• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Ermal Beqirajt tenderin 7.6 MLN Euro të sistemit të Thesarit të Shtetit

12:09 : 08/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Dy biznesmenët Ermal Beqiraj dhe Gentian Lika janë kualifikuar për të fituar kontratën e Sistemit të ri të Thesarit të Shtetit. Ky është një ndërrim skeme i Linda Karçanajt, drejtoreshë e Agjencisë kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). I befasuar nga ky ndërrim lojtarësh në skemën e korrupsionit të AKSHI-t, Gerond Meçe po përpiqet ta bllokojë në KPP.

Ankesa e Meçes kundër Ermal Beqirajt

Pronari i ABS, që u “dogj” nga denoncimi publik i Arben Ahmetajt është mënjanuar me sa duket nga ky transaksion. Meçe është ortak me Armand Frangun, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama.

Kompania Advanced Business Solutions – ABS ka marrë 43 milionë euro tendera nga institucionet publike, shumicën me procedura sekrete, me oferta fituese sa fondi limit, kryesisht pa garë, me paracaktim etj.

Të gjithë këto elemente ngrenë dyshime të forta për një skemë të dyshuar korrupsioni me paratë publike.

Lexo edhe:

E-Albania në kolaps, ekonomistët në stres! Ku shkojnë miliardat e mirëmbajtjes?

Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

Janë mbi 800 transaksione që institucionet publike kanë bërë me kompaninë Advanced Business Solutions – ABS, duke i kaluar në llogari 43 milionë euro për shërbime si mirëmbajtje të aparateve dhe pajisjeve të zyrave, shërbime speciale, instalim të sistemit të kompjuterave etj.

“Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush tjetër e ka. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar” deklaroi Ahmetaj në një lidhje televizive nga arratia.

Pra, pasi u dogj si kartë, Rama nuk mund t’i japë Gerond Meçes tenderin e Thesarit të Shtetit, ku nuk i dihet çfarë ka në plan të bëjë.

Në këto kushte, Meçe ka kërkuar ndihmë nga Jonaid Myzyri, ish-kryetari i KPP. Por pikërisht ato ditë, Myzyrit ia hoqën nga duart çështjen sepse SPAK e shkarkoi.

“Kërkoj shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Advanced Business Solutions-ABS” SHPK & “Data Log” SHPK në procedurën e prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-34655-12-26-2024, me objekt: “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”, me fond limit 750,314,460 Leke pa TVSH ose 7,632,903 Euro pa TVSH zhvilluar me datë 8 maj 2025, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, citojmë ankesën.

Po ashtu kërkohet “Shfuqizimi i vendimit për kualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Communication Progress” SHPK e Gentian Likës dhe “H O R I Z O N” Shpk e Ermal Beqirajt”.

Ankesa është bërë më 19 qershor 2025 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Në kushtet, kur Myzyri nuk është më në KPP, duket e vështirë që të ndryshojë kursi, megjithatë një lloj zvarritje po i shkaktohet tenderit që ka nisur në dhjetor 2024.

Kush janë të përzgjedhurit e Linda Karçanajt

Në një raport të KLSH për AKSHI-n mësojmë se kompania “Horizon” merr paratë dhe nuk zbaton kontratën. konstatojmë se operatori ekonomik (HORIZON) shpk nuk e ka realizuar kontratën sipas parashikimeve. Për këtë arsye (duke qenë se vlera ekonomike e sistemit nuk është e ndarë sipas moduleve), AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës 11,735,160 lekë nga “H O R I Z O N shpk”, e cila në rastin që nuk i është mbajtur”

Sipas Kontrollit të Lartë Shtetit, AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës me vlerë 117 milionë lekë, e cila në rastin që nuk i është mbajtur përbën veprime në kundërshtim dhe të paguhej nga kompania “H O R I Z O N” shpk.

Kjo kompani ishte në bashkëpronësi të Enea Buzas me një kompani offshore në Qipro, “Comscope Limited”. Kjo kompani rezulton e përfaqësuar nga Maria Procopiu-Kyriakidou dhe si administrator i kompanisë “HORIZON” është VASILEIOS STACHOS. Vetëm në vitin 2022, kjo kompani ka fituar tendera me vlerë 930 milionë lekë ose 9 milionë dollarë nga AKSHI. Kompania më pas do t’i kalonte me letra Ermal Beqirajt.

