• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

19:10 : 15/07/2025
në BOTA

Të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa të Libanit lindor, bëri të ditur guvernatori i rajonit Baalbek-Hermel, Bachir Khodr.

Sipas tij, shtatë nga viktimat janë shtetas sirianë, përfshirë një familje pesëanëtarëshe, ndërsa tre të tjerë janë libanezë. Dy persona të tjerë humbën jetën në zonën Shmustar.

BBC rapoeron se ushtria izraelite deklaroi se ka goditur disa objekte ushtarake të grupit të armatosur Hezbollah, përfshirë kampe stërvitore të njësisë elitë të tij, të njohur si Forca Radwan.

Këto janë sulmet më të rënda që prej armëpushimit të nëntorit të kaluar, i cili i dha fund një viti përplasjesh mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke përfshirë dy muaj lufte të hapur që e goditi rëndë grupin libanez.

Hezbollah ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për sulmet, por televizioni i tij, Al-Manar, i cilësoi ato si shkelje të armëpushimit dhe të sovranitetit të Libanit.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Zëdhënësi në gjuhën arabe i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), kolonel Avichay Adraee, tha se sulmet e së martës kishin në shënjestër baza të Forcës Radwan dhe depo me armatime që Hezbollah përdor për aktivitetet e tij ushtarake.

IDF theksoi gjithashtu se në shtator të vitit 2024 kishte vrarë disa komandantë të kësaj njësie elitare dhe se që atëherë Hezbollah po përpiqet të rindërtojë kapacitetet e saj ushtarake.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se këto sulme dërgojnë një “mesazh të qartë” si për Hezbollahun, ashtu edhe për qeverinë libaneze, duke paralajmëruar se Izraeli është i gatshëm të përgjigjet me “forcë maksimale” ndaj çdo përpjekjeje për rikthimin e kapaciteteve ushtarake të këtij grupi.

Bazë e armëpushimit të arritur në nëntor mes Izraelit dhe Libanit, me ndërmjetësimin e SHBA-së, është zbatimi i plotë i Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i dha fund luftës së vitit 2006. Marrëveshja parashikon tërheqjen e Hezbollahut në veri të lumit Litani, ndërsa në jug të Libanit të mbeten vetëm ushtria libaneze dhe trupat paqeruajtëse të OKB-së.

Nga ana tjetër, edhe Izraeli duhet të tërheqë forcat e tij nga territori libanez, por ende ruan praninë në pesë pika strategjike në jug të Libanit, të cilat i konsideron të rëndësishme për sigurinë

Etiketa: IzraeliLibanLugina Bekaasulmeviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
SPORT

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

21:58 : 03/06/2026
BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

15:37 : 03/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Izraeli vijon sulmet në Liban, të paktën 4 të vdekur dhe 127 të plagosur

15:40 : 02/06/2026
Para

“Buzi Store shet motorë elektrikë pa dokumenta”/ Qytetarët në hall: Policia po na i sekuestron

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar me 25 vjet burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom