• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të përhapë islamin konservator. Këto ndërtesa fetare janë edhe pjesë të agjendës gjeopolitike të Erdoganit.

08:27 : 03/07/2025
në BOTA

Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë ​​për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik  në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu në Stamboll.

Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar xhaminë pas një periudhe ndërtimi prej rreth dhjetë vjetësh. Atje ai nënshkroi edhe një marrëveshje për bashkëpunim me Shqipërinë në bujqësi dhe arsim dhe dhuroi disa dronë të prodhuar në Turqi.

Për më tepër, Diyanet siguroi ndikim në bordin e xhamisë së re dhe u emërua një imam turk – gjë që shkaktoi pakënaqësi në shoqërinë shqiptare.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990 në Tiranë u ndërtua një katedrale katolike dhe një katedrale ortodokse, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2014. Pas tyre pasoi xhamia. Nën diktatorin Enver Hoxha Shqipëria e shpalli veten si vendi i parë ateist. Duke filluar nga viti 1967, fetë u ndaluan dhe të gjitha institucionet fetare u mbyllën.

Lexo edhe:

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Shqipëri, Tiranë 2024 | Flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë në xhaminë Namazgah
Xhamia NamazgahFotografi: Cem Iskender Ozbali/Anadolu/picture alliance

“Shembulli i Xhamisë së Namazgjasë tregon se si Turqia vepron si një fuqi rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe përpiqet të rrisë ndikimin e saj përmes ndërtimit të xhamive”, thotë Natalie Clayer, studiuese e çështjeve sociale në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales (EHESS) në Paris. Ndërtimi i xhamive, si një formë e fuqisë, është i ndërthurur ngushtë me interesat ekonomike, politike dhe ushtarake. “Megjithatë, aktorët vendas sigurisht që kanë njëfarë lirie veprimi dhe po e përdorin atë”, thotë Clayer.

Pala turke vazhdimisht i theksoi interesat e saj: Për dy vjet, nga viti 2017 deri në vitin 2019, punimet e ndërtimit në Xhaminë e Namazgjasë u pezulluan sepse Turqia kërkoi që Shqipëria të ekstradonte disa individë që dyshohet se ishin të lidhur me lëvizjen Gylen.

Pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016, Erdogan fajësoi lëvizjen e predikuesit, tani të ndjerë, Fethullah Gylen dhe persekutoi anëtarët e saj brenda dhe jashtë vendit. Punimet e ndërtimit rifilluan vetëm pas ekstradimit të të dyshuarve në Turqi.

Turqia ka zëvendësuar Arabinë Saudite

Edhe kur një xhami ndërtohet me financim të jashtëm, iniciativa zakonisht vjen nga komunitetet lokale, të cilat gjithashtu kontribuojnë një pjesë të kostove. Megjithatë, kur bëhet fjalë për ndërtesa fetare të mëdha në kryeqytete, interesat e aktorëve kombëtarë dhe të jashtëm zakonisht janë po ashtu në lojë, thotë Nathalie Clayer. “Imazhi i shtetit, nevojat e bashkësisë islame, vetëbesimi kombëtar dhe kërkesat ndaj feve të tjera – të gjithë këta faktorë luajnë një rol në ndërtimin e një vendi adhurimi dhe zgjedhjen e modeleve arkitekturore”.

Turqia është aktualisht lider në Ballkanin Perëndimor  në financimin e ndërtimit të xhamive. Ky nuk ishte rasti në vitet e para pas rënies së ish-Jugosllavisë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, rreth 600 xhami u shkatërruan plotësisht dhe qindra të tjera u dëmtuan gjatë luftës 1992-1995, siç shkruan eksperti Robin Cognée në studimin e tij mbi ndërtimin e xhamive në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqipëri, xhamia në Tiranë
Xhamia në ShqipëriFotografi: Sergio Delle Vedove/PantherMedia/IMAGO

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Arabia Saudite ishte fillimisht sponsori kryesor i rindërtimit të xhamive në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ngritjes së Erdoganit në pushtet në vitin 2002, Turqia zuri gjithnjë e më shumë vend qendror edhe në B-H.

