• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I rrezikshmi “Fito” në duart e drejtësisë amerikane

08:38 : 21/07/2025
në BOTA

Adolfo Macías Villamar, i njohur me nofkën “Fito”, një nga figurat më të rrezikshme të krimit të organizuar në Ekuador, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Koka e bandës së fuqishme “Los Choneros” do të përballet me drejtësinë amerikane për akuza që lidhen me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Ekstradimi i “Fito”-s vjen pas arrestimit të tij në qershor, gati një vit pas arratisjes nga një burg i sigurisë së lartë ku vuante një dënim me 34 vjet për vepra të rënda penale. Ai u kap nga autoritetet ekuadoriane në një bunker nëntokësor, të ndërtuar nën një shtëpi luksoze në qytetin bregdetar të Mantës.

“Fito” pritet të paraqitet të hënën në një gjykatë federale në Bruklin, ku do të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij, ka konfirmuar avokati i tij, Alexei Schacht, për agjencinë Reuters. Sipas Schacht, klienti i tij do të mbahet në një burg amerikan në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të procesit gjyqësor.

Macías konsiderohet si figura kryesore që transformoi Ekuadorin nga një vend me potencial turistik në një nga shtetet më të dhunshme në rajon, për shkak të aktiviteteve të bandës së tij, e cila ka lidhje me kartelet meksikane dhe rrjete kriminale nga Ballkani. Ai dyshohet gjithashtu si urdhëruesi i vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023.

Autoritetet ekuadoriane konfirmuan se Macías u nxor nga burgu “La Roca”, me siguri maksimale, të dielën dhe iu dorëzua zyrtarisht autoriteteve amerikane. Presidenti i vendit, Daniel Noboa, e përshëndeti operacionin, duke theksuar se kapja dhe ekstradimi i “Fito”-s është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Lexo edhe:

Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, “Fito” gjendet në një bunker nëntokësor

Kishte ndërtuar bunker nën tokë! Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

Ekuadori është kthyer në një nyje kyçe për trafikimin e drogës, ku mbi 70% e kokainës që prodhohet në botë kalon përmes porteve të tij, për shkak të pozicionit strategjik midis Kolumbisë dhe Perusë, dy eksportuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

Etiketa: Adolfo Macías VillamarFitoLos Choneros

Lajme të lidhura

BOTA

Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, “Fito” gjendet në një bunker nëntokësor

18:36 : 26/06/2025
BOTA

Kishte ndërtuar bunker nën tokë! Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

14:03 : 26/06/2025
BOTA

Kush është Fito, Pablo Escobari i Ekuadorit që ka zhytur vendin në kaos

15:03 : 23/01/2024
Para

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

TË GJITHA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com