• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë kthyer në rrezik botëror.

08:22 : 09/07/2025
në AKTUALITET, BOTA

Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol.

Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.

Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?

Sipas Interpolit  viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenonemi të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë mijëra vetë.

Qendrat e mashtrimit po rriten me shpejtësi edhe në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore – rajoni me rritjen më të shpejtë – dhe Amerikën Qendrore.

Lexo edhe:

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore

Viktimat shpesh joshen nga oferta të rreme pune dhe mbahen peng përmes mashtrimeve. Shumë prej tyre shantazhohen me borxhe, dhunohen, shfrytëzohen seksualisht dhe në disa raste torturohen ose përdhunohen.

Brenda këtyre qendrave ata detyrohen të ushtrojnë mashtrime online, kryesisht duke shenjestruar njerëzit jashtë vendit, me qëllimin për t’u vjedhur paratë.

Në vitin 2024, një operacion i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine.

Një grua duke pastruar korridorin e një qendre mashtrimesh online në Manila, Filipine, e cila u zbulua gjatë operacionit policor.
Në vitin 2024, operacioni i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine.Fotografi: Jam Sta Rosa/AFP

Në të njëjtin vit, policia zbërtheu një bazë trafikimi në Namibi, ku 88 të rinj detyroheshin me forcë që të mashtronin të tjerë.

Teknologjitë e reja po “furnizojnë” këtë tendencë të re të botës së krimit. Inteligjenca Artificiale po krijon reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhet me natyrë seksuale.

Cilat janë viktimat?

Interpol thotë se numri i atyre që bien pré e këtij rrjeti është rritur ndjeshëm. Nëse më parë viktimat e trafikimit ishin kryesisht njerëz që flisnin gjuhën kineze, dhe origjina e vendeve ishte Kina, Malajzia, Tajlanda apo Singapori, tani të trafikuarit vijnë edhe nga vende si Amerika Latine, Afrika Lindore dhe Europa Perëndimore.

“Lufta ndaj këtij rreziku botëror që po rritet shumë shpejt, kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtare” – tha shefi në detyrë i shërbimeve policore pranë Interpol, Cyril Gout.

Cilët janë trafikantët?

Sipas raportit, rreth 90% e trafikantëve janë nga Azia, dhe pjesa tjetër nga Amerika Latine dhe Afrika. Rreth 80% e tyre janë meshkujt, 61% prej të cilëve të moshës 20-39 vjeç.

Një person duke punuar në errësirë me kompjuter dhe duke dërguar viruse apo duke krijuar profile “deepfake”.
Teknologjitë e reja po e fuqizojnë botën e krimit: Inteligjenca Artificiale krijon p.sh. reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhe me natyrë seksuale.Fotografi: przemekklos/PantherMedia/IMAGO

Qendrat e mashtrimit online fillimisht ishin të përqendruara në Kamboxhia, ndërsa më vonë u zbuluan baza trafikimi edhe në Laos dhe Myanmar. Ditët e sotme, aktivitete të paligjshme të ngjashme janë identifikuar edhe në të paktën 4 shtete aziatike. Provat tregojnë se e njëjta skemë po përhapet në rajone të tjera si Afrika Perëndimore, ku krimi kibernetik financiar vepron rëndom.

Në gjetjet e Interpol paralajmërohet se përhapja e rrjeteve të tilla kriminale kërkojnë veprim urgjent dhe të koordinuar, në mënyrë që të ndërpritet itinerari i trafikimit dhe të ndihmohen viktimat.

Një tjetër risi e këtij trafiku, sipas Interpol, është ndërthurja e këtyre bazave me krimet të tjera madhore transnacionale, duke kërkuar kështu edhe një përgjigje të koordinuar në shkallë botërore.

Shtigjet e trafikimit të përdorura për qendrat e mashtrimit përdoren gjithashtu për trafik droge dhe armësh zjarri, duke vënë kështu në rrezik edhe botën e egër, veçanërisht për specie si tigri dhe pangolinët./DW

Etiketa: mashtrime onlinetrafik i qenieve njerezore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

10:14 : 23/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore

16:17 : 05/04/2025
AKTUALITET

Kujdes nga mesazhet “surprizë”/ Eksperti: Synojnë t’ju vjedhin të dhënat personale e bankare

12:19 : 21/09/2024
Para

Nga pronësia e TV te "drejtuesit politik" të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE "nxin" Shqipërinë për lirinë e medias

TË GJITHA

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

22:13 : 09/07/2025

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

22:05 : 09/07/2025

“Për një kapak bidoni më nxiu”/ Nusja denoncon vjehrrën për dhunë: Më kërcënon

21:58 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com