• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, RAJONI

Dikur destinacioni më i parapëlqyer për pushimet verore të qytetarëve të Kosovës, Shqipëria duket se po humb gradualisht epërsinë që kishte në mesin e pushuesve të Kosovës. Sipas njohësve të fushës së turizmit, interesimi për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka shënuar rënie gjatë këtij viti dhe atij të kaluar.

Shqipëria ishte deri një vit apo dy vite më parë, destinacioni i parapëlqyer për pushimet verore të qytetarëve të Kosovës.

Por duket se dy vitet e fundit, gjithçka ka ndryshuar.

Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm. Të dhënat e institutit shqiptar të statistikave, INSTAT tregojnë se për 5 mujorin e parë të këtij viti, hyrjet e shtetasve të huaj kanë rënë me 7%.

Ndërsa në 2024-n, hyrjet e shtetasve nga Kosova ishin pothuajse në të njëjtat nivele sa një vit më parë, përkundrejt tendencës rritëse dy shifrore që ishte konstatuar më parë.

Lexo edhe:

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

Këtë tendencë e pohojnë dhe ata që merren me turizëm dhe kanë njohuri në këtë fushë.

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë se trendi ka filluar të ndryshojë që nga heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Trendi i turizmit edhe në Kosovë ka filluar të ndryshojë sidomos pas liberalizimit të vizave, ku tashmë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës po lëvizin drejt vendeve të Europës.

Kjo ndikon drejtpërdrejt te vendet që ishin tradicionale si Shqipëria, Mali i Zi dhe Turqia”.

Z. Hoti thotë se përveç liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, një tjetër faktor kyç janë edhe çmimet që ofrojnë shërbimet në Shqipëri.

“Po ashtu, një element tjetër është edhe lëvizja me çmime në tendencë të rritjes. Kjo situatë krijon konfuzion te vizitorët. Ky element ka ndikim të drejtpërdrejtë tek ata që duan të shkojnë në Shqipëri, pasi ndihen jo të sigurt në atë që po ofron shteti shqiptar”.

“Po ashtu, një element tjetër është edhe lëvizja me çmime në tendencë të rritjes. Kjo situatë krijon konfuzion te vizitorët. Ky element ka ndikim të drejtpërdrejtë tek ata që duan të shkojnë në Shqipëri, pasi ndihen jo të sigurt në atë që po ofron shteti shqiptar” tha Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës

Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, që është edhe pronar i “Sharr Travel”, kompani turistike, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri.

Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptarët e Kosovës, ata që sipas tij, deri më tani, kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas z. Kurtishaj, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën ‘all inclusive’, është tallje me shqiptarët e Kosovës”.

Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, Kosova do t’i kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e saj. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët”, – përfundon z. Kurtishaj, duke u bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tej, z. Kurtishaj thotë se gjatë muajit qershor, Shqipëria pati një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u mbështetur në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës.

“Ndryshimi i çmimit në korrik, sidomos pjesa e dytë e muajit, ku çmimet në Jug arrijnë nga 130 deri në 150 euro në varësi të akomodimit në dhoma me pamje nga deti, janë jashtëzakonisht të larta, jo të justifikueshme, janë çmime që do ta dëmtojnë turizmin me Kosovën, do ta dëmtojnë turistin shqiptar të Kosovës.

Këto çmime po i bëjnë të mendojnë qytetarët e Kosovës alternativa të tjera duke pasur parasysh Greqinë, e cila siç duket, në pjesën e dytë të korrikut dhe gushtit do të jetë shumë tërheqëse për shqiptarët e Kosovës.

Duhet pasur parasysh që hotelet në Greqi, përkatësisht resortet e mirëfillta, kanë zbritur çmimin deri në 50%. Nëse e krahasojmë një çmim 150 euro në Vlorë me hotelet greke, sigurisht që Greqia do të jetë tërheqëse për pushuesit e Kosovës.

Thirrja ime është për resortet turistike në Shqipëri që të shikojnë me kujdes të madh çmimet me Kosovën”, deklaroi ai disa ditë më parë për mediat në Kosovë.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës përbëjnë një numër shumë të madh të numrit të përgjithshëm të pushuesve në Shqipëri, dhe me këtë rritje të çmimeve, sigurisht që shqiptarët e Kosovës gjatë pjesës së dytë të muajit korrik e ndoshta edhe gushtit, do të largohen për shkak të çmimeve të larta,

“U bëj thirrje që të shikojnë me kujdes çmimet, pra shqiptarëve të Kosovës që mbetet të shkojnë në Shqipëri deri më 1 korrik dhe pas datës 20-25 gusht, kur edhe fillojnë të bien ofertat.

Kjo është e pajustifikueshme për mua personalisht, për kontributin tim, shoqatës që unë udhëheq dhe gjithë atyre që merren me promovimin e turizmit shqiptar.

Për një periudhë të caktuar kohore, duket që vetëm veriu, përkatësisht një pjesë e Shëngjinit dhe Velipoja do të jenë destinacione të pranueshme për shqiptarët e Kosovës”.

Pavarësisht rritjes së turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 34% të totalit të hyrjeve për 5 mujorin 2025, sipas INSTAT.

Grupi i dytë më i madh, italianët, kanë shumë diferencë me Kosovën, duke sjellë 12% të hyrjeve në janar-maj të këtij viti.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e saj. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët”, – përfundon z. Kurtishaj, duke u bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Turistët nga Kosova po largohen, janë lidhur me Greqinë

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin mbi një fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për sektorin turistik në Shqipëri – largimi i turistëve nga Kosova drejt vendeve të tjera të rajonit, veçanërisht Greqisë.

Në një deklaratë për mediat, z. Topuzi tha se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të krijuar një korridor të lehtësuar drejt destinacioneve greke, duke e bërë më tërheqëse për pushuesit nga Kosova që të kërkojnë alternativa të reja dhe më të organizuara për pushimet verore.

“Rajoni është bërë më shpejt gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë e Veriut për të kaluar më lehtësisht në Greqi.

Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe për të rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri”, tha z. Topuzi, duke theksuar se Shqipëria po humbet një nga tregjet më të qëndrueshme dhe besnike të turizmit.

Ai theksoi se nuk është fjala vetëm për periudhën verore, por për potencialin që ka Shqipëria për të ofruar një përvojë turistike gjithëvjetore për të rinjtë nga Kosova.

“Ne nuk jemi gati për të rinjtë nga Kosova, të cilët duhet të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të kalojnë pothuajse të gjithë vitin këtu.

Duhet të bëhemi një vend ku ata ndihen të mirëpritur, të angazhuar, ku të kenë çfarë të bëjnë”.

Sipas tij, nevojitet një investim më i madh në krijimin e aktiviteteve dhe produkteve të reja turistike që do të tërhiqnin vizitorët nga Kosova, jo vetëm për plazhin, por edhe për turizëm kulturor, natyror, sportiv dhe gastronomik.

Mos e nënvlerësoni Kosovën

Pavarësisht rritjes së turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 34 për qind të totalit të hyrjeve për 5 mujorin 2025, sipas INSTAT. Grupi i dytë më i madh, italianët, kanë shumë diferencë me Kosovën, duke sjellë 12% të hyrjeve në janar-maj të këtij viti.

Çfarë thonë statistikat, dallimi këtë vit dhe vitin e kaluar

Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues nga Kosova është zakonisht i lartë gjatë fundjavave.

Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata.

Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara.

“Monitor” ka kërkuar nga Policia e Kosovës të dhëna dhe statistika për hyrjet dhe daljet që janë bërë fundjavën e shkuar në Morinë dhe Vërmicë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Por, sipas disa të dhënave që kanë qarkulluar për dy javët e para të këtij muaji, tregohet se janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë mbi 328 mijë qytetarë dhe afro 100 mijë vetura

“Sipas informacioneve nga shërbimet SPK Morinë, për datën 01.07.2025 ora 08.00 deri në datën 15.07.2025 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe në dalje të 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete”.

Sezoni veror 2024, sa qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri

Sezoni veror i vitit 2024 ka sjellë një fluks vizitorësh në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare për periudhën qershor–gusht. Statistikat tregojnë numrin e turistëve nga muaji në muaj:

Në qershor 2024, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 1,244,967 vizitorë

Në korrik, numri është rritur në 1,818,378

Në gusht, është arritur kulmi me 2,167,665 vizitorë

Në renditjen sipas shteteve, Kosova zë vendin e parë bindshëm:

485,176 qytetarë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri në muajin qershor, 710,278 hyrje janë regjistruar në korrik, ndërsa në gusht, shifra arrin ë 943,240 hyrje.

Pas Kosovës, vendet me më shumë vizitorë janë: Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Anglia dhe Serbia./ Monitor.al

Etiketa: cmimeKosovakosovarëtpushuesshqpieriaturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025
BOTA

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

21:35 : 01/08/2025
SPORT

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

17:43 : 31/07/2025
Lajmet e Dites

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

12:18 : 31/07/2025
AKTUALITET

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025
Para

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet i riu

TË GJITHA

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

15:02 : 03/08/2025

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

14:51 : 03/08/2025

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

14:39 : 03/08/2025

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

14:25 : 03/08/2025

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025

VIDEO/ Ish-futbollist, ja kush është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë (EMRI)

13:38 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com