• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë me një tjetër deklaratë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si “një farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letër të cilën e cilëson si provë të presionit të ushtruar nga qeveria ndaj misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve. Sipas tij, letra mban firmën e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, dhe është dërguar më 12 maj në adresë të Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe përfaqësuesve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, përfshirë emra si Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler.

Në këtë letër, Hasani thuhet se shpreh “pritshmërinë që raportet të pasqyrojnë me saktësi realitetet e vëzhguara në terren”, duke ngritur njëkohësisht “shqetësim serioz” për tonin kritik të paragrafit hyrës të deklaratës paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilin e konsideron “thellësisht negativ dhe të pabalancuar”.

Berisha e cilësoi këtë veprim si “banditizëm diplomatik”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Hasani për ndërhyrje të paprecedent ndaj institucioneve ndërkombëtare. Ai e quajti këtë një përpjekje për të zbutur tonin kritik të raportit final mbi zgjedhjet dhe për të legjitimuar një proces që, sipas tij, është zhvilluar nën diktatin e pushtetit

Berisha: Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt.
Është procesi më i diskredituar.
Është procesi më i korruptuar.
Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës.
Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj.
Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve.
Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata.
Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha se sa ç’parashikon ligji.
Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës.
Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin.
Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.
Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.
Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it.
Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE.
Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.
Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’.
Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’.

Lexo edhe:

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Etiketa: europeIgli HasaniosbePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
Para

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

TË GJITHA

Superliga/ Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

17:07 : 05/10/2025

FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina

16:56 : 05/10/2025

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio: Bisedimet për paqe në Gaza nuk nënkuptojnë ende fundin e luftës!

15:54 : 05/10/2025

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

15:39 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com