Nacionalizmi në vend të islamit

Nga ana tjetër, Arabia Saudite është tërhequr gjithnjë e më shumë në kohën e princit Mohammed bin Salman. Projektet e xhamive të financuara nga Arabia Saudite janë dorëzuar në duar lokale.

Në “Vizioni 2030”, i cili përcakton përparësitë e politikës saudite deri në fund të dekadës, bin Salman i dha përparësi restaurimit të xhamive historike në vetë Arabinë Saudite dhe ruajtjes së trashëgimisë së saj kulturore.

“Islami vehabist është sot më pak i rëndësishëm në Arabinë Saudite sesa nacionalizmi”, thotë Kristin Smith Diwan i Institutit të Shteteve të Gjirit Arab në Uashington, D.C. Bin Salman të paktën zyrtarisht i ka thënë lamtumirë Islamit vehabist, të cilin Arabia Saudite e ka eksportuar prej kohësh: Ai e përshkroi atë si të vjetëruar në një fjalim televiziv në vitin 2021.

“Imperializmi infrastrukturor” i Erdoganit

Turqia e sheh veten si trashëgimtare të Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor dhe thekson pretendimin e saj për të qenë një fuqi rajonale. Kjo ka të bëjë me më shumë sesa thjesht politikën fetare  të qeverisë nën Partinë AKP të Erdoganit.

Ndërtimi i xhamive është vetëm një komponent i politikës turke të infrastrukturës – jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kaukaz, Azinë Qendrore, Afrikën e Veriut dhe Afrikën Sub-Sahariane, thotë Rebecca Bryant, profesoreshë e antropologjisë kulturore në Universitetin e Utrechtit. Ndërtimi i xhamive duhet të shihet në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

B-H, burra të mbledhur për lutjen në Sarajevë, pamje nga lart
Lutjet jashtë në SarajevëFotografi: Armin Durgut/PIXSELL/IMAGO

Qofshin linja hekurudhore, porte, hotele apo qendra tregtare: Investitorët turq po operojnë në një shkallë të gjerë nga Sarajeva në Bosnjë deri në Batumi në Gjeorgji, nga Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, deri në Qipron Veriore dhe Senegal.

Horizonti futurist i Astanës, për shembull, u realizua kryesisht nga kompanitë turke të ndërtimit, thotë Bryant. Shumë tendera iu dhanë firmave të ndërtimit me lidhje të drejtpërdrejta me Erdoganin. Bryant e quan këtë formë të ndikimit politik “imperializëm të infrastrukturës”.

Megaprojektet si kompleksi që përfshin pallatin presidencial, ndërtesën e parlamentit, hotelet e mëdha dhe një xhami (kjo e fundit nuk ishte përfunduar ende në kohën e inaugurimit), të cilën Erdogan e përuroi në maj 2024 në pjesën e kontrolluar nga turqit të Nikozisë, Qipro Veriore, pas pesë vitesh ndërtimi, janë “vende gjeopolitike ku Turqia shpreh vizionin e saj për të ardhmen”.

Erdogani mbështetet në ngjashmëritë etnike, fetare ose historike dhe përdor retorikën e “vëllazërisë” dhe një “fati të përbashkët” që lidh Turqinë me këto vende. Projektet kanë për qëllim të sinjalizojnë: “Ne jemi e ardhmja. Ne jemi më modernë se Perëndimi”, shpjegon antropologu kulturor Bryant. Kështu, ndërtimi i xhamive është një gur themeli i një vizioni turk për të ardhmen, në të cilin Perëndimi nuk është më pika përfundimtare e progresit./DW

Etiketa: ballkani perendimorpolitika turkeXhami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025
AKTUALITET

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025
BOTA

Trump zgjat me një vit tjetër gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

16:06 : 24/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

19:38 : 03/06/2025
Para

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

TË GJITHA

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

22:29 : 03/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

22:20 : 03/07/2025

Flamurtari kompleton stafin teknik, ish-i i Portos prezantohet te vlonjatët

22:19 : 03/07/2025

Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kukësin, mesfushori shkodran firmos me Besën

22:09 : 03/07/2025

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi

22:02 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com