• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga B.Hoxha

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Lexo edhe:

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

Peshkëpia po shuhet, nga 800 banorë kanë mbetur vetëm 30!

Gjithashtu Integrimi gradual me BE-në dhe marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit.

Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar. Kapitali i njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE. Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës. Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ MONITOR

Etiketa: arratisjabiznesiemigracionkapitalishpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Peshkëpia po shuhet, nga 800 banorë kanë mbetur vetëm 30!

13:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

08:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Qyteza drejt shpopullimit, Këlcyra e dorëzuar përballë rritjes së çmimeve

12:36 : 09/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet, politikat mbeten në letër

08:07 : 01/04/2026
AKTUALITET

Qeveria asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:19 : 31/03/2026
Para

Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për sot

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom