Një moment që pritej të ishte thjesht argëtues gjatë koncertit të grupit të njohur britanik Coldplay në Boston u kthye në një skandal publik, pasi kamerat e transmetimit live fokusuan në ekranin gjigant një situatë të papritur.
Në qendër të vëmendjes përfundoi Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, i cili u filmua në një moment të afërt dhe të përzemërt meKristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të së njëjtës kompani. Pamjet u transmetuan live për të gjithë publikun e koncertit dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Problemi që ndezi debatet ishte fakti se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët, sipas mediave amerikane, ndodheshin në shtëpi në atë kohë.
Situata u bë edhe më e sikletshme kur vetë vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri me humor një koment për çiftin që u shfaq në ekran: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke nxitur diskutime mbi etikën dhe jetën private të drejtuesve të kompanive të mëdha.
The CEO of one of the largest tech companies in the world was just caught on camera having an affair with his head of HR ♂️ pic.twitter.com/dv13Xg2SDv
— Matt Wallace (@MattWallace888) July 17, 2025
Pasi u zbulua hapur, Byron publikoi një deklaratë publike ku mori përgjegjësinë për atë që ndodhi:
“Dua të pranoj momentin që është shpërndarë online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhej të ishte një natë gëzimi dhe muzike, u kthye në një gabim personal, i bërë publikisht. I kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, baba dhe lider.”
Ai shtoi se po tërhiqet përkohësisht për t’u reflektuar dhe për të vendosur hapat e ardhshëm, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, duke kërkuar privatësi gjatë këtij procesi.
Por Byron shprehu edhe pakënaqësinë e tij që momenti intim u bë publik pa pëlqimin e tij:
“E konsideroj shqetësues që një moment privat u ekspozua pa lejen time. E respektoj artin dhe performancën, por duhet të reflektojmë më thellë mbi ndikimin e kthimit të jetës së dikujt tjetër në spektakël.”