• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit skuqin lumin Fan

21:03 : 08/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nga degët më të rëndësishme të sistemit ujëmbledhës të veriut të Shqipërisë, lumi Fan, po shndërrohet në një rrjedhë toksike për shkak të ndotjes së shkaktuar nga fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz.

Fabrika është dhënë me koncesion që prej vitit 2001 dhe do të vazhdojë të operojë deri në vitin 2043, bazuar në kontratën koncesionare të lidhur me kompaninë Beralb Sh.a. Kjo shtesë kontrate i është bërë marrëveshjes fillestare të vitin 2017.

Pamjet filmike që solli emisioni Fiks Fare  tregojnë qartë se lumi, i cili është i pastër në pjesën e sipërme të rrjedhës dhe i turbullt në mënyrë drastike në pikën ku ujërat e fabrikës derdhen në të. Pas këtij momenti, ngjyra e ujit ndryshon në të kuqërremtë, një tregues alarmant i ndotjes me mbetje industriale.

Fabrika, e pezulluar në letër, por funksionale në terren

Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Mjedisit dhe Ujërave,  aktiviteti i fabrikës është pezulluar që në vitin 2023 për shkak të ndotjes së konstatuar. Megjithatë, kompania ka paditur vendimin në gjykatë dhe ka përfituar masën e sigurimit të padisë, duke vijuar aktivitetin deri në përfundim të procesit gjyqësor. Pra deri në përfundimin e procesit gjyqësor në lumin Fan do derdhen mbetjet e fabrikës.

“Fabrika është pezulluar, por me sigurim padie mund të punojë derisa të ketë një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë moment, ne nuk kemi më kompetenca për të ndërhyrë,” – thotë një nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit.

Lexo edhe:

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

Në përpjekje për të kontaktuar përfaqësues të fabrikës në terren, gazetarët e Fiksit  u përballëm me refuzim total. Rojet e sigurisë komunikuan me drejtuesit e kompanisë, të cilët refuzuan të takojnë gazetarë apo vizitorë. “Këta janë kriminelë, krokodilë”, – ishin fjalët e përdorura nga rojet, të cilët kërkuan largimin e gazetarëve nga territori i fabrikës.

Fiksi u interesua edhe pranë zyrave të IKMT-së rajonale në Shkodër, ku nuk u gjet askush. Drejtori aktual i Mjedisit dhe Ujërave për Shkodrën, i kontaktuar me telefon, tha se është në detyrë vetëm prej një muaji dhe nuk ka informacion nëse fabrika është inspektuar më parë. Ai theksoi se çështjen e ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë.

Ndërkohë që autoritetet përplasen me njëra-tjetrën dhe presin përfundimin e një procesi gjyqësor që mund të zgjasë me vite, lumi Fan vazhdon të ndotet përditë nga mbetje industriale të fabrikës së bakrit duke shkaktuar një ndotje mjedisore të paprecedentë.

Etiketa: fabrikaFushë-Arrëzikmtlumi Fan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

13:45 : 02/11/2025
AKTUALITET

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025
AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

09:37 : 04/10/2025
Para

Botërori i klubeve/ Marciniak arbitron gjysmëfinalen PSG-Real Madrid, polemika për polakun

TË GJITHA

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

16:57 : 13/11/2025

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi Muçllari: S’jam kriminel, mbrojta një kauzë

16:35 : 13/11/2025

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com