Një ish-punonjës i burgut të Reçit ka denoncuar vonesat e vazhdueshme në pagesën kalimtare, të cilat janë një të drejtë e garantuar për ata që janë larguar nga shërbimi.
Ai tregon se pas largimit për arsye familjare, ka kërkuar dhe është shpërblyer me “Pagesë Kalimtare”, e cila duhet të paguhet çdo muaj, duke qenë 50% e pagës neto mujore deri në 24 muaj pas lënies së detyrës. Megjithatë, pagesat kalimtare janë vonuar vazhdimisht, dhe këtë fenomen e përjetojnë edhe ish-punonjës të tjerë në IEVP Reç.
Sipas denoncimit të tij, sektori i Financës në këtë institucion vazhdimisht përdor pretekste për të justifikuar vonesat, duke përmendur se “po nderrohet drejtori” ose “nuk ka drejtor për të firmosur”, ndërsa pagesat kalimtare që duhet të realizohen çdo fillim muaji, shpesh kanë mbetur të papaguara deri në datën 22 të muajit, ose më vonë.
Për më tepër, pretekste si “nuk ka fonde” janë përdorur për të vonuar pagesat, duke shkaktuar shqetësim dhe frustrim tek ish-punonjësit që kërkojnë të drejtat e tyre të garantuara ligjërisht.
“Jam nje ish polic i IEVP Rec, Malesi e Madhe. Kam punuar 6 vite aty me veshtiresi sherbimesh,oraresh, kercenime nga te denuarit dhe probleme me oficeret qe te leviznin nga pozicionet e punes sipas deshires se tyre. Per arsye familjare u shkeputa nga puna, dhe kerkova “Dalje ne Reforme” ose sic quhet ndrysh “Pagese Kalimtare”,e bazuar ne ligjin nr 10.142 Neni 12 ku parashtrohet; “Pagesa kalimtare llogaritet ne masen 50% te pages neto referuese mujore dhe fillon ne muajin e trete nga data e nxjerrjes ne rezerve apo ne lirim. Trajtimi financiar me shperblim te menjehershem dhe me pagese kalimtare, per te dyja llojet e perfitimeve se bashku, zgjat aq muaj sa perfituesi ka vjetersi sherbimi, por jo me shume se 24 muaj.” Pra, pagesa kalimtare eshte nje gjysem rroge qe si rregull duhet te jepet cdo fillim muaji deri ne 24 muaj pas Lirimit nga detyra(me kerkese personale). Ne IEVP Rec aktualisht trajtohen me page kalimtare nje numer i konsiderueshem ish punonjesish. Por Sektori i Finances se IEVP Rec nuk mjaftohet me vonesat e rrogave, cdo muaj ka pretekste per pagesat kalimtare. “Po nderrohet drejtori” ,”Nuk kemi drejtor te firmose”, pretekste qesharake, data 22 dhe akoma nuk kane dale per kete muaj. Fillim muaj duhej ti merrnim. Me 3-4 rrogat. Pagat kalimtare rreth dates 10 eshte pretenduar. Ndodh cdo muaj. Here me pretekste po nderrohet drejtori, here ska drejtor, here ska fonde”, thuhet ne denoncimin e JOQ.