• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit

15:50 : 01/07/2025
në BOTA

Valët e të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta në të ardhmen, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, ka deklaruar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Paralajmërimi vjen në një kohë kur pjesë të mëdha të Evropës po përjetojnë temperatura përvëluese në kulmin e verës.

“Si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, vala e të nxehtit po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe më intensive. Është diçka me të cilën do të na duhet të mësojmë të jetojmë. Çfarë mund të presim në të ardhmen? Më shumë nga e njëjta, ndoshta edhe më keq”, përfundoi Nullis.

Zëdhënësja e WMO-së, Clare Nullis, deklaroi në një konferencë për shtyp në Gjenevë se korriku është zakonisht muaji më i nxehtë në hemisferën veriore, por episodet e valëve ekstreme të të nxehtit që po ndodhin kaq herët në verë janë të jashtëzakonshme edhe pse jo të paprecedenta.

“Vapa ekstreme shpesh cilësohet si vrasësi i heshtur, pasi numri i viktimave është zakonisht i nënvlerësuar në statistikat zyrtare, krahasuar me, për shembull, një ciklon tropikal. Është e rëndësishme të theksojmë se çdo vdekje nga nxehtësia është e shmangshme: kemi dijet, kemi mjetet dhe mund të shpëtojmë jetë”, u shpreh Nullis.

Sipas saj, Evropa Perëndimore po ndikohet nga një sistem i fuqishëm presioni të lartë, i cili po mban ajrin e nxehtë të ardhur nga Afrika e Veriut mbi rajon.

Lexo edhe:

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

Një faktor tjetër që po përforcon valën e të nxehtit është temperatura e lartë e detit Mesdhe.

“Po përballemi me një valë të nxehti detare të jashtëzakonshme, e cila ndikon drejtpërdrejt edhe në temperaturat mbi tokë”, tha Nullis.

Gjithashtu, ajo theksoi se efekti i “ishullit urban të nxehtësisë” e përkeqëson situatën në qytete, ku mungesa e gjelbërimit dhe sipërfaqet prej betoni e përthithin dhe e reflektojnë nxehtësinë.

Etiketa: europai nxehtiOKBtemperaturat

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
Para

Rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze, miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash

TË GJITHA

Skandali i arrestimit të avokatit/ Prokuroria e Elbasanit manipulon provat, ja audio e plotë

11:54 : 19/10/2025

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025

E rëndë në Lushnje! 38-vjeçari gjendet i vetëvarur në një banesë të pabanuar

11:30 : 19/10/2025

10 kg kanabis dhe armë pa leje, arrestohen 2 persona në aksin Nikël–Fushë Krujë

11:28 : 19/10/2025

Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

10:59 : 19/10/2025

E rëndë në Korçë, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t i pallatit

10:34 : 19/10/2025

Shpërdoruan detyrën në 7 prokurorime në Ministrinë e Bujqësisë, në gjyq 20 zyrtarë

10:26 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com