• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Korenë e Jugut, 14 viktima, evakuohen 10 mijë banorë

14:03 : 20/07/2025
në BOTA

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Korenë e Jugut gjatë ditëve të fundit, njoftoi Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Pamjet dramatike të publikuara nga qyteti turistik Gapyeong, tregojnë banorë duke kaluar mes baltës dhe urave të dëmtuara, në përpjekje për të arritur në strehimoret e evakuimit. Vetëm në këtë qytet, dy persona kanë humbur jetën dhe katër rezultojnë të zhdukur, pas një rrëshqitjeje që përfshiu disa banesa.

Në rajonin qendror të Chungcheong, një fshat i tërë u mbulua nga balta dhe rrënojat pas një tjetër rrëshqitjeje të fuqishme, raportojnë mediat vendase.

Pothuajse 10,000 persona janë evakuuar nga banesat e tyre që prej të mërkurës, kur filluan reshjet, ndërsa më shumë se 41,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Dëmet janë përhapur në shumë pjesë të vendit – mijëra ndërtesa dhe rrugë janë përmbytur ose dëmtuar rëndë, me pasoja edhe në bujqësi dhe mbarështimin e bagëtive. Rajonet jugore janë goditur më rëndë, me 6 viktima dhe 7 persona të zhdukur vetëm në qarkun Sancheong.

Lexo edhe:

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

Ndërkohë, rajonet malore në veri afër Seulit dhe disa zona perëndimore dhe veriore kanë regjistruar gjithashtu viktima dhe dëme të konsiderueshme.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Provincës Gyeonggi, 63 persona janë shpëtuar, ndërsa 285 të tjerë janë evakuuar nga zona e rrezikut në Gapyeong. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime serioze për rrëshqitje dheu në disa rajone të tjera të vendit.

Megjithëse reshjet janë zbutur në pjesën jugore dhe qendrore, në kryeqytetin Seul dhe në veri të vendit priten rrebeshe të tjera gjatë ditës së dielë.

Qeveria koreane ka nisur një operacion të gjerë ndërinstitucional për rimëkëmbjen dhe ndihmën emergjente, në përpjekje për të minimizuar pasojat dhe për të shpëtuar ata që mund të jenë ende të bllokuar në zonat më të prekura.

Etiketa: korea jugutviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
RAJONI

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025
BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
BOTA

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025
BOTA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025
Para

Kurbin/ Kishte mbjellë kanabis në parcelën me misër, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

09:17 : 10/11/2025

Studimi: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk lidhet me autizmin tek fëmijët

09:15 : 10/11/2025

Zbulohet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’

09:07 : 10/11/2025

Fat dhe fillime të reja, 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen këtë javë

08:49 : 10/11/2025

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com