• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konkursi fiktiv/ Pas çdo “porosie” të plotësuar për Ramën, Proda sistemon një shok drejtor

10:19 : 15/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2024, kur Ervin Hoxha u emërua Ministër i Brendshëm dhe Ilir Proda mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sapo kishte hyrë në fuqi ligji i ri, i cili përcaktonte konkursin dhe kritere strikte për karrierën në postet drejtuese të uniformave blu.

Ligji ishte i mirë, krahasuar me praktikën e mëparshme. Por, dy njerëzit që morën kontrollin e zbatimit të këtij ligji, nuk vinin nga të shkruara për t’u pasur zili.

Ervin Hoxha kishte qenë më herët Zv.Drejtor i Tatimeve në kryeqytet. Ai u shkarkua me urdhër “personal” të kryeministrit Edi Rama në vitin 2019, pasi tre inspektorë vartës të Hoxhës, u kapën në flagrancë, duke i vendosur “gjobë” një biznesi në zonën e Spillesë. Por, pas disa kohësh, Ervin Hoxha u rehabilitua dhe ai mori postin e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor, para se t’i caktohej portofoli i Ministrit të Brendshëm, po me “porosi” të Ramës.

Lexo edhe:

Akuzohet për korrupsion, GJKKO liron nga burgu shokun e Prodës, Roven Zekën

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

Në foto: Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në kohën kur punonte në Hetimin Tatimor

Ndërsa Ilir Proda u emërua drejtor i përgjithshëm i Policisë në një kohë që telefoni i tij i ishte sekuestruar për llogari të një hetimi nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Ende nuk është sqaruar se për çfarë iu sekuestrua telefoni, por në atë kohë prokurorët kishin në dorë hetime, si për grupet kriminale të zbuluara në platformat SKY/ECC, ashtu edhe për organizata kriminale të Elbasanit, qytet ku Proda ishte drejtor policie.

Në foto: Ilir Proda, gjatë kohës që drejtonte Policinë e Elbasanit

Pavarësisht pikëpyetjeve, Ervin Hoxha dhe Ilir Proda morën në dorë procesin për zgjedhjen e “gjakut të ri” në krye të Policisë së Shtetit.

U organizuan konkurse, u ngritën komisione, u shqyrtuan raporte e dosje dhe, në përfundim, sërish u përfundua në emërimin e disa emrave, të cilët, ashtu si edhe titullarët e tyre më të lartë, kishin hije dhe “skelete” në dollapët e tyre profesionalë.

Një ndër emërimet e para që bëri Ilir Proda sapo mori detyrën e kryepolicit ishte caktimi i zëvendësit të tij në krye të Policisë së Elbasanit. Emri nuk ishte aspak surprizë për uniformat blu të atij qyteti- Ulian Shpataraku.

Oficeri Shpataraku kishte punuar si zëvendës i Prodës në Elbasan dhe të dy njiheshin për miqësi të ngushtë. Pra, lëvizja e parë e Prodës, u duk se u bazua tek miqësia.

Në foto: Ilir Proda dhe Ulian Shpataraku

Shpataraku, në vitin 2023, kur mbante pozicionin e Shefit të Anti-Drogës në Policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra, në vijim të një hetimi për shpërdorim detyre. Ai u mor nën hetim nga Prokuroria, pasi kishte liruar në mënyrë të dyshimtë një person, i cili ishte në kërkim për “shfrytëzim lokalesh për përdorim droge”.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të dy viteve më parë. Hetimet e prokurorisë zbuluan se Shpataraku kishte thirrur në zyrë personin në kërkim policor, Endrit Filja, i kishte marrë deklarimin në emër të një vartëseje të tij, nuk kishte njoftuar as eprorët dhe as prokurorinë, por e kishte lejuar të largohej.

Masa e pezullimit nga detyra të oficerit Ulian Shparaku u konfirmua, deri në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që personi nën hetim, Endri Filja, iu shmang hetimit, megjithëse prokuroria lëshoi më pas një urdhër-arresti ndaj tij.

Por, megjithëse faktet e Prokurorisë ishin kokëfortë, mesa duket, Ulian Shpataraku duhet t’i ketë mbyllur hesapet me drejtësinë në favorin e tij, pasi ai u rikthye në detyrë si zv.drejtor i Policisë së Elbasanit e më pas si drejtor i saj, me firmën e ish-shefit, Ilir Proda.

Së fundmi, kryepolici Proda e transferoi Shpatarakun nga drejtor i Elbasanit në të njëjtin pozicion, në Policinë e Korçës.

Shparaku bëri një lloj rrokade me Erion Ahmetin, i cili liroi postin e drejtorit në Korçë, për të marrë atë të kryepolicit të Elbasanit, me firmën e Ilir Prodës.

Erion Ahmeti, i cili njihet në rrethe të caktuara edhe si “Erion betonieri”, ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e shefit të Komisariatit të Polcisë Rrugore të Tiranës. Gjatë drejtimit të tij, Tirana u shndërrua në një lloj ‘autostrade” për çdo lloj betoniere e mjeti të transportit të rëndë, megjithëse qarkullimi në rrugët kryesore të kryeqytetit ishte i kufizuar në orare të caktuara.

Në foto: Erion Ahmeti

Erion Ahmeti pati një periudhë “pauze” në drejtimin e Rrugores së Tiranës, kryesisht pas periudhës së pandemisë. Të dhëna publike e mediatike ngritën dyshime se Ahmeti kishte dhënë leje lëvizjeje me automjet për eksponentë të botës së krimit, gjatë kohës që qarkullimi i makinave, për shkak të pandemisë Covid-19, lejohej vetëm për mjete shërbimi.

Ahmeti, gjithësesi, mori “rehabilitimin” e tij me Ilir Prodën, e cili e emëroi drejtor Policisë në qarkun jug-lindor të Korçës dhe tashmë e afroi pranë kryeqyteti, në postin e kreut të policisë së Elbasanit.

Pak ditë më parë, Ilir Proda shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit të atij qyteti, Nik Nikollaj, pas “urdhërit” verbal të kryeministrit Edi Rama.

Në foto: Drejtori “i shkarkuar” i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj

Dy zyrtarët e lartë policorë ishin emëruar në ato detyra nga konkursi Ervin Hoxha-Ilir Proda. Krerët lokalë të policisë u konsideruan nga kryeministri Rama si përgjegjësit për ndërtimet e paligjshme në zonën e Thethit.

Proda nuk ia bëri të gjatë fjalën shefit të qeverisë. Ia plotësoi menjëherë dëshirën, duke larguar nga detyra Lleshajn dhe Nikollajn, pa e parë aspak të arsyeshme të kryente një lloj analize minimale të aktivitetit të tyre profesional.

Konkursi u “hodh në kosh” me një fjalë të Ramës dhe kjo mjafton për të kuptuar cilësinë e asaj procedure përzgjedhjeje të kryepolicëve lokalë.

Mesa duket, për Ilir Prodën duket se është e mjaftueshme që të zbatojë porositë e “shefit Rama”, në këmbim të të cilave ka dorë të lirë për të kryer emërimet e miqve të tij.

Një prej këtyre “miqve” të Ilir Prodës, por që rezultoi shumë shpejt skarco, ishte Roven Zeka. Vartës i Prodës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Zeka “fitoi” konkursin për shef komisariati, duke u emërua drejtues i Policisë Rrugore të kryeqytetit.

Në foto: Roven Zeka

Zeka nuk e përballoi “presionin” e Tiranës dhe shumë shpejt ra në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion. Ai qëndroi më shumë se dy muaj në arrest në burg dhe vetëm në fillim të kësaj jave arriti të marrë një masë më të butë, atë të qëndrimit në shtëpi, pasi bindi gjykatën se kishte thyer legenin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Oficeri Robert Losha ishte një tjetër zyrtar policor që fitoi konkursin “Hoxha-Proda” për shefa komisariati. Ai u emërua në krye të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Pasi dështoi “me sukses” për të parandaluar ngjarje të njëpasnjëshme kriminale që lidhen me konfliktet për bastet në zonën e “Ali Demit” dhe pasi shkëlqeu në dështimin për të zbuluar ngjarjen, ku mbetën të plagosur dy të mitur, Losha, me firmën e Ilir Prodës, transferohet në krye të Komisaratit nr.7 të kryeqytetit.

Etiketa: drejtoreerion ahmetiErvin HoxhaFatmir Lleshajilir prodapolicia e shtetitRobert LoshaRoven ZekaUlian Shpataraku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet për korrupsion, GJKKO liron nga burgu shokun e Prodës, Roven Zekën

10:32 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

12:10 : 13/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Proda “shkartis” shefat e komisariateve, Robert Loshës i jep një tjetër “tortë” në Tiranë

18:54 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ Rama-Dredhës: Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?

12:49 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025
AKTUALITET

Koka: Drejtorët në bashki nuk emërohen nga kryetarët, por nga bandat

21:41 : 10/07/2025
Para
Woman drinks clean water. World Water Day. Health care concept. Diet and detox, increase metabolism. Hand holds drinking glass of water.

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com