Beqiri është njeri që zgjidh “punët e pista”. Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinjeri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.

Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën.

Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”.

Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për verifikimin e situatës, pranë Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit të Sigurisë në atë kohë, Spartak Braho, i shoqëruar nga eksperti Ermal Beqiri. Në atë kohë u mësua se Beqiri shërbente si këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ të këtij rasti, sipas dëshmive të bëra publike gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për “serverin e Tatimeve”, të zhvilluar në vitin 2016. Në fakt të dhënat e bizneseve u morën dhe u përdorën për qëllime private nga të tretët.

Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”, për të cilën ka pasur dyshime të mëhershme mediatike se e kontrollonte në hije, që kur ai ishte drejtor IT në Hipotekë dhe shoqëria fitonte tendera radhazi pranë atij institucionit.

Në Maj 2024, Ermal Beqiri bën blerjen e çuditshme: për 380 mijë euro merr të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon” që fitonte miliona euro.

Një tender tjetër me probleme të shkaktuara nga AKSHI është “e Kontroll, Sistemi i kontrollit të subjekteve që kanë kontratë me FSDKSH”, me vlerë 1.8 milionë dollarë i fituar nga kompania “Soft & Solutions” shpk në pronësi të Ermal Beqirit, për të cilin KLSH ka nxjerrë konkluzione.

“Nuk është bërë marrja në dorëzim për pikën 6.5 të propozimit teknik “Komunikimi me sistemet e tjera”. Nuk janë përmbushur kërkesat e raportimit, pika 6.4.1 e Propozimit teknik, në lidhje me raportimet brenda 2 javësh si dhe draft raporti përfundimtar.

Për sa më sipër mbajnë përgjegjësi specialistët e ngarkuar për ndjekjen e kontratës A.S dhe M.P, si dhe mos përmbushja e detyrimit kontraktor në lidhje me raportimin si dhe me Komunikimin me sistemet e tjera është përgjegjësi e OE, (Soft & Solutions).”

Kompania tjetër, “COMMUNICATION PROGRESS” është në pronësinë dhe administrimin e Gentian Likajt. KLSH e ka vënë në rreth edhe këtë kompani. Konkretisht u gjetën probleme në tenderin “Implementimi i platformës elektronike e-Transport për DPSHTRR”, i fituar nga kompania “Communication Progress”, në pronësi të Gentian Likajt dhe Enkeleid Zoraqit me vlerë 2.2 milionë dollarë.

Dyshimet janë se Ermal Beqiraj po merr pjesë sërish në në një punë të pistë të “Rilindjes”, këtë radhë në Thesarin e Shtetit. Çështja është shumë e rrezikshme, po të kihet parasysh se kompania është themeluar në Qipro dhe pronarët e vërtetë themelues mbetën anonimë./ Gijotina

Lexo edhe: 

“Soft&Solution e Ermal Beqirit “pushton” AKSH-in”, PD: SPAK të hetojë tenderat

Etiketa: Ermal BeqirajMirlinda Karcanajsistemthesaritneder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E-Albania në kolaps, ekonomistët në stres! Ku shkojnë miliardat e mirëmbajtjes?

18:59 : 02/07/2025
AKTUALITET

Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

11:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

20:00 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka

19:04 : 19/06/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: Zelensky prishi marrëveshjen minerale me SHBA-në

21:59 : 05/04/2025
Para

Lirohet Ervin Salianji

TË GJITHA

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

22:39 : 08/07/2025

Zyrtare/ Ardian Ismajli mbetet në Serie A, firmos kontratë dy vjeçare me Torinon

22:26 : 08/07/2025

A mund t’i japë votën Salianjit për Sekretar të Përgjithshëm? Ja çfarë thotë Luan Baçi

22:21 : 08/07/2025

Champions/ Shkëndija e Tetovës reziston në Uells, mbyllet pa gola sfida ndaj TNS

22:14 : 08/07/2025

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com