e bujshme në merkato, 70 mln euro për 18-vjeçarin portugez

18:31 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com