Teuta do i besojë stolin Enkeleid Dobit, me objektivin e vetëm, suksesin.
Dobi foli fjalët e para si trajneri i ri i durrsakëve teksa 50-vjeçari rikthehet në qytetin e lindjes pas 28 vitesh, këtë herë si trajner, pasi te “Djemtë e Detit” nisi karrierën si futbollist.
Me përvojë në Poloni, Dobi në vendin tonë njihet si ish-trajneri i Kukësit për 11 ndeshje.
“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtorin për këtë besim, është si të them kthim në shtëpi. Ndjehem i privilegjuar për ta rindërtuar dhe të kthejmë Teutën që presim të gjithë, në vendin që i takon. Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur, jemi në proces dhe shkopin e çudirave nuk e kemi brenda 2 muajve, jemi në të njëjtën linjë dhe drejtim, në teori jemi dakort dhe duhet ta hedhim në praktikë.













