• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Edhe Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

08:11 : 23/07/2025
në BOTA

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat “qendra kthimi”, të ngrihen jashtë BE-së. “Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme”, deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë.

Sipas Dobrindtit, “nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve”. Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta.

“Ka vende që tashmë kanë plane të gjera për të organizuar diçka të tillë”, tha Dobrindt në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Kopenhagen. “Nuk dua ta përjashtoj mundësinë që Gjermania t’u bashkohet të tjerëve.”

Komisioni Evropian kishte propozuar tashmë thjeshtimin e kushteve për riatdhesimet në vendet e treta në maj. Vendet e BE-së duhet të jenë në gjendje të kthejnë më lehtë pas azilkërkuesit në një vend tjetër, edhe nëse migrantët nuk kanë lidhje me vendin në fjalë. Nuk do të jetë më e nevojshme të provohen lidhje, të tilla si lidhjet familjare ose vendbanimi i mëparshëm.

Lexo edhe:

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

Gjermani: Marrëveshja e koalicionit për migracionin

“Nevojitet bashkëpunim më i madh”

Dobrindti kishte ra dakord javën e kaluar me homologët e tij nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke për të shtrënguar politikën e migrimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të mos lejojnë më procedura të kushtueshme dhe për këtë arsye të gjata të shqyrtimit të aplikimit për azil, shpjegoi Dobrindti pas një takimi të gjashtë ministrave të brendshëm.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau bëri thirrje gjithashtu për masa më të ashpra kundër azilkërkuesve dhe kompetenca të gjera për autoritetet. Nëse dikush hyn në vend pa një pasaportë të vlefshme, “duhet të jetë e mundur, për shembull, të kontrollohet telefoni i tij”, tha Retailleau në takimin në Kopenhagë.

Dobrindti dhe gjashtë ministra të brendshëm të BE - ne sfond mali Zugspitze
Dobrindti dhe gjashtë ministra të Brendshëm të BE.Fotografi: Philipp Guelland/AFP

Më shumë fonde nga BE për autoritetet kufitare

Planet e Brukselit për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së përfshijnë, ndër të tjera, rritjen e fondeve për agjencinë evropiane të kufirit Frontex. Përpjekjet e Komisionit përfshijnë gjithashtu marrëveshje me vende si Libia, shpjegoi Komisioneri Evropian Brunner. Qëllimi është “të vendoset migrimi në tryezë kur diskutohen çështje të tjera”, të tilla si marrëveshjet tregtare ose bashkëpunimi për zhvillim.

Në Libi, në veçanti, bashkëpunimi me autoritetet është i vështirë për shkak të trazirave në vend. Qeveria në kryeqytetin Tripoli, në perëndim, po lufton për pushtet me një qeveri rivale në Bengazi, në lindje. Më herët këtë muaj, Brunneri dhe ministrat nga disa vende të BE u dëbuan nga Bengazi ndërsa përpiqeshin të negocionin me autoritetet lokale.

OKB kritikon ashpërsimin e politikës së migrimit

Shumë migrantë po përpiqen të arrijnë në Evropë nga Libia. Migrantët e kapur nga autoritetet libiane në rrugën e tyre drejt Evropës kthehen me forcë në vendin e Afrikës së Veriut dhe mbahen në mënyrë arbitrare. Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë BE për bashkëpunim në shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

Përfaqësues nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) morën pjesë gjithashtu në takimin e Kopenhagës. Kombet e Bashkuara kanë kritikuar vazhdimisht politikën shtrënguese të migracionit të BE-së. Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje javën e kaluar Gjermanisë, në veçanti, të ndalojë kthimet në Afganistan./DW

Etiketa: migracion

Lajme të lidhura

BOTA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025
BOTA

Gjermani: Marrëveshja e koalicionit për migracionin

10:50 : 11/04/2025
BOTA

Gjermani, rritje e ndjeshme e migracionit të paligjshëm

09:25 : 22/08/2024
BOTA

Mbi 80 emigrantë mbyten në ujërat e Mauritanisë

20:34 : 04/07/2024
BOTA

Mosbesim e pesimizëm në botë para Konferencës së Sigurisë

09:58 : 13/02/2024
BOTA

Reformë a ashpërsim i ligjit të ri francez për migracionin?

14:10 : 11/12/2023
Para

Vrasje të reja në luftën e klaneve në Mal të Zi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com