Biznesmeni Krenar Çoçaj, duket se e ka “harruar” shpejt ish të dashurën e tij, moderatoren Luana Vjollca, pasi nuk ka kaluar shumë kohë për të gjetur një “dashuri” të re.
Ai është kapur “mat” duke kaluar pushimet në Ibiza në shoqërinë e Endi Demnerit, fituese e kurorës Miss Universe Albania 2023. Dyshja janë parë bashkë në momente relaksi, duke konfirmuar zërat për një lidhje të re mes tyre.
Dyshja e ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjetin social Instagram, teksa prej kohësh përflitej për një romancë mes tyre, ku duket se tashmë nuk ka më dyshime.
Emri i Krenar Çoçajt del shpesh herë në media lidhur me një sërë ngjarjesh problematike që përfshijnë kompaninë e tij të transportit “Blue Taxi”.