Qazim Laçi është lojtar i ri i klubit të Rizespor në Turqi. Mesfushori i kombëtares ka kaluar nga Sparta e Pragës në Çeki te një tjetër kampionat, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Referuar mediave çeke Rizespor ka paguar 800 mijë euro për kartonin e 29-vjeçarit i cili kishte edhe një vit kontratë me Spartën e Pragës.
Në Çeki Qazim Laçi luajti për thuajse 3 vite me Spartën e Pragës ku provoi edhe aventurën në Champions League. Tani pas vizitave mjekësore të kaluara me sukses, Laçi është prezantuar dhe ka nisur stërvitjen me Rizespor.