• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ SPAK: Obvjektiv ishte vëllai i tij Kelmendi, shpallen dy të pafajshëm

16:39 : 01/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjeve për dy të akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje kjo e ndodhur pranë një rreth-rrotullimi në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Të pafajshëm janë shpallur shtetasit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, ku sipas SPAK, nga hetimet e kryera ata nuk rezultojnë që të kenë qenë  bashkëpunëtorë të grupit të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Gjithashtu, SPAK raporton se nga hetimet e kryera ka rezultuar se objektiv i atenatit nuk ka qenë Shkëlzen Kastratit, por vëllai i tij, Kelmend Kastrati, por atentatorët kanë “lajthitur” në objektiv.

Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa akuzoheshin për veprat penale “Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes;“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është dënuar me 19 vjet burgim Albert Zaja nga Gjykata e Apelit, teksa është shpallur në kërkim edhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor (Tori) Xheçukës.

Lexo edhe:

Vrasja në Lezhë/ Viktima rezulton me 3 urdhër-mbrojtje nga i biri

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se në lidhje me të pandehurit Silvio Cara dhe Elmir Tufa, hetimet në Prokurorinë e Posaçme në ngarkim të tyre kanë vazhduar pas shpalljes së moskompetencës lëndore më dt.30.05.2024 të procedimit penal nr. 103 dt.01.02.2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Kelmend Kastrati, por kanë lajthitur në objekt dhe kanë vrarë shtetasin Shkëlzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Në mbështetje të neneve 328 pika 1 gërma “dh” dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar para gjyqtarit të seancës paraprake, pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, në lidhje me procedimin penal nr.59/2 të vitit 2022, pasi nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen, të jenë kryer nga këta të pandehur.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Kelmend Kastrati i ka shpëtuar një atenatit dhe më 8 Janar të vitit 2016. Kastrati mbeti i plagosur bashkë me Elton Margaritin në atentatin ku u ekzekutua shoku i tyre Denis Kasa, në kthesën e Mbrostarit në Fier.

Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Etiketa: Elmir TufaKelmend Kastratishkelzen kastratiSilvio (Roland) Caratë pafajshëmvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Lezhë/ Viktima rezulton me 3 urdhër-mbrojtje nga i biri

21:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

12:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është autori i krimit në Babrru, Arlind Demushi vrau 40-vjeçarin me thikë

12:17 : 03/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia

19:07 : 02/10/2025
Para

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

TË GJITHA

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone, i njohur për rolin e “Tano Cariddi”

22:13 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com