Olti Hyseni është talenti që po mahnit Sonderjysken. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar në ndeshjen e javës së parë për sezonin e ri kundër Arhus.
Ishte minuta e 53-të, kur topi përfundoi në rrjetë falë këmbënguljes së Hysenit dhe vulosi barazimin. Sonderjyske madje mund të fitonte, ndërsa Hyseni pati po ashtu raste të tjera që nuk i shfrytëzoi si duhet.
Hyseni sapo ka mbushur 18 vjeç. Talenti shqiptar luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa është po ashtu pjesë e moshave të Danimarkës.
Në total ka 6 gola me ekipin e parë të Sonderjyske, ndërsa ka asistuar edhe 5 të tjerë. Kontrata e tij përfundon pas një sezoni.