• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka mbajtur një fjalim në PACE në Strasburg, nga ku foli për situatën politike në vendin tonë.

Në fjalimin e saj, Vokshi ngriti shqetësimin për kriminalitetin e shtuar në vendin tonë.

Sipas Vokshit, Shqipëria është strehë për pastrimin e parave të drogës.

Deklarata e plotë:

Ajo që mund të duket si një çështje shqiptare, në të vërtetë është një kërcënim për sigurinë evropiane. Hetime të fundit nga Radio France dhe gazeta gjermane Die Zeit konfirmojnë atë që shumë shqiptarë e shohin çdo ditë me sytë e tyre: Shqipëria është kthyer në një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, duke i shërbyer rrjeteve ndërkombëtare të trafikut, të cilat veprojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian. Një nga mediat më të mëdha amerikane, Fox News, vetëm dy ditë më parë e quajti kryeministrin shqiptar “Ramaduro”.

Lexo edhe:

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

Ka një shqetësim në rritje. Grupet kriminale nuk e kanë më të vështirë të legjitimojnë fitimet e tyre. Shqipëria ua zgjidh këtë problem, duke ofruar një mënyrë të lehtë për të pastruar dhe ricikluar pasuritë e paligjshme përmes projekteve të ndërtimit me vlera prej miliarda eurosh.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me korrupsionin. Ka të bëjë me kapjen totale të shtetit shqiptar nga interesat kriminale.

Lejet e ndërtimit nuk jepen mbi bazë merite apo tregu, por si shpërblime politike, shpesh për subjekte që nuk kanë as kapitalin minimal të nevojshëm. Në shumicën e rasteve, aktorët e vërtetë pas këtyre projekteve janë rrjete kriminale. Dhe personi që i autorizon lejet është vetë Kryeministri. Po të vini sot në Tiranë, është e mbushur me kulla të larta, shumë të tjera janë në ndërtim, e të tjera kanë marrë leje. Çdo vit miliarda euro në ndërtim. Por mbi 40% e apartamenteve në këto ndërtesa janë bosh. Në Tiranë, çmimi për metër katror ka kaluar shumë qytete të BE-së: 3.000, 5.000, tashmë gjenden edhe me 10.000 euro për metër katror. Unë nuk mund t’i përballoj këto apartamente. Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë. Nëse marr një kredi, do më duhen 50 deri në 100 vite për ta shlyer. Atëherë, kush i blen?

Ajo që dikur BE-ja e ndaloi si një amnisti fiskale formale, sot duket se po zbatohet në heshtje: një pakt i fshehtë mes politikës dhe krimit të organizuar.

Siç shkruan Die Zeit, edhe arkitektët ndërkombëtarë të ftuar nga kryeministri Rama kanë shprehur shqetësimin se kush do t’i blejë këto kulla dhe nëse ata po shërbejnë në fakt për të legjitimuar pastrimin e parave.

Të nderuar kolegë, Pse e ngre këtë shqetësim? Sepse nuk është vetëm çështje e Shqipërisë.

Kjo nuk po shkatërron vetëm ekonominë shqiptare, por po minon integritetin financiar evropian. Kur këto fonde kriminale pastrohen në Shqipëri, ato hyjnë sërish në BE, duke shtrembëruar tregjet dhe duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë kontinentin tonë.

Ndërkohë, popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike, popullsia po plaket.

Një qeveri e kontrolluar nga interesat e trafikut nuk mund të garantojë as demokraci, as stabilitet. Këto interesa do të prodhojnë shumë shpejt përplasje, pandëshkueshmëri dhe destabilizim rajonal.

Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje dhe Këshillit të Evropës të veprojnë pa vonesë:
• Të hetojnë origjinën e kapitalit në bumin e ndërtimit në Shqipëri.
• Të shqyrtojnë lidhjet politike-kriminale në nivelet më të larta të qeverisë.
• Dhe të mbështesin rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Sa më gjatë të heshtim, aq më i madh do të jetë dëmi — jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vlerat që pretendojmë të mbrojmë në të gjithë Evropën dhe komunitetin transatlantik.

Etiketa: ShqiperiaStrasburgvokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

21:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

A rrezikon Shqipëria nga rrezatimi i sulmeve bërthamore në Lindjen e Mesme? Flet eksperti i ISHP

19:40 : 23/06/2025
Para

U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier/ EMRAT

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com