• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

Në kongresin e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u kërkua edhe ndalimi i AfD-së. Kreu i partisë Klingbeil foli për një "detyrë historike".

10:04 : 30/06/2025
në BOTA

Në fund të kongresit të Partisë Socialdemokrate, SPD, u diskutua dhe u kërkua ndalimi i partisë Alternativa për Gjermani, AfD-së. Në një votim, delegatët shprehën mbështetje për përgatitjet e domosdoshme, që të fillojë procesi i ndalimit të AfD. Kreu i partisë Klingbeil foli për një “detyrë historike”.

Në kongresin e mbajtur në Berlin, SPD shprehu qartë mbështetjen e saj për përgatitjen e procedurave për ndalimin e AfD-së. Delegatët miratuan një mocion nga komiteti ekzekutiv i partisë që bënte thirrje për krijimin e një grupi pune në nivelin federal për të mbledhur prova për jokushtetutshmërinë e saj.

Nëse gjenden prova të mjaftueshme, SPD do të shtyjë përpara një kërkesë ndalimi në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë debatit të mëparshëm, kreu i SPD-së Lars Klingbeil, ka mbështetur fuqimisht luftimin e AfD-së me mjete ligjore.

Gjermani, drejtuesit e SPD Klingbeil dhe Bas
Drejtuesit e SPD, Klingbeil dhe BasFotografi: dts Nachrichtenagentur/IMAGO

“Është detyra jonë historike t’i nxjerrim ata përsëri nga parlamentet”, tha ai. “Bazuar në përvojën historike, ne kemi një Kushtetutë që ofron mjetet e nevojshme”, tha Klingbeil,  duke iu referuar një procedure ndalimi.

Lexo edhe:

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

Mungesa e unitetit në koalicion

“Është detyra jonë demokratike të përdorim këto instrumente për të mbrojtur kushtetutën”, tha Klingbeil. Vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është i rëndësishëm për mosmarrëveshjet që lidhet me këtë proces eventual.

“Nëse ata thonë: ‘Kjo është një parti ekstremiste e krahut të djathtë’, atëherë nuk duhet të ketë më manovra,” kërkoi Klingbeil. Ai akuzoi CDU-në për manovra dhe deklarata të paqarta nga disa politikanë të saj. Sipas tij, është e nevojshme të përgatitemi seriozisht për procedurat e ndalimit.

Thirrjet për fillimin e procedurave të ndalimit kundër AfD-së janë bërë kohët e fundit më të zëshme. AfD aktualisht po padit Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës kundër klasifikimit të saj si ekstremiste e krahut të djathtë.

Olaf Scholz flet në Kongresin e SPD me duart ngritur, pas ti një monitor
Olaf Scholz u përshëndet nga kreu i partisëFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Brenda koalicionit nuk ka marrëveshje në lidhje me procedurat e ndalimit të AfD-së. CDU e hedh poshtë këtë qasje dhe synon të luftojë politikisht AfD-në. Sidomos në Gjermaninë lindore, ku baza e votuesve të AfD-së është veçanërisht e lartë, një ndalim shihet në mënyrë kritike.

Pengesat e larta

Pengesat për ndalimin e një partie politike janë shumë të larta. Pas vendimit të SPD-së, një grup pune ndërpartiak tani do të mbledhë së pari materiale për të vërtetuar jokushtetutshmërinë e AfD-së.

Udhëheqja e partisë ka deklaruar tashmë se është e bindur se kjo do të ketë sukses. Pas kësaj, një procedurë ndalimi do të jetë e detyrueshme. Ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë në Gjermani.

Qeveria, Bundestagu ose Bundesrati mund të iniciojnë procedura para Gjykatës Kushtetuese. Duhet të provohet se një parti me ndikim po vepron në mënyrë agresive dhe militante kundër rendit themelor demokratik. Raporti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës vetëm për AfD-në nuk konsiderohet provë e mjaftueshme.

Lars Klingbeil fitoi vetëm 65% të votave, duke folur para delegatëve në Kongres
Lars Klingbeil fitoi vetëm 65% të votaveFotografi: dts Nachrichtenagentur/IMAGO

Krerët e SPD

Më parë në kongres janë debatuar edhe shumë çështje të tjera që kanë lidhje me qeverisjen e ardhshme të vendit. Ish-kancelari Olaf Scholz është përshëndetur me nderimet më të larta partiake, sikur edhe ish-kryetarja e SPD Saskia Esken. Të dy ata largohen nga funksionet drejtuese të partisë.

Ndërsa drejtues të partisë janë zgjedhur Lars Klingbeil (me vetëm 65% të votave) dhe Bärbel Bas (me një shumicë të jashtëzakonshme prej 95% të votave të delegatëve). Ata të dy tani duhet të rikthejnë partinë në binarët e suksesit, sepse në zgjedhjet e kaluara SPD pati shënuar rezultat shumë të dobët.

Etiketa: afDGjermaniSPD

Lajme të lidhura

BOTA

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

10:38 : 30/06/2025
RAJONI

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

08:57 : 30/06/2025
BOTA

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

08:43 : 30/06/2025
BOTA

Paga minimale rritet ndjeshëm në Gjermani

18:10 : 27/06/2025
BOTA

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025
BOTA

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

18:48 : 26/06/2025
Para

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

TË GJITHA

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

21:32 : 30/06/2025

Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim

21:16 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com