• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës

19:59 : 03/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Rinumërimi i 586 kutive të votimit në qarkun e Fierit, i kërkuar nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), u fokusua në përplasjen mes dy kandidateve të Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho, të cilave përkohësisht u ndryshoi e ardhmja e tyre në Kuvend për vetëm 10 vota.

Përtej këtij debati të fokusuar në rrjetet sociale dhe në media (disa nxitur nga klikimet, disa të tjerë nga qëllime të pastra politike), rinumërimi nxori në pah një problematikë më të thellë: zhvendosje votash në favor të kandidatëve të caktuar, praktikë kjo që ngre dyshime për shkelje të standardeve zgjedhore

Gjatë rinumërimit për qarkun Fier, u konstatua se zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, kandidat i PS-së në Fier, kishte përfituar padrejtësisht 831 vota.

Screenshot e rezultatit per kandidatte pas rinumerimit te kutive ne Fier

Në mënyrë të ngjashme, kandidati tjetër, Klevis Jahaj, drejtor i Ujësjellësit (në varësi të së njëjtës ministri) rezultoi se i ishin hequr 497 vota nga numërimi i parë. Një kandidateje të PD-së, Silva Hasajt, i ishin shtuar në mënyrë fiktive 671 vota gjate numërimit të parë.

screenshot e rezultatit per kandidatet e PD pas rinumerimit te kutive ne Fier

Çfarë ka ndodhur?
Në disa kuti votimi, rezulati i rinumërimit sjell diskutim nëse kemi të bëjmë thjesht për gabime njerëzore apo zhvendosje votash në mënyrë të qëllimshme.

Lexo edhe:

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

Psh, vetëm në katër kuti të rinumëruara, kandidatit të PS-së, Ceno Klosit i rezultojnë 85, 32, 29 dhe 22 vota të tepërta për secilën prej tyre. Ndryshe nga Tirana, ku anëtarë të KAS-it justifikuan lëvizjet e votave si pasojë e gabimeve njerëzore, në Fier situata paraqitet ndryshe.

KAS
Anëtari i KAS-it, Ledion Braho, një nga dy iniciatorët e kërkesës për rinumërim në Fier, deklaroi publikisht se pavarësisht vendimit që do të marrë KAS, ai do t’i përcjellë personalisht Prokurorisë së Fierit të gjithë tabelat dhe procesverbalet me rezultatet e ndryshuara. “Besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nisë hetimin për trafikimin e votave”, theksoi ai.

Faktoje.al ndërkohë është në pritje të një kërkese për informacion drejtuar SPAK rreth pyetjes se, a është bërë ndonjë denoncim për qarkun Fier dhe nëse jo, a ka nisur ky institucion hetime kryesisht?

Ekspertët
Drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, tha në një koment të shkurtër për Faktoje se qarku Fier konfirmoi paralajmërimin e hartës së riskut elektoral (përgatitur nga ISP) lidhur me shqetësimin për parregullsi dhe cenim të standardeve zgjedhore.

“Lëvizjet e mëdha të votave, shumëfish më të larta edhe sesa qarku Tiranë, duke favorizuar kandidatë me pozita të larta ekzekutive dhe lidhje të forta informale, janë tregues të cenimit të votës dhe bazë e mjaftueshme për hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese”– Afrim Krasniqi

“Lëvizjet e mëdha të votave, shumëfish më të larta edhe sesa qarku Tiranë, duke favorizuar kandidatë me pozita të larta ekzekutive dhe lidhje të forta informale, janë tregues të cenimit të votës dhe bazë e mjaftueshme për hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese. Gjithashtu paralelisht do të duhej që vetë subjektet politike përgjegjëse të kryenin hetime dhe të deklaronin qëndrimin e tyre, pasi këto akte janë të kundërshtim edhe me betimin dhe deklaratën solemne të depozituar në KQZ nga kryetarët e partive politike respektive dhe me retorikën mbi integritetin e votës të përdorur nga liderit politikë në fushatë”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, “tendenca për të justifikuar numëruesit dhe për të kthyer në normë trafikimin e votës gjatë numërimit është zhvillim shqetësues, praktikë e ndaluar shprehimisht nga legjislacioni zgjedhor, si dhe një akt minues për konceptin e zgjedhjeve, të demokracisë dhe legjitimitetit në përfaqësim”./ Faktoje.al

Etiketa: Fierintegritetinumerimrinumerimvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

11:50 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pazari i Roskovecit, Bardho dorëhiqet, Zegjineja futet në Kuvend

21:29 : 02/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve

19:33 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen

17:57 : 02/07/2025
Para

Zyrtare/ Milan forcon mesfushën, paguan 25 milionë euro për talentin italian

TË GJITHA

Vala e të nxehtit! 5 viktima në Itali nga temperaturat e larta

09:21 : 04/07/2025

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025

Elbasani 4 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

09:14 : 04/07/2025

Sërish kaos në Qafë Botë, pika kufitare mbyllet edhe sot

09:01 : 04/07/2025

PAMJET/ Tentativë vrasje dhe trafik droge, esktradohen nga Greqia dhe Franca 2 të arrestuar

08:51 : 04/07/2025

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

08:42 : 04/07/2025

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

08:41 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com