• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

14:43 : 10/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024.

Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Lexo edhe:

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh.

Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre. Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me  “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali  i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro.

Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave.

Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse:

– Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit.

Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative. Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative./MONITOR

Etiketa: AlbpetrolarbitrazhConstruzioni DondiCopri ActorsdetyrimeGBC Oil Company Ltdgjyqeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

10:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Tabaku: Përgjegjisia bie mbi qeverinë që nuk kontrolloi territorin

11:36 : 10/07/2025
AKTUALITET

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

20:46 : 09/07/2025
Para

Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari

TË GJITHA

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

11:24 : 11/07/2025

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

11:08 : 11/07/2025

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative

11:00 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com