• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës vendosi të veprojë për aferën e mikrokredive duke sekuestruar dy kompanitë në qendër të skandalit.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Microcredit Albania dhe Final kaluan nën administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Por skandali i mikrokredive tashmë është shndërruar në kaosin e mikrokredive. Dokumentat zyrtarë tregojnë se në më pak se 1 vit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka ndryshuar 4 administratorë për secilën kompani. Sipas dokumentave, fillimisht Risena Xhaja emëroi si adminsitratore Dorina Janon.

Një muaj më vonë zonja Jano u shkarkua duke u zëvendësuar nga Indrit Karaj. Ky i fundit, qendroi deri në janar në këtë detyrë duke u zëvendësuar me Nikolin Ballin. Ndërsa dy javë më parë edhe Nikolin Balli u shkarkua për t’ia lënë vendin Ismet Goranit.

Tashmë Ismet Gorani është administratori që administron të dy shoqëritë, si Final ashtu dhe MCA. Por fakti që çdo administrator qëndron më pak se 3 muaj në detyrë, ngre pikëpyetje të mëdha, se si po administrohen dy kompanitë në qendër të skandalit të mikrokredive nga shteti.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara është një institucion me kapacitete dhe staf modest. Por për shkak të rritjes së sekuestrove nga SPAK, tashmë kjo agjenci duhet të menaxhojë kompani inceneratorësh, kompani ndërtimi, kompani financiare e madje edhe protfol kriptomonedhash.

Në rastin e mikrokredive situata duket totalisht kaotike. Fillimisht Banka e Shqipërisë hodhi idenë që kreditë e MCA dhe Final të riktheheshin nga bankat që ishin dhënë. Por bankat nuk e pranuan duke deklaruar se këto ishin asete që ato i kishin shitur një herë.

Më tej Banka hodhi edhe idenë e caktimit të një likuidatori nga ajo që do të çonte të dy kompanitë në likujdim të kontrolluar. Por edhe ky variant u rrëzua dhe administratori iu besua agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Tashmë Agjencia është vet në situatë paligjshmëri. Kjo pasi si MCA ashtu dhe Final janë pa liçencë për të ushtruar aktivitet në mbledhjen e detyrimeve, pasi liçenca e tyre u hoq nga Banka e Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj, Agjencia po mbledh kreditë e qytetarëve, në një kohë që shumë nga kreditë të dhëna nga MCA dhe Final nuk janë të regjistruara në regjistrin e kredive, ndërsa dosjet përmbarimore thjesht nuk ekzistojnë.

Teksa çështja e mikrokredive tashmë ka kaluar në SPAK, kaosi vazhdon dhe mijëra qytetarë të mashtruar nuk e dinë se si do të shkojë fati i tyre. Kjo pasi, qeveria nuk e pa të arsyeshme, që të gjente një zgjidhje ligjore, duke bërë nul të paktën kreditë e dhëna në mashtrim nga MCA dhe Final./ Kapital.al

Etiketa: finalMCAmikrokredimikrokreditëRisena Xhajasekuestrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

13:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

10:08 : 02/06/2025
AKTUALITET

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

21:18 : 30/05/2025
Para

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

TË GJITHA

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

08:43 : 30/06/2025

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezi

08:42 : 30/06/2025

Gaza/ Të paktën 35 të vdekur nga sulmet izraelite

08:33 : 30/06/2025

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025

28 mijë nxënës të klasave të nënta do të testohen sot në Gjuhën e Huaj

08:27 : 30/06/2025

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri: Çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

08:18 : 30/06/2025

Përvëlohet Evropa/ Temperatura deri në 46 gradë! Alarm i kuq në disa shtete

08:16 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com