• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bill dhe Hillary Clinton thirren nga Kongresi për të dëshmuar për lidhjet me Jeffrey Epstein

19:54 : 05/08/2025
në BOTA

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, janë ndër emrat e njohur që kanë marrë thirrje zyrtare nga një komision i Kongresit të SHBA-ve për të dëshmuar lidhur me çështjen e financierit të ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Thirrjet u lëshuan të martën, 5 gusht, nga republikani James Comer, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve. Përveç çiftit Clinton, thirrje janë lëshuar edhe për tetë persona të tjerë.

Komisioni po kërkon të hetojë më tej të kaluarën e Epstein, pas vendimit të administratës së Donald Trump për të mos publikuar dokumente të tjera federale që lidhen me çështjen.

Ky vendim shkaktoi reagime të forta, si nga mbështetësit e Trump-it ashtu edhe nga disa përfaqësues liberalë, të cilët besojnë se në dosjet e papublikuara mund të gjendet një “listë klientësh” me emra të njohur të lidhur me Epstein-in.

Thirrjet për dëshmi përfshijnë figura nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratave Obama, Trump dhe Biden. Vetë departamenti është thirrur gjithashtu për të dorëzuar dokumente që lidhen me Epstein.

Lexo edhe:

Akuzoi Epstein për skandalet seksuale, zhduket në mënyrë misterioze modelja e njohur

Të veshur me robdishanë, dalin imazhet e para të Epstein, Mandelson dhe ish-Princit Andrew

Sipas Comerit, një njoftim për dëshmi i është dërguar edhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland, i cili drejtoi Departamentin e Drejtësisë gjatë presidencës së Joe Biden.

Thirrje për dëshmi kanë marrë edhe dy ish-prokurorët e përgjithshëm të administratës Trump: Jeff Sessions dhe William Barr. Gjithashtu, edhe ish-drejtorët e FBI-së, James Comey dhe Robert Mueller, pritet të paraqiten para komisionit.

Nuk është ende e qartë nëse personat e përmendur do të paraqiten për të dëshmuar dhe nëse dëshmitë e tyre do të jenë publike.

Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019 nën akuzat për trafikim të të miturve dhe vepra të tjera penale gjatë administratës së parë të Trump-it. Ai vdiq në burg po atë vit, në një ngjarje që autoritetet e cilësuan si vetëvrasje, por që u shoqërua me teori të shumta konspirative.

Këtë verë, Prokurorja e Përgjithshme aktuale, Pam Bondi, deklaroi se Departamenti i Drejtësisë ka rishikuar dokumentet për Epstein-in dhe nuk ka gjetur prova për ekzistencën e një “liste klientësh”, siç është përfolur prej vitesh. Ajo shtoi se provat mbështesin përfundimin se Epstein vdiq si pasojë e vetëvrasjes dhe se qeveria federale nuk do të publikojë dokumente të tjera.

Deklarata ka nxitur pakënaqësi mes disa mbështetësve të Trump-it, të cilët besojnë se administrata nuk ka qenë transparente për materialet që lidhen me Epstein.

Pavarësisht kësaj, disa ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kërkuar një hetim më të thelluar. Lëvizja e fundit e Comerit tregon se Komisioni për Mbikëqyrje synon të vazhdojë presionin për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë edhe vendimet e marra gjatë administratës Trump./BBC

Etiketa: Bill ClintondeshmojneHillary ClintonJeffrey Epsteinkongreslidhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Akuzoi Epstein për skandalet seksuale, zhduket në mënyrë misterioze modelja e njohur

17:52 : 05/05/2026
BOTA

Të veshur me robdishanë, dalin imazhet e para të Epstein, Mandelson dhe ish-Princit Andrew

17:27 : 13/03/2026
BOTA

U përfshi në çështjen Epstein, manjati rus i jep fund jetës

17:03 : 03/03/2026
BOTA

Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë marrëdhënien e çuditshme të Jeffrey Epstein me UFO-t

17:00 : 03/03/2026
BOTA

Hillary Clinton nervozohet gjatë dëshmisë për “Epstein”, godet tavolinën dhe del nga salla (Video)

15:04 : 03/03/2026
SHOW BIZ

Bill Clinton nis dëshminë për lidhjet me Jeffrey Epstein

18:23 : 27/02/2026
Para

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom