• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Na braktisën”/ Palestinezi që punoi për BE në Gaza akuzon Brukselin pasi mbeti pa punë dhe pa strehë

10:57 : 09/07/2025
në BOTA

Një palestinez që ka punuar për Bashkimin Evropian për gati 20 vite në Gaza ka akuzuar Brukselin për “braktisje” dhe trajtim “të ftohtë çnjerëzor”, pasi mbeti pa punë dhe pa dokumente pas evakuimit nga lufta, raporton The Guardian.

Mohammed Baraka, ish-punonjës në Misionin e Ndihmës Kufitare të BE-së në Rafah, u evakuua drejt Kajros në nëntor 2023, por thotë se tani është në një gjendje të pashpresë pa të drejtë qëndrimi në Egjipt, pa të ardhura të qëndrueshme dhe pa asnjë mundësi kthimi në Gaza.

Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Baraka thotë se u pushua nga puna pa paralajmërim përmes e-mailit, duke u ndier i harruar nga institucionet për të cilat kishte punuar me përkushtim për afro dy dekada. “Nuk po kërkoj lëmoshë. Po kërkoj drejtësi”, shkruan ai në letrën e tij.

Sipas tij, gjatë evakuimit të nxituar vitin e kaluar, ai nuk arriti të marrë as dokumentet personale, çka e bën të pamundur aplikimin për leje qëndrimi apo udhëtimi drejt ndonjë vendi tjetër. Baraka thotë se ka frikë për të ardhmen e familjes së tij në Kajro, ku bashkëshortja e tij është rëndë e sëmurë dhe dy vajzat e mitura nuk kanë mundur të ndjekin shkollën për dy vite me radhë. “Nëse më ndodh gjë, lutem që dikush të kujdeset për vajzat e mia. Ato nuk kanë askënd tjetër”, thuhet në një tjetër mesazh të tij drejtuar një diplomati evropian.

Baraka është shprehur se nuk mund të kthehet në Gaza pasi shtëpia e tij është shkatërruar dhe mbi 100 anëtarë të familjes së gjerë janë vrarë gjatë konfliktit. Ai kishte vazhduar të punonte nga Egjipti në mbështetje të kalimit të ndihmave dhe stafit humanitar, por mbyllja e zyrës së BE-së në Gaza ka sjellë edhe fundin e kontratës së tij.

Lexo edhe:

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Duhen reforma! Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Një diplomat i BE-së, që ka ndërhyrë në emër të tij, ka kërkuar që autoritetet evropiane të bëjnë presion tek qeveria egjiptiane për t’i garantuar Barakës të drejtën e qëndrimit dhe punës. Nëse kjo nuk është e mundur, ai thotë se BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë për ta zhvendosur në Bruksel dhe për ta rikthyer në punë, të paktën përkohësisht.

BE-ja nga ana e saj ka sqaruar se ndërprerja e punësimit të Barakës është pasojë ligjore e mbylljes së zyrës në Gaza, siç ndodh edhe në misione të tjera. Një zëdhënës shtoi se atij i është ofruar një “paketë e plotë kompensimi dhe mbështetje sociale”, por BE-ja nuk ka kompetenca për të ndikuar në vendimet e shteteve të treta si Egjipti për çështjet e qëndrimit.

Përpjekja për ta transferuar Barakën në zyrën e misionit në Jeriko, në Bregun Perëndimor, është refuzuar nga autoritetet izraelite për arsye sigurie.

Megjithatë, Baraka ndjehet i zhgënjyer thellë. “E kam dashur BE-në. E kam ndier veten pjesë të saj. Por më pushuan me një e-mail, si të isha askushi”, thotë ai. “Shërbimi për BE-në më ka kushtuar shumë, familjen, sigurinë, shtëpinë. Tani nuk kam asgjë.”

Etiketa: BEbrukseliGazai pastrehepa pune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

18:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Duhen reforma! Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

13:08 : 09/07/2025
BOTA

E paprecedentë/ Delegacioni i diplomatëve europianë dëbohet nga Libia

09:00 : 09/07/2025
AKTUALITET

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

08:27 : 09/07/2025
BOTA

REL: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

08:08 : 09/07/2025
AKTUALITET

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025
Para

37-vjeçari në Durrës kapet “mat” duke kultivuar lëndë narkotike, arrestohet

TË GJITHA

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

22:13 : 09/07/2025

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

22:05 : 09/07/2025

“Për një kapak bidoni më nxiu”/ Nusja denoncon vjehrrën për dhunë: Më kërcënon

21:58 : 09/07/2025

U arrestua në aeroportin e Zyrihut, kërkohet paraburgim për Noizy-n

21:43 